Imazhet befasuese nga avancimi i Ukrainës në jug tregojnë mospërmbajtjen nga emocionet teksa banorët mirëpresin kthimin e ushtarëve të tyre në qytetin Snihurivka, më 10 nëntor. /rel/
![Një grua duke qarë ndërsa uron një ushtar ukrainas. Kjo dhe foto të tjera në këtë galeri tregojnë skenat në Snihurivka në mbrëmjen e 10 nëntorit, ndërsa forcat e ushtrisë ukrainase rimorën qytetin në rajonin jugor të Mikolajivit.](https://gdb.rferl.org/012e0000-0aff-0242-17a9-08dac3c9fabd_w1023_s.jpg)
Një grua duke qarë ndërsa uron një ushtar ukrainas.
Kjo dhe foto të tjera në këtë galeri tregojnë skenat në Snihurivka në mbrëmjen e 10 nëntorit, ndërsa forcat e ushtrisë ukrainase rimorën qytetin në rajonin jugor të Mikolajivit.
![Një ushtar mban një flamur ukrainas të grisur ndërsa dielli po perëndon në qytetin e sapomarrë. Snihurivka ishte pushtuar nga forcat ruse që nga marsi](https://gdb.rferl.org/00240000-0aff-0242-eaba-08dac3ca5fec_w1023_s.jpg)
Një ushtar mban një flamur ukrainas të grisur ndërsa dielli po perëndon në qytetin e sapomarrë.
Snihurivka ishte pushtuar nga forcat ruse që nga marsi
![Dëmet në qytetin e rimarrë së fundi. Snihurivka shtrihet vetëm 55 kilometra në veri të Hersonit, qyteti port jugor që shihet si pika aktuale qendrore e luftimeve në Ukrainën jugore.](https://gdb.rferl.org/012e0000-0aff-0242-b236-08dac3ca9011_w1023_s.jpg)
Dëmet në qytetin e rimarrë së fundi.
Snihurivka shtrihet vetëm 55 kilometra në veri të Hersonit, qyteti port jugor që shihet si pika aktuale qendrore e luftimeve në Ukrainën jugore.
![Një burrë qan ndërsa u thotë ushtarëve ukrainas: "Mos na lini më, ju lutem". Këto foto janë marrë nga fotoreporteri veteran i konfliktit ukrainas, Andriy Dubchak, teksa shoqëronte forcat ukrainase që përparonin drejt Hersonit.](https://gdb.rferl.org/012e0000-0aff-0242-ad21-08dac3ca6250_w1023_s.jpg)
Një burrë qan ndërsa u thotë ushtarëve ukrainas: “Mos na lini më, ju lutem”.
Këto foto janë marrë nga fotoreporteri veteran i konfliktit ukrainas, Andriy Dubchak, teksa shoqëronte forcat ukrainase që përparonin drejt Hersonit.
![Automjetet e shkatërruara në një rrugë afër Snihurivkas. Një njoftim i bërë në mënyrë shumë publike i tërheqjes së Rusisë nga pjesa më e madhe e Hersonit te disa komandantë ukrainas ngjalli dyshime për një kurth të mundshëm, por shkatërrimi më 11 nëntor i urës kryesore kryesore të qytetit dhe rimarrja relativisht e lehtë e fshatrave në veri të Hersonit kanë ringjallur shpresat për një marrje shpejt të Ukrainës.](https://gdb.rferl.org/00240000-0aff-0242-6141-08dac3ca834f_w1023_s.jpg)
Automjetet e shkatërruara në një rrugë afër Snihurivkas.
Një njoftim i bërë në mënyrë shumë publike i tërheqjes së Rusisë nga pjesa më e madhe e Hersonit te disa komandantë ukrainas ngjalli dyshime për një kurth të mundshëm, por shkatërrimi më 11 nëntor i urës kryesore kryesore të qytetit dhe rimarrja relativisht e lehtë e fshatrave në veri të Hersonit kanë ringjallur shpresat për një marrje shpejt të Ukrainës.
![Një ushtar inspekton një minë anti-tank të dëmtuar në Snihurivka. Urat e minuara dhe pozicionet ushtarake që këto forca ukrainase zbuluan ndërsa përparonin, e bëjnë të qartë se forcat ruse u larguan nga zona "sistematikisht", tha Dubchak.](https://gdb.rferl.org/00200000-0aff-0242-50fe-08dac3ca0141_w1023_s.jpg)
Një ushtar inspekton një minë anti-tank të dëmtuar në Snihurivka.
Urat e minuara dhe pozicionet ushtarake që këto forca ukrainase zbuluan ndërsa përparonin, e bëjnë të qartë se forcat ruse u larguan nga zona “sistematikisht”, tha Dubchak.
![Banorët përshëndesin ndërsa gazetarët hyjnë në qytet së bashku me trupat ukrainase. Dubchak i tha Radios Evropa e Lirë në mbrëmjen e 10 nëntorit se ende po luftohej në qytet, i cili para pushtimit të shkurtit kishte një popullsi prej rreth 12.000 banorësh.](https://gdb.rferl.org/00240000-0aff-0242-5440-08dac3ca839c_w1023_s.jpg)
Banorët përshëndesin ndërsa gazetarët hyjnë në qytet së bashku me trupat ukrainase.
Dubchak i tha Radios Evropa e Lirë në mbrëmjen e 10 nëntorit se ende po luftohej në qytet, i cili para pushtimit të shkurtit kishte një popullsi prej rreth 12.000 banorësh.
![Trupat ukrainase duke ekzaminuar një tank të shkatërruar. Dubchak thotë se i pyeti vendasit nëse krime të mundshme lufte kanë ndodhur në Snihurivka gjatë okupimit nga forcat ruse, por thotë se: "Aktualisht, nuk ka asnjë informacion." ](https://gdb.rferl.org/012e0000-0aff-0242-574d-08dac3ca8fe0_w1023_s.jpg)
Trupat ukrainase duke ekzaminuar një tank të shkatërruar.
Dubchak thotë se i pyeti vendasit nëse krime të mundshme lufte kanë ndodhur në Snihurivka gjatë okupimit nga forcat ruse, por thotë se: “Aktualisht, nuk ka asnjë informacion.”
![Tymi ngrihet në qiell nga luftimet pranë Snihurivkas.](https://gdb.rferl.org/012e0000-0aff-0242-e3f6-08dac3ca9011_w1023_s.jpg)
![Forcat ukrainase duke eksploruar vendbanimin Snihurivka, ku ende kishte gjësende të forcave ruse, më 10 nëntor.](https://gdb.rferl.org/00200000-0aff-0242-b752-08dac3c9fad1_w1023_s.jpg)
![Një banor duke shikuar pasojat e një beteje në Snihurivka.](https://gdb.rferl.org/012e0000-0aff-0242-3fc0-08dac3c9f3ed_w1023_s.jpg)
![Forcat ukrainase në një rrugë në Snihurivka "Njerëzit ofruan ushqim të ngrohtë për ushtrinë" ndërsa ushtarët po hynin në qytet, tha Dubchak. "Pashë ushtarë që qanin, gjithashtu." ](https://gdb.rferl.org/00200000-0aff-0242-c87e-08dac3ca8399_w1023_s.jpg)
Forcat ukrainase në një rrugë në Snihurivka
“Njerëzit ofruan ushqim të ngrohtë për ushtrinë” ndërsa ushtarët po hynin në qytet, tha Dubchak. “Pashë ushtarë që qanin, gjithashtu.”