Ka përfunduar takimi i ftuar nga kryeministri Albin Kurti, me liderët e partive opozitare, PDK, LDK e AAK. Lumir Abdixhiku kryetar i LDK tha para mediave se në këtë takim, nuk kanë kuptuar diçka më shumë sesa ato që janë thënë publikisht.
“Nuk pamë ndonjë plan konkret”, tha kryetari i LDK-së. “Nuk pamë ndonjë lëvizje për koordinim me aleatët”.
Kryetari i LDK-së u shpreh se Kosova nuk duhet të jetë pre e kurtheve nga faktorët në Beograd, por duhet të koordinohet me aleatët.
“Për një bashkëpunim të Qeverisë me aleatët, ajo do të mbështetet nga LDK”, tha kreu i kësaj partie opozitare.
“Pra, LDK kërkon koordinim të plotë me aleatët dhe për këtë do ta ketë mbështetjen”, sqaroi Abdixhiku, pas takimit me kryeministrin Kurti dhe liderët e tjerë të partive opozitare.
“Ne kërkojmë që kjo Qeveri të ketë ligjshmëri dhe koordinim me aleatët e vet”, tha Abdixhiku, i cili hodhi në dyshim se ka një koordinim të tillë.
“Nuk ka koordinim të tillë, derisa nuk kemi një konfirmim nga aleatët”. /Kosovatimes/