By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Një hotel luksoz përfshihet nga flakët në Alpet Franceze
January 28, 2026
Kriza e energjisë elektrike në Kosovë ekspozon vite neglizhence dhe hapa të gabuar politikash
January 28, 2026
Dy gra ruse u ndaluan në SHBA pasi hynë në një bazë ushtarake
January 28, 2026
Politico: Përçarje në partinë e Marine Le Pen për shkak të Rusisë
January 28, 2026
Në negociata, rusët thanë të pamundshmen, ukrainasit nuk mund ta besojnë atë që ndodhi
January 28, 2026
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Gjykata liron nga akuza katër ish-ministra të Qeverisë së Kosovës
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > Gjykata liron nga akuza katër ish-ministra të Qeverisë së Kosovës
Ballina 1Lajme

Gjykata liron nga akuza katër ish-ministra të Qeverisë së Kosovës

Kosova Times
Last updated: 2022/11/08 at 3:10 PM
Kosova Times Published November 8, 2022
Share
SHARE

Katër ish-ministra të Qeverisë së Kosovës janë liruar nga akuza për “keqpërdorim të detyrës zyrtare“ në rastin e njohur si “Afera e Hidrocentraleve”.

Gjykata Themelore në Prishtinë ka liruar nga akuza ish-ministrat: Mimoza Kusari Lila, Nenad Rashiq, Besim Beqaj dhe Dardan Gashi.

Shpallja e aktgjykimit për këtë rast është bërë të martën nga kryetari i trupit gjykues, Valon Kurtaj.

“[Ata] janë liruar nga akuza, pasi që gjykata nuk ka gjetur prova se të njëjtit kanë kryer veprat penale për të cilat janë akuzuar nga Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovë”, thuhet në njoftimin e Gjykatës Themelore, më 8 nëntor.

Në prill të vitit 2020, Prokuroria kishte ngritur aktakuzë kundër 19 personave, përfshirë edhe ish-ministrat e Qeverisë, që në atë kohë udhëhiqej nga ish-kryeministri Hashim Thaçi.

Ata ishin anëtarë të Komitetit Qeveritar për Privatizim, dhe akuza që rëndonte mbi ta ishte se në cilësi të personave zyrtar kanë tejkaluar kompetencat e tyre në këtë komision.

Sipas aktakuzës ata njëzëri kishin votuar që hidrocentralet të cilat prodhojnë energji elektrike si: hidrocentrali i Lumbardhit, hidrocentrali në Burim, Hidrocentrali i Radavcit dhe hidrocentrali “Dikance”, të transferohen tek Kompania Kosovare të Distribucionit dhe Furnizimit me Energji Elektrike (KKDFE) dhe më pas të privatizohen nga kompania “Limak-Calik”.

“Me nënshkrimin e këtyre marrëveshjeve është përmbyll procesi i privatizimit të KKDFE-së, përkundër faktit se të njëjtat nuk është dashur të transferohen dhe privatizohen, për arsye se një veprim të tillë e ndalon baza ligjore”, thuhej në njoftimin për aktakuzë të vitit 2020.

Sipas organit të akuzës, dëmi tjetër i shkaktuar nga personat e akuzuar është vlera e investuar (shtuar) në hidrocentrale prej 12,628,166.41 euro, që nuk përfshinë vlerën e aseteve para koncesionit, sepse, sipas prokurorisë, KEK-u nuk ka bërë regjistrimin dhe nuk ka prezantuar vlerën e aseteve para privatizimit.

“Ky dëm dëm edhe më tutje vazhdon të shkaktohet në mënyrë të përhershme”, kishte vlerësuar Prokuroria Speciale.

You Might Also Like

Kriza e energjisë elektrike në Kosovë ekspozon vite neglizhence dhe hapa të gabuar politikash

Tentim kontrabande në burgun e Mitrovicës: Droga dhe telefona

Një muaj paraburgim për të dyshuarin për dhunim në Deçan

Dhuna në familje, raste të shumta të raportuara në gjithë Kosovën

Sot mot i vranët e me intervale me diell

Kosova Times November 8, 2022
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Ballina 2Rajon / Botë

Vuçiç është një hap më afër Putinit

Kosova Times Kosova Times November 15, 2022
Qeveria lajmëron uljen e taksës në rrugën e Kombit
“Show ruso-saudite”: çmimet e naftës mbi 90 dollarë; rënia e çmimeve të aksioneve në Wall Street
Marrëveshja ushtarake Kosovë-Turqi sot në Komisionin e Mbrojtjes
A e tronditi rebelimi i Vagnerit besimin e Kinës në Rusi?
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?