By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
My BlogMy Blog
Notification Show More
Latest News
Fuqia vendimmarrëse dhe pavarësia, ëndrra e realizuar e Hana Qerimit
December 3, 2023
Kryetari i bashkisë së Kievit Vitaliy Klitschko mbështeti komandantin e përgjithshëm të Forcave të Armatosura
December 3, 2023
Ka vdekur fotografi i njohur Elliott Erwitt, i cili ka fotografuar Hrushovin, Kastron dhe Marilyn Monroe, i cili ka krijuar imazhe ironike të personazheve kryesore të shekullit të 20-të
December 3, 2023
Paralajmërimi dramaik i Macron: “Shkatërrimi i plotë i Hamasit mund të thotë më shumë…”
December 3, 2023
Jeta në burgun polar rus “Polar Owl” – zona më veriore për të burgosurit e përjetshëm
December 3, 2023
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Xi Jinping fiton edhe një mandat, promovon aleatët në pozita udhëheqëse
Share
Aa
My BlogMy Blog
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
My Blog > Blog > Ballina 2 > Xi Jinping fiton edhe një mandat, promovon aleatët në pozita udhëheqëse
Ballina 2Rajon / Botë

Xi Jinping fiton edhe një mandat, promovon aleatët në pozita udhëheqëse

Kosova Times
Last updated: 2022/10/23 at 9:45 AM
Kosova Times Published October 23, 2022
Share
SHARE

Presidenti i Kinës, Xi Jinping, ka promovuar aleatët e tij më të ngushtë në trupin udhëheqës të Partisë Komuniste.

Ai konsolidoi edhe më shumë pushtetin, pasi më 23 tetor mori mandatin e tretë presidencial.

Xi emëroi në Komitetin e Përhershëm të Byrosë Politike katër aleatë të tij – përfshirë edhe dy ish-sekretarët e tij – të cilët mbështesin vizionin e tij për kontroll më të fortë mbi shoqërinë dhe ekonominë.

Shefi aktual i Partisë në Shangai, Li Qiang, pritet të marrë postin e kryeministrit nga Li Keqiang, i cili do të pensionohet vitin e ardhshëm. Li Qiang shihet si person i afërt me Xi, pasi të dy kanë punuar së bashku në provincën Zhejiang në fillim të viteve 2000.

Po ashtu ndihmësi Ding Xuexiang, shefi i Partisë në Guangdong Li Xi, dhe shefi i Partisë në Pekin Cai Qi, gjithashtu janë emëruar në trupin kryesor të partisë.

Sipas disa komentuesve, këto emërime janë bërë më shumë në bazë të besnikërisë ndaj liderit kinez sesa në bazë të aftësive.

Asnjëri nga anëtarët e Komitetit të Përhershëm nuk është grua apo pjesëtar i ndonjë minoriteti etnik.

Ndryshimet në Komitetin e Përhershëm prej shtatë anëtarësh vijnë pasi kongresi partiak mbajti punimet.

Xi, që mori pushtetin më 2012, fitoi mandatin e tretë pesëvjeçar si sekretar i përgjithshëm. Me marrjen e këtij mandati të tretë, ai theu traditën e shërbimit vetëm për dy mandate.

Disa presin që Xi, 69 vjeç, të tentojë të qëndrojë në pushtet përjetë.

You Might Also Like

Kryetari i bashkisë së Kievit Vitaliy Klitschko mbështeti komandantin e përgjithshëm të Forcave të Armatosura

Ka vdekur fotografi i njohur Elliott Erwitt, i cili ka fotografuar Hrushovin, Kastron dhe Marilyn Monroe, i cili ka krijuar imazhe ironike të personazheve kryesore të shekullit të 20-të

Paralajmërimi dramaik i Macron: “Shkatërrimi i plotë i Hamasit mund të thotë më shumë…”

Jeta në burgun polar rus “Polar Owl” – zona më veriore për të burgosurit e përjetshëm

Analiza e Andrei Kolesnikov për zgjedhjet ruse të 2024-ës

Kosova Times October 23, 2022
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?