Pjesëtarët e komunitetit serb në komunat në veri të Kosovës thonë se nuk do t’i riregjistrojnë veturat e tyre në targat RKS, edhe pse autoritetet kosovare kanë paralajmëruar se do të fillojnë me gjoba nga 21 nëntori.
Nga data 1 nëntor, policia do të lëshojë qortime.
Automjetet me targa serbe të lëshuara për qytetet e Kosovës janë të paligjshme për Prishtinën zyrtare.
Deri më tani, nga rreth 10.000 automjete, rreth 20 janë riregjistruar në RKS.