By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Horoskopi ditor për 31 tetor
October 31, 2025
Evropa përgatit një goditje të rëndë për Vuçiçin: Raporti më i keq për Serbinë deri më tani
October 31, 2025
Babai i Muskut: Do të doja të merrja një pasaportë ruse
October 31, 2025
Takime sekrete dhe këndimi i një “versioni nazist” të himnit gjerman: Si gjeti AfD partnerë në Uashington
October 30, 2025
Arrestohet në Prishtinë i dënuari për posedim të narkotikëve
October 30, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Telekomi fiton kontestin 10 milionësh në Arbitrazh
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Ekonomi > Lajme > Telekomi fiton kontestin 10 milionësh në Arbitrazh
Ballina 1Lajme

Telekomi fiton kontestin 10 milionësh në Arbitrazh

Kosova Times
Last updated: 2022/11/01 at 7:13 PM
Kosova Times Published November 1, 2022
Share
SHARE

Telekomi i Kosovës ka njoftuar se ka fituar kontestin gjyqësor në Tribunalin e Arbitrazhit, në të cilin një kompani nga fusha e IPTV i kërkonte 10 milionë euro.

Në një njoftim për media Telekomi ka bërë të dituar se pas një beteje ligjore katërvjeçare, të martën ka pranuar vendimin përfundimtar nga Tribunali i Arbitrazhit, përmes të cilit është refuzuar në tërësi kërkesat e palës paditëse.

Telekomi se ka bërë të ditur emrin e kompanisë, por bëhet fjalë për kompaninë me prejardhje amerikane “Intercom Ventures Kosovo”, e cila kërkonte 10 milionë euro nga Telekomi, me pretendimet se nuk e kishte paguar për shërbimet e kontraktuara.

“Me Vendimin e Arbitrazhit është refuzuar në tërësi padia e Paditësit – një kompanie nga fusha e IPTV, në vlerën prej mbi 10 Milionë EUR (dhjetë milionë Euro), derisa janë konfirmuar në tërësi veprimet e ligjshme të Telekomit të Kosovës. Në një situatë të tillë, Telekomi i Kosovës tashmë është në pritje edhe të rikuperimit për shpenzimet financiare, përkatësisht kompensimit të shpenzimeve të përfaqësimit”, thuhet në njoftimin e Telekomit.

Ky rast, sipas Telekomit, ka filluar më 19 shtator 2018, kur Paditësi ka ngritur padi ndaj Telekomit në Tribunalin e Përhershëm të Arbitrazhit të Odës Ekonomike të Kosovës. “Tribunali i Arbitrazhit, duke i vërtetuar faktet dhe argumentimin ligjor, me të drejtë ka ardhur deri te përfundimi se Telekomi ka vepruar në tërësi në mënyrë të ligjshme dhe të drejtë. Kështu, Tribunali ka vendosur për refuzimin e kësaj padie kundër Telekomit”, thuhet në njoftim.

Nëpërmes këtij njoftimi Telekomi i Kosovës, ka siguruar aksionarin dhe qytetarët e Republikës së Kosovës se do të vazhdojë të kërkojë fuqishëm vendosjen e drejtësisë në raport me të gjitha kontratat e dëmshme.

“Fatkeqësisht, kjo kontratë nuk ishte e vetmja. Përkundrazi, Telekomi i Kosovës, në përpjekje për të kthyer ligjshmërinë në kompani, ka rishikuar të gjitha kontratat e mëdha. Gjate këtij rishikimi, ka hasur në shumë parregullsi. Demet ndaj Telekomit nga modele të ngjashme kontraktuale kapin vlera mbi 150 milionë euro”, theksohet në njoftim.

Me këto kompani, thuhet se Telekomi i Kosovës, ende është duke u përballur nëpër gjykata dhe arbitrazhe, siç thuhet, në përpjekje për të mbrojtur pronën publike nga zhvatja përmes kontratave të ngjashme.

“’Fitimi i humbur’ dhe ‘Arbitrazhi ndërkombëtar’ janë emërues i përbashkët i këtyre kontratave korruptive. ‘Fitimi i humbur’ dhe ‘Arbitrazhi ndërkombëtar’ ishin projektuar nga politika dhe biznese të caktuara, si mënyrë e sigurt e kalimit të pasurisë publike në xhirollogari private dhe personale. Sistemi i drejtësisë, deri tani nuk ishte treguar i suksesshëm në parandalimin apo penalizimin e tyre”, thuhet në njoftimin e Telekomit. /Kosovatimes/

You Might Also Like

Kurti në Forumin e Paqes në Paris: Kosova, histori e dyfishtë suksesi

Presidentja Osmani fton për nesër në takim krerët e partive politike

Basha: Kosova e vlerëson Turqinë si partner strategjik

Ambasadori gjerman uron presidenten Osmani për nohjen nga Siria

Kurti pritet nga presidenti francez Emmanuel Macron

Kosova Times November 1, 2022
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
1 Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Sport

Kosova pëson humbje ndaj Andorrës

Kosova Times Kosova Times June 9, 2024
Aktivisti që gjeti varrezat e Wagner PMC në Kuban u largua nga Rusia
Raportohet se Hungaria dhe Sllovakia nuk do ta kundërshtojnë emërimin e Ruttes në krye të NATO-s
Një grup sulmuesish “goditën me shqelma” një burrë në rrugë në Lubjanë, ai nxori armën dhe filloi të qëllonte
Studentët protestuan për bojkotimin e produkteve serbe
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?