By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Dimiq: Urime Kryeministrit Albin Kurti
December 31, 2025
Arrestohet një i dyshuar i kërkuar me urdhërarrest ndërkombëtar
December 31, 2025
Osmani: Viti 2025 ishte sfidues, 2026 të jetë i bashkëpunimit
December 31, 2025
Abdixhiku: Rezultati i zgjedhjeve nuk ishte ai që synova
December 31, 2025
Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë uron Vitin e Ri
December 31, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Nagavci për shkarkimin e rektorit: Nuk ndërhyjmë në autonominë e Universitetit
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > Nagavci për shkarkimin e rektorit: Nuk ndërhyjmë në autonominë e Universitetit
Lajme

Nagavci për shkarkimin e rektorit: Nuk ndërhyjmë në autonominë e Universitetit

Kosova Times
Last updated: 2022/10/27 at 1:00 PM
Kosova Times Published October 27, 2022
Share
SHARE

Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci, deklaroi të enjten se Ministria e Qeveria nuk ndërhyjnë në autonominë e Universitetit të Prishtinës, teksa komentoi shkarkimin e rektorit Naser Sahiti.

Ngavaci tha se është dëshmuar se në emërimin e ish-sekretarit kishte shkelje ligjore, prandaj edhe tha se është i rëndësishëm vendimi i Këshillit.
“Nuk kam pasur rast ta shohë çfarë ka deklaruar ish-rektori. Shpresoj dhe besoj që nuk ka thënë ndonjë gjë, sepse nuk ka çfarë të thotë konkretisht. Kemi pasur një bashkëpunim për më shumë se një vit e gjysmë dhe jemi munduar që të adresojmë çështjet që janë të rëndësishme për UP-në. Për më shumë, unë dhe as Ministria e Qeveria nuk ndërhyjmë në autonominë e Universitetit”, tha ajo.

Nagavci tutje theksoi se gjetjet që i ka adresuar Këshilli Drejtues i UP-së janë në interes të publikut, në mënyrë që sipas saj të adresohen problemet të cilat kanë ekzistuar aty, dhe nevojat për avancimin e cilësisë në arsimin e lartë.

Më tej, ministrja përmendi edhe anëtarin e Këshillit që po akuzohet për plagjiaturë, Selim Bezerajn, të cilit sipas saj, emri i është lakuar pa të drejtë, derisa shtoi se i njëjti ka marrë më së shumti vota nga anëtarët e Këshillit.

Ajo tha se është momenti i fundit që duhet të kujdesen për cilësinë në arsimin e lartë.

“Selim Bezeraj përpara se të jetë anëtar i Këshillit Drejtues është profesor. Shqetësimi për ne duhet të jetë se ai është çdo ditë me studentë, është hipokrizi që për një person që është folur për më shumë se katër vjet, për të cilin nuk është ndërmarrë asgjë, as nga Universiteti e as nga ish-rektori. Në momentin kur janë mbajtur zgjedhjet për anëtarët e Këshillit Drejtues edhe atëherë pa të drejtë u lakua emri im e që u vërtetua se ka qenë gabim sepse nuk kemi ndërhyrë as atëherë. Selim Bezeraj ka marrë më së shumti vota nga senati…UP ka nevojë sikur edhe shumica e universiteteve të tjera për përmirësime serioze, është momenti i fundit të kujdesemi për cilësinë në arsimin e lartë”, shtoi Nagavci.

Duke folur për shkarkimin e rektorit të UP-së, Nagavci tha se ushtruesja e detyrës së rektores, që u përfol si e afërt me VV-në, nuk do të konkurrojë për pozitën e rektores.

“Ushtruesja e detyrës e ka marrë detyrën për dy javë ditë dhe ka deklaruar se nuk do të kandidojë për pozitën e rektorit dhe e njëjta me aq sa unë jam në njohuri nuk ka ndikim në procedura të mëtutjeshme, sepse do të jetë senati ai që do të shqyrtojë aplikimet e personave për rektor”.

Sa i përket zëvendësimit të orëve të humbura gjatë grevës, Nagavci u bëri thirrje sërish prindërve e mësimdhënësve që t’i dërgojnë fëmijët në shkollë. Sipas saj, kushdo që pengon fëmijët të shkojnë në shkollë, nuk ua do të mirën atyre.

“Humbjet për fëmijë kanë qenë shumë të mëdha, koha është e mirë, fëmijët kanë bërë më shumë se tre muaj pushim dhe ftoj edhe prindërit, mësimdhënësit, menaxhmentin e shkollës që të mos humbim asnjë orë më shumë për fëmijët. Tashmë janë penalizuar shumë fëmijët dhe kushdo që pengon fëmijët të shkojnë në shkollë, nuk ju do të mirën atyre”.

You Might Also Like

Dimiq: Urime Kryeministrit Albin Kurti

Arrestohet një i dyshuar i kërkuar me urdhërarrest ndërkombëtar

Osmani: Viti 2025 ishte sfidues, 2026 të jetë i bashkëpunimit

Abdixhiku: Rezultati i zgjedhjeve nuk ishte ai që synova

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë uron Vitin e Ri

Kosova Times October 27, 2022
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
1 Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Lajme

Hundozi: RTK kërkon kredi nga Qeveria për tejkalimin e situatës financiare

Kosova Times Kosova Times August 15, 2025
LDK: Kemi së paku dyfishim nga rezultati i zgjedhjeve të kaluara
Lajçak: Rajoni i Ballkanit Perëndimor s’po duket aspak mirë
Tenton t’i japë fund jetës bashkëshortja e ish-efektivit Erjon Goxhara, dërgohet në spital
Prigozhin është vënë re në Shën Petersburg, ku po mbahet samiti Rusi-Afrikë
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?