By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
ZRRE-ja e ul çmimin për ngrohje në Prishtinë dhe Gjakovë
December 30, 2025
Zjarr në një objekt pranë Shtëpisë së Kulturës në Prizren (Video)
December 30, 2025
VIDEO: Kinezët qëllojnë me raketa drejt Tajvanit, regjistrohet një takim i afërt në det!
December 30, 2025
IKD publikon raportin mbi ekzaminimin e telefonave në procedurë penale
December 30, 2025
Hulumtimi i BBC-së: Humbjet ruse në Ukrainë shpërthejnë, vlerësimi i numrave realë është publikuar
December 30, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: AUV urdhëron ndalimin e përkohshëm të punës, Ortopedia vazhdon operacionet
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > AUV urdhëron ndalimin e përkohshëm të punës, Ortopedia vazhdon operacionet
Ballina 1Lajme

AUV urdhëron ndalimin e përkohshëm të punës, Ortopedia vazhdon operacionet

Kosova Times
Last updated: 2022/11/04 at 8:25 PM
Kosova Times Published November 4, 2022
Share
SHARE

Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë (AUK), bazuar në gjetjet e ekipit inspektues, ka urdhëruar ndalimin e përkohshëm të punës së bllokut operativ në Klinikën e Ortopedisë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.

Bazuar në Ligjin e inspektoratit sanitar dhe Ligjin për parandalimin dhe luftimin e sëmundjeve ngjitëse, sipas inspektoratit, aty nuk janë plotësuar kushtet ligjore për lejimin e veprimtarisë sipas kërkesës qe është paraqitur.

Hapësirat e këtij blloku operativ, thotë Inspektorati sanitar, nuk i plotësojnë kushtet teknike sanitare dhe higjienike për ushtrim të veprimtarisë si salla operacioni.

“Korridori që lidh bllokun operativ me dhomat është punuar nga materiali që nuk është higjienik. Disa nga pajisjet janë të vjetruara/dëmtuara dhe të ndryshkura. Dyshemeja është pjesërisht e dëmtuar. Ka mungesë të ujit të ngrohtë rrjedhës.

Punëtorët duke kryer punime në Ortopedi, pranë sallave operuese. 4 nëntor 2022.
Punëtorët duke kryer punime në Ortopedi, pranë sallave operuese. 4 nëntor 2022.

Dezinfektimi, deratizimi dhe dezinsektimi nuk është kryer në të gjitha hapësirat”, thonë për Radion Evropa e Lirë nga Inspektorati sanitar i AUV-it.

“Nuk ka qenë i mirë pastrim gjeneral, i cili do të mundësonte nivel të mirë higjienik. Për të gjitha këto gjetje është njoftuar drejtori i kësaj klinike, i cili njëkohësisht është informuar me ndryshimet të cilat duhet të bëhen për t’u arritur niveli i plotësimit të kushteve për lëshim të sërishëm në punë”, thonë nga ky institucion.

Inspektorati gjatë 4 nëntorit thotë se ka parë angazhimin të personave për intervenim në rregullim të mangësive në Klinikën e Ortopedisë. Megjithatë, pavarësisht se është urdhëruar ndalimi i përkohshëm i punës në bllokun e ri operativ të Ortopedisë, gjatë së premtes puna ka vazhduar dhe janë kryer operacione.

Gjendja e dyshemesë në Klinikën e Ortopedisë.
Gjendja e dyshemesë në Klinikën e Ortopedisë.

Drejtori i Klinikës së Ortopedisë, Gani Jashanica, thotë se do të merren parasysh të gjitha vërejtjet, por puna do të vazhdojë në ndërtesën e re të Klinikës.

“Inspektorati ka kërkuar që puna përkohësisht të ndërpritet derisa të plotësohen disa kritere, të cilat i kemi marrë shumë seriozisht. Dhe kriteret e deratizimit, dezinfektimit janë kryer dhe uji i ngrohtë sot do të përfundojë. Mendojmë se të hënën do të kryhen të gjitha punët për të cilat ka pasur vërejtje”, thotë Jashanica.

“Ne jemi duke funksionuar pjesërisht, jo me kapacitet të plota. Aty ku i plotësojmë kushtet, jemi duke funksionuar. Besoj se do të kryhen kërkesat dhe ne jemi duke i kryer rastet urgjente dhe nuk kemi tjetërkund ku t’i operojmë pacientët. Sa i takon ujit të ngrohët, ne kemi funksionuar edhe me herët pa ujë të ngrohtë sepse panelet diellore, kur kanë qenë temperaturat e ulëta, nuk kanë funksionuar”, shton ai.

Blloku i ri operativ i Klinikës së Ortopedisë është përuruar pesë ditë më parë.
Blloku i ri operativ i Klinikës së Ortopedisë është përuruar pesë ditë më parë.

Të hënën, më 31 tetor, ka nisur puna në bllokun e ri operativ të Klinikës së Ortopedisë, investim ky i QKUK-së.

Në hapjen zyrtare të këtyre sallave ka qenë prezente ushtruesja e detyrës së drejtorit të përgjithshëm të Shërbimit Spitalor dhe Klinik Universitar, Pranvera Zejnullah- Raçi. Ajo tha se në bllokun e ri operativ ka katër salla operuese, me kushte moderne që do të bëjnë më të lehtë punën e stafit mjekësor dhe trajtimin e pacientëve.

Gjatë qëndrimit në këtë klinikë, gazetari i REL-it ka parë se në bllokun e ri operative të gjithë pajisjet janë bartur nga blloku i vjetër operativ.

“Pajisjet janë të vjetra më shumë se 20 vjet dhe kemi premtime se në vitin 2023 do të furnizohemi me pajisje të reja”, thotë Jashanica.

Investimi në këtë klinikë është bërë në kuadër të projektit të mbindërtimit dhe zgjerimit të objektit ekzistues të bllokut operativ të Klinikës së Ortopedisë.

Zbatimi i projektit do të vazhdojë me pjesën tjetër, ku pas rrënimit të sallave të vjetra operuese, do të vazhdohet me investimet e parapara.

You Might Also Like

Zjarr në një objekt pranë Shtëpisë së Kulturës në Prizren (Video)

IKD publikon raportin mbi ekzaminimin e telefonave në procedurë penale

Aksident fatal në Bresje të Fushë-Kosovës, humb jetën një këmbësor

Dita e Veteranëve, Osmani: Përulemi me respekt para atyre që sollën lirinë

Sot Dita e Veteranit të UÇK-së

Kosova Times November 4, 2022
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Lajme

Kryeministri Edi Rama nderohet me ‘Çelësin e Qytetit’

Kosova Times Kosova Times June 10, 2024
Osmani pranon letrat kredenciale nga ambasadori jorezident i Tajlandës
Një fundjavë idilike ne Hallstatt-in, një vend ku natyra e ka mposhtur njeriun
Propozimet të premten, zgjidhja për dinarin shihet me skepticizëm
Vuçiq: Nuk është momenti që Serbia të anëtarësohet në BRICS
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?