Emisari i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajcak, sot do të qëndrojë për vizitë në Kosovë e ku do të takohet me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurtin.
Lajmi është konfirmuar nga Zyra për Media e Kryeministrisë, duke treguar se takimi Kurti-Lajçak do të mbahet në orën 14:00.
“Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, pret në takim Përfaqësuesin e Posaçëm të Bashkimit Evropian për Dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajčák”, thuhet në njoftim. /Kosovatimes/