By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Pulë me portokall
October 31, 2025
Biftekë viçi me kungull, mjaltë dhe limon
October 31, 2025
Nju Jork: Vendet më të preferuara në qytet që i ka të gjitha
October 31, 2025
7 gatime nepaleze që duhet t’i provoni të paktën një herë në jetën tuaj
October 31, 2025
Dilemat e mediave serbe për elegancën dhe prestigjin në gala darkë të Linda Rama në Paris
October 31, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Protestohet në Gjakovë pas sulmit ndaj së moshuarës në Pejë
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > Protestohet në Gjakovë pas sulmit ndaj së moshuarës në Pejë
Ballina 1Lajme

Protestohet në Gjakovë pas sulmit ndaj së moshuarës në Pejë

Kosova Times
Last updated: 2022/11/04 at 6:51 PM
Kosova Times Published November 4, 2022
Share
SHARE

Ka filluar protesta në shenjë mbështetjeje ndaj së moshuarës, e cila u dhunua fizikisht nga disa infermiere në shtëpinë e të moshuarve në Pejë. Protestuesit kanë vendosur postierë ku bëhet thirrje për dënim maksimal të infermieres Aurona Pelaj, si dhe dy kërkesa tjera

Pas sulmit nga infermieret në Shtëpinë e të Moshuarve në Pejë ndaj të moshuarës, ka filluar protesta në Gjakovë, pasi e moshuara në fjalë, është nga kjo komunë.

Protesta është thirrur nga organizata “Krimet e Luftës” në Gjakovë, e që në njoftimin zyrtar të tyre thuhet se protesta është duke u mbajtur në mbështetje të së moshuarës, e cila është nëna e dëshmorit, Taulant Nura.

Po ashtu, nga ana e tyre thuhet se protesta është duke u zhvilluar në mënyrë që pas këtij rasti, të mos ketë më tortura në shtëpitë e pleqve.

“Nana nuk më ka vetëm mua, Zhanetën, Milotin e Taulantin, por ju paska të gjithë ju”.

Kështu ka deklaruar e bija e së moshuarës e cila u keqtrajtua në shtëpinë e të moshuarve në qytetin e Pejës. Rrusta ka thënë se ky veprim është i padrejtë dhe persekutues.

“Nuk mundem në asnjë mënyrë me u pajtu me këtë formë ndëshkimi publik. Ky është persekutim. A mundet thirrja për drejtësi me tingëllu kështu? Asesi jo. Një qasje e tillë as nuk i ndihmon viktimës. Për më tepër krejt ngjarja është përcjellur me pamje të viktimës, aspak etike”, ka thënë ajo.

Pelaj në polici ka thënë se ka ushtruar dhunë ndaj të moshuarës pasi që ajo ishte e dhunshme, dhe se atë veprim e ka bërë për të treguar ‘dominancë’ ndaj saj vetëm sa për ta futur nën kontroll.

Ndërkaq, Gjykata e Pejës, mbrëmjen e së enjtes ka vendosur që tri infermiereve të cilat ishin të përfshira në keqtrajtimin e një gruaje 70 vjeçare, t’u caktohet masa e paraburgimit prej një muaji.

Në arsyetimin e prokurorisë thuhet se me datën tre nëntor të këtij viti është marrë aktvendim për fillimin e hetimeve kundër të pandehurve nga ora 13:00.

Protestuesit në Gjakovë kanë ngjitur në hapësirat publike postierë ku bëhet thirrje për dënim maksimal të Aurona Pelajt, e cila shkaktoi mijëra reagime dhe mllef nga veprimi i saj në vendin e punës, ku ka ushtruar dhunë fizike ndaj një të moshuare në qendrën e të moshuarve “Orenda” në Pejë.

Po ashtu, në postera bëhet thirrje që shtëpia e të moshuarve “Orenda” të mbyllet. Dhe nga ana e tyre kërkohet kontrolli rreptë i shtëpive private për të moshuarit.

Anëtarja e Partisë Socialdemokrate (PSD), Teutë Rrusta, ka publikuar fotografitë e infermieres Aurona Pelaj, të së cilës janë të vendosura në rrugët e qytetit.

You Might Also Like

Schieder: Shqipëria po e merr seriozisht rrugën drejt BE-së

Dita Botërore e Qyteteve

52 aksidente trafiku në 24 orët e fundit në Kosovë

Qeveria në detyrë miraton Projektbuxhetin 4 miliardësh, rriten pensionet

Kurti në Paris: Kosova, histori suksesi e ndërhyrjes ushtarake humanitare

Kosova Times November 4, 2022
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Lajme

Policia hap hetime për mashtrime ndaj pensionistëve

Kosova Times Kosova Times May 28, 2024
Kurti: Do të donim përshpejtim të dialogut, Kosova konstruktive në proces
Mjeku i adhuruar i Vuciqit: “Duhet të përgatitemi për sulm në Kosovë, të mbledhim para dhe…” (VIDEO)
Rizvanolli: Investimet po vazhdojnë në modernizimin e rrjetit të Telekomit
Moldavi-kryeson partia pro-evropiane
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?