By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
BE pret që Rusia të bjerë dakord për një armëpushim deri në fund të ditës, më 12 maj.
May 12, 2025
Berisha: Janë shkelur kriteret e zgjedhjeve
May 12, 2025
Kryeministria: Anëtarësimi në KiE temë qendrore e takimit Kurti – QUINT-i
May 12, 2025
Ismaili në takim me presidentin e Bundesbank, Joachim Nagel
May 12, 2025
Ambasadori Hargreaves mbështet Prokurorinë Speciale kundër korrupsionit
May 12, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Rritet çmimi i patundshmërive në Kosovë
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Ekonomi > Rritet çmimi i patundshmërive në Kosovë
Ekonomi

Rritet çmimi i patundshmërive në Kosovë

Kosova Times
Last updated: 2022/10/27 at 12:08 PM
Kosova Times Published October 27, 2022
Share
SHARE

Çmimi i patundshmërive në Kosovë është rritur, si edhe shumëçka tjetër si pasojë e krizave të ndryshme globale. Në Prishtinë, ku edhe ka ndërtime më të mëdha të ndërtesave të banimit, çmimet janë më të shtrenjtat e që shkojnë deri në 1 mijë e 300 euro, thonë përfaqësues të shoqatës së ndërtimtarëve.

Ngritja e çmimit ndërtimor ka bërë që të pësojnë edhe investimet në objekte ndërtimore dhe në rritjen e çmimit të banesave e patundshmërisë. Kryetari i Shoqatës së Ndërtimtarëve, Faton Hoxha, thotë për Radio Kosovën, se edhe pse ka rritje të çmimeve në shumë sektorë, rritja e patundshmërive, nuk është bërë në proporcion me rritjen e çmimeve. Mesatarja e një banese për metër katror në Prishtinë është diku rreth 1 mijë 300 euro, varësisht nga zona, thotë Hoxha.

“Po e marrim vetëm çimenton si njërin ndër produktet kryesore për ndërtim. Verën e kaluar ka qenë me 70 euro a tash këtë vit është rritur për 140 euro, e gjithashtu edhe materialet e tjera kanë shënuar ngritje për 100 për qind. Nëse i shikojmë kështu del që çmimi i patundshmërisë nuk është ngritur në proporcion me këto ngritje dhe nëse nuk ka lëvizje të çmimeve, do të ketë prapë ngritje të çmimit të patundshmërisë. Mesatarja është diku rreth 1300 euro në Prishtinë dhe në qytetet e tjera të mëdha”, thotë Hoxha

Hoxha thotë se çmimi qëndron ngjashëm edhe në Prizren e Gjakovë, përderisa pak më lirë janë qytetet e tjera ku çmimi për metër katror ndryshon nga 700 deri në 900 euro.

Agjencia e patundshmërive paralajmëron se pas tre muajsh, pritet të ketë rënie të çmimit të patundshmërive në vend. Agjentja e shitjes në Agjencinë e Patundshmërisë “Tafingo”, Sumeja Naili, thotë për Radio Kosovën se aktualisht, çmimet e shitjes janë të larta, e varësisht nga lokacioni, ato shkojnë nga 1 mijë e 200 deri në 1 mijë e 600 euro për metër katror.

“Si krejt çmimet në të gjitha shërbimet, edhe në patundshmëri ka rritje, po pritet që pas dy apo tre muajsh të zbriten çmimet si në qira edhe në shitje. Çmimi i shitjes varet nga lokacioni, por ato që kërkohen më shumë janë në qendër e shkojnë 1.200 deri në 1.600, ndërsa ato në vend jo të zhvilluara dhe larg syve të njerëzve, metri katror shkon nga 800 deri në 1 mijë euro”, thotë Naili.

Ndërkohë, kryetari i Aleancës Kosovare të Bizneseve, Agim Shahini, thotë për Radio Kosovën e investimet e huaja nga diaspora shqiptare, kryesisht në Kosovë shkojnë në patundshmëri.

“Bizneset po investojnë vazhdimisht në infrastrukturën ndërtimore dhe afariste dhe kjo ka shënuar një rritje të dukshme dhe kjo rritje po vërehet se në Kosovë ka ndikuar në rënien e interesimit për blerje, gjë që kjo e rrezikon sektorin e ndërtimtarisë dhe gjithë këta operatorë që merren me ndërtimtari”, tha Shahini.

Edhe në publikimin e fundit nga Agjencia e Statistikave të Kosovës për Indeksin e Kostos së Ndërtimit për tremujorin e dytë të këtij viti, thuhet se kostoja e ndërtimit ka pasur ngritje, për 2.2 për qind.

You Might Also Like

Ismaili në takim me presidentin e Bundesbank, Joachim Nagel

Bie interesimi për t`u marrë me blegtori, ndonëse terreni ofron kushte

Turisti francez: Voskopoja e mrekullueshme

ATK thirrje këngëtarëve dhe artistëve: Pagesa e tatimeve, obligim ligjor

ASK: Rritet numri i vizitorëve në hotele për 2,2%

Kosova Times October 27, 2022
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Ballina 2Rajon / Botë

Shefi i NATO-s: Ukraina e ka momentumin në luftë

Kosova Times Kosova Times October 11, 2022
UEFA përcakton gjyqtarët e ndeshjes Kroaci – Shqipëri
Mesazhe paqe nga përkujtimi i ushtarëve britanikë që humbën jetën në Kosovë
Bombarduesit amerikanë godasin bunkerët nëntokësorë të Huthit në Jemen
Welt: Serbia është “nyja” e rrugës ballkanike për emigrantët, çështja kontrollohet nga bandat e mirëorganizuara të kontrabandës
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?