By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Fermerët intensifikojnë bllokadat e tyre – Rrugët kombëtare dhe zyrat doganore të bllokuara
December 4, 2025
Putin zotohet të marrë rajonet e Donetskut dhe Luhanskut ‘me çdo mjet’ përpara vizitës në Indi
December 4, 2025
Gazetarët nga projekti Sistema u bënë laureatë të çmimit të Bordit Editorial
December 4, 2025
Britania vendosi sanksione kundër GRU-së dhe 11 individëve në lidhje me rastin Skripal
December 4, 2025
Macja shpëtohet nga rrënojat e përmbytjeve në Indonezi: Ajo kaloi shtatë ditë pa ushqim dhe ujë
December 4, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Pedagogët në Shqipëri paralajmërojnë grevë urie
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Ballina 2 > Pedagogët në Shqipëri paralajmërojnë grevë urie
Ballina 2Rajon / Botë

Pedagogët në Shqipëri paralajmërojnë grevë urie

Kosova Times
Last updated: 2022/10/31 at 5:37 PM
Kosova Times Published October 31, 2022
Share
SHARE

Pedagogët në Shqipëri më 31 tetor mbajtën protestën e radhës, duke i dhënë dy ditë kohë Qeverisë për të reflektuar për kërkesat e tyre. Nëse kjo nuk ndodh, ata paralajmëruan se do të hyjnë në grevë urie, ditën e mërkurë, në orën 16:00.

Pedagogët shqiptarë kanë nisur protestat që nga 15 shtatorit dhe një pjesë e tyre kanë bojkotuar mësimin që prej 17 tetorit, kur nisi zyrtarisht viti i ri akademik.

Kërkesa kryesore e tyre është rritja e pagës për 50 për qind. Ata po ashtu po kërkojnë që 30 për qind rritje page të aplikohet menjëherë, ndërsa 20 për qind gjatë vitit të ardhshëm.

Qeveria e Shqipërisë ka miratuar rritje page në masën prej 7 për qind dhe u ka kërkuar universiteteve të marrin përsipër një shtesë prej 8 për qind, meqë funksionojnë si institucione autonome.

Ky vendim i ka lënë të pakënaqur pedagogët. Kreu i Sindikatës së punonjësve të universiteteve të Shqipërisë, Sandër Kovaçi, tha se Qeveria ka treguar se nuk e njeh dhe nuk do ta shohë gjendjen e universiteteve, ndaj ai tha se protestat e profesorëve “do të përshkallëzohen”.

“Këtë betejë e kemi filluar prej tre vjetësh, por e kemi intensifikuar dy muajt e fundit. Qeveria ka treguar se nuk ka veshë për të dëgjuar apo sy për të parë gjendjen e universiteteve tona, ofron zgjidhje ‘kozmetike’ pa i shoqëruar me vendime konkrete. Është propozuar që të kalohet në formën e grevës së urisë, për të ndërgjegjësuar opinionin e brendshëm dhe atë ndërkombëtar. I lëmë kohë deri të mërkurën për të gjetur zgjidhje”, tha Kovaçi.

Sipas tij, ky akt merret, për të shpëtuar arsimin e lartë nga shkatërrimi dhe për të ndalur shpopullimin e Shqipërisë.

Një nga nëntë kërkesat e pedagogëve shqiptarë është edhe transparenca mbi buxhetin dhe të ardhurat e universitetet publike, ndërsa kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, propozoi që një pjesë e rritjes së pagës të vijë nga këto të ardhura.

Organizata të ndryshme kanë akuzuar universitetet publike për keqpërdorim të fondeve dhe shpenzimin e tyre më shumë për zyra sesa për kërkimin shkencor.

Rama më herët ka deklaruar se ndryshe nga mësuesit, të cilët paguhen thuajse të gjithë njësoj, pedagogët kanë mundësi që përmes aplikimeve për fonde të rrisin të ardhurat e tyre, duke i akuzuar ata se nuk janë në gjendje ta bëjnë këtë. Ai theksoi se diferencimi në paga duhet të vijë përmes shfrytëzimit të autonomisë universitare.

Por, këtij pretendimi pedagogët iu përgjigjën duke theksuar se nëse paga e tyre do të varet nga autonomia e universiteteve, kjo do të rëndonte studentët, të cilëve do t’u rriteshin tarifat e arsimimit.

Madje Rama ka thënë më herët se kjo protestë e ka bërë që të kuptojë problemet në universiteteve dhe se në vijim do të marrë masa drastike për të ndryshuar gjendjen, duke shtuar se mbase ka qenë e parakohshme dhe e nxituar autonomia universitare. Por, ndryshimi i gjendjes, sipas tij, nuk do të përfshijë rritje pagash.

Pagat e pedagogëve në Shqipëri variojnë nga 73 mijë lekë (rreth 630 euro) dhe më e ulëtat deri në 130 mijë (rreth 1.120 euro).

You Might Also Like

Putin zotohet të marrë rajonet e Donetskut dhe Luhanskut ‘me çdo mjet’ përpara vizitës në Indi

Gazetarët nga projekti Sistema u bënë laureatë të çmimit të Bordit Editorial

Britania vendosi sanksione kundër GRU-së dhe 11 individëve në lidhje me rastin Skripal

Macja shpëtohet nga rrënojat e përmbytjeve në Indonezi: Ajo kaloi shtatë ditë pa ushqim dhe ujë

Bisedë e publikuar midis Macron, Merz dhe Zelensky. “Amerika mund të na tradhtojë”

Kosova Times October 31, 2022
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Rajon / Botë

Ukraina: Situata në lindje është përkeqësuar në mënyrë të konsiderueshme

Kosova Times Kosova Times April 13, 2024
Elda Zite, gruaja që mes vështirësive prodhon mobilie dhe tapiceri
Takimi i Këshillit të Ministrave të Jashtëm të OSBE-së në Shkup
A po nis presioni ndaj opozitës për propozimin evropian?
Lista Serbe: Kurti po bën gjithçka kundër kthimit eventual të serbëve në institucione
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?