By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Horoskopi ditor për 1 nëntor
November 1, 2025
Shqipëria shpall ditë zie kombëtare për ndarjen nga jeta të Fatos Nanos
October 31, 2025
Ukraina ka identifikuar rusët përgjegjës për rrëmbimin e 339 fëmijëve
October 31, 2025
Bullgaria kufizon eksportet e naftës pas sanksioneve të SHBA-së ndaj gjigantëve rusë të gazit
October 31, 2025
Kurti: Nano do mbetet në historinë politike të Shqipërisë dhe Kosovës
October 31, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: “Bombat ndotëse” mbjellin frikë dhe panik, shkaktojnë pak vdekje
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Ballina 2 > “Bombat ndotëse” mbjellin frikë dhe panik, shkaktojnë pak vdekje
Ballina 2Rajon / Botë

“Bombat ndotëse” mbjellin frikë dhe panik, shkaktojnë pak vdekje

Kosova Times
Last updated: 2022/10/25 at 5:57 PM
Kosova Times Published October 25, 2022
Share
SHARE

AP

Ka pasur frikë edhe më herët se “bombat ndotëse” mund të përdoren si armë e mundshme nga terroristët, sepse objektivi i tyre kryesor është të mbjellin panik, konfuzion dhe ankth duke hedhur pluhur radioaktiv dhe tym në atmosferë.

Një “bombë ndotëse” ose një pajisje për shpërndarje radiologjike është një armë spekulative radiologjike që kombinon materialin radioaktiv me eksplozivët konvencionalë.

Kremlini pretendon se Ukraina po përgatitet të shpërthejë një “bombë ndotëse” në mënyrë që të fajësojë Rusinë dhe të nxisë përshkallëzimin e luftës që ka hyrë në muajin e nëntë.

Vendet perëndimore e kanë hedhur poshtë këtë pretendim si “të rremë”.

Megjithëkëtë, Agjencia Ndërkombëtare për Energji Bërthamore (ANEB) po përgatitet të dërgojë inspektorë në dy ndërtesa bërthamore ukrainase me kërkesë të Ukrainës, pas pretendimeve ruse.

Edhe pse asnjë sulm me “bombë ndotëse” nuk është regjistruar ndonjëherë, dy përpjekje të dështuara për të shpërthyer një pajisje të tillë u raportuan në provincën jugore ruse të Çeçenisë më shumë se dy dekada më parë.

Ja një vështrim se çfarë kuptojnë ekspertët me shprehjen “bombë ndotëse”:

Si funksionon një “bombë ndotëse”?

Të njohura teknikisht si pajisje të shpërndarjes radiologjike, “bombat ndotëse” janë armë relativisht primitive dhe të pasakta. Është shumë më lehtë dhe më lirë për t’i ndërtuar ato, se sa një pajisje bërthamore, dhe gjithashtu janë shumë më pak të rrezikshme.

“Bombat ndotëse” përdorin eksplozivë konvencionalë, si dinamit, të vendosur krahas materialit radioaktiv, i cili më pas hidhet jashtë nga forca e shpërthimit. Sasia e materialit radioaktiv të shpërndarë, edhe pse e rrezikshme, nuk është domosdoshmërisht vdekjeprurëse.

Materiali i përdorur në bombë mund të merret nga burime radioaktive të përdorura në mjekësi dhe industri.

Çfarë dëmtimi mund të shkaktojë një “bombë ndotëse”?

Numri i viktimave dhe shkalla e dëmtimit nga një “bombë ndotëse” varet nga shumë variabla.

Një faktor kyç është sasia dhe lloji i eksplozivëve konvencionalë që përdoren, të cilët përcaktojnë madhësinë e shpërthimit.

Sasia dhe lloji i materialeve radioaktive të lëshuara janë faktorë të tjerë, siç janë kushtet e motit – veçanërisht era – në kohën e shpërthimit. Një zonë potencialisht e gjerë mund të kontaminohet.

Shumica e “bombave ndotëse” nuk do të nxjerrin rrezatim të mjaftueshëm për të shkaktuar vdekje apo edhe sëmundje të rënda.

Nivelet e ulëta të ekspozimit ndaj rrezatimit zakonisht nuk shkaktojnë asnjë simptomë. Njerëzit mund të mos e dinë nëse i janë ekspozuar sepse rrezatimi nuk mund të shihet, nuhatet apo shijohet.

Sa e rrezikshme është një “bombë ndotëse”?

Një “bombë ndotëse” mund të shkaktojë një numër të kufizuar vdekjesh. Ndikimi i saj kryesor është psikologjik, prandaj pajisje të tilla shpesh quhen “armë të përçarjes në masë”.

Pluhuri radioaktiv dhe tymi mund të përhapen larg dhe janë të rrezikshëm nëse thithen pranë epiqendrës së shpërthimit. Por, ndërsa materiali radioaktiv përhapet nëpër atmosferë, ai bëhet më pak i përqendruar dhe më pak i dëmshëm.

Faktorët kryesorë në ekspozimin ndaj rrezatimit janë lloji i rrezatimit, sa kohë dikush është i ekspozuar ndaj tij dhe nëse rrezatimi është absorbuar përmes lëkurës, është thithur apo konsumuar përmes gojës.

Për zbulimin e rrezatimit nevojiten pajisje të specializuara. Shtëpitë, bizneset dhe shërbimet publike të kontaminuara kanë nevojë për pastrim të thellë që kushton shtrenjtë.

You Might Also Like

Ukraina ka identifikuar rusët përgjegjës për rrëmbimin e 339 fëmijëve

Bullgaria kufizon eksportet e naftës pas sanksioneve të SHBA-së ndaj gjigantëve rusë të gazit

Venezuela ka kërkuar ndihmë ushtarake nga Moska, Pekini dhe Teherani

Shikoni pritjen spektakolare të studentëve në Novi Sad: Fishekzjarre dhe brohoritje me “Pumpaj!”

Pentagoni aprovon furnizimin e Ukrainës me Tomahawk, vendimi te Trump-i

Kosova Times October 25, 2022
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Rajon / Botë

Suedia fillon të heqë shtetësinë e armiqve të shtetit

Kosova Times Kosova Times January 16, 2025
Krasniqi pas vrasjes së policit: Sulm direkt kundër Kosovës – të gjithë ta dënojnë fuqishëm
Marrëveshja në Bruksel, reagon Komisioni Qeveritar për Persona të Zhdukur
Vdekja e nxënësit të shkollës “Ismail Qemali”, Lushaku-Sadriu: Nesër kryeqyteti në zi
Quo Vadis Shqipëri&Kosovë?
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?