By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Osmani takon mërgatën në Zvicër: Secili prej tyre na bën krenar
January 24, 2026
Kurti: Kosova, vend për të mësuar në praktikë rreth të drejtave të njeriut
January 24, 2026
Ka hyrë në fuqi ngritja e çmimit për mbeturina
January 24, 2026
Uji që vjen nga Liqeni i Badocit vazhdon të jetë i papijshëm
January 24, 2026
Kishin urdhërarrest aktiv, kapen të dyshuarit nga policia në Ferizaj
January 24, 2026
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Lavrov: Perëndimi dëshiron të militarizojë Azinë Juglindore
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Rajon / Botë > Lavrov: Perëndimi dëshiron të militarizojë Azinë Juglindore
Rajon / Botë

Lavrov: Perëndimi dëshiron të militarizojë Azinë Juglindore

Kosova Times
Last updated: 2022/11/13 at 11:07 AM
Kosova Times Published November 13, 2022
Share
SHARE

Ministri i Jashtëm i Rusisë, Sergei Lavrov, tha se Perëndimi po “militarizon” Azinë Juglindore në përpjekje për të penguar interesat ruse dhe kineze, duke krijuar terren për konfrontim midis Rusisë dhe liderëve perëndimorë në samitin e G20-s që mbahet në Bali.

Lavrov do të kryesojë delegacionin e Rusisë në këtë samit – i pari takim qëkur Moska pushtoi Ukrainën në shkurt – pasi Kremlini tha se presidenti rus, Vladimir Putin, është i zënë dhe nuk mund të marrë pjesë në samitin në Bali.

Ukraina pritet të jetë tema kryesore në agjendën e liderëve perëndimorë dhe ata ka gjasa që publikisht të konfrontohen me Rusinë për pushtimin e Ukrainës dhe të shtyjnë Kinën dhe Indinë – që më herët kanë shprehur shqetësime mbi luftën – që të kritikojë veprimet e Moskës.

Duke folur gjatë konferencës për media në përmbyllje të samitit të Shoqatës së shteteve të Azisë Juglindore (ASEAN) në Kamboxhia, Lavrov kritikoi Shtetet e Bashkuara për veprimet e saj në rajon, të cilin edhe Rusia edhe Perëndimi e shohin si një fushëbetejë strategjike gjeopolitike në dekadat e ardhshme.

“ShBA-ja dhe aleatët e saj në NATO po tentojnë të zotërojnë këtë hapësirë”, tha Lavrov për gazetarët.

Ai tha se strategjia e Indo-Paqësorit e presidentit amerikan, Joe Biden, ishte një përpjekje për të shmangur “strukturat gjithëpërfshirëse” për bashkëpunim rajonal dhe do të përfshinte “militarizimin e këtij rajoni me synimin e dukshëm të frenimit të interesave të Kinës dhe Rusisë në Azi-Paqësor”.

Biden u tha liderëve të Azisë Juglindore se Uashingtoni është i përkushtuar që të ndërtojë një “Indo-Paqësor të lirë dhe të hapur, të qëndrueshëm dhe prosperuar, të fortë dhe të sigurt”, teksa ai paraqiti Partneritetin Strategjik Gjithëpërfshirës midis ShBA-së dhe rajonit.

As ShBA-ja, e as Rusia nuk janë anëtare të ASEAN, një grup prej dhjetë anëtarësh të shteteve të Azisë Juglindore. Megjithatë, disa liderë botërorë morën pjesë në samitin e këtij grupi, para se të shkojnë në Bali për të marrë pjesë në samitin e G20-s.

Rusia ka kërkuar që të krijojë lidhje më të ngushta ekonomike, politike dhe të sigurisë me shtetet në Azi, pasi Perëndimi goditi Moskën me sanksione të paprecedentë në kundërpërgjigje të pushtimit të Ukrainës.

Putin i portretizon Rusinë dhe Kinën si lidere globale të rebelimit kundër dominimit botëror post-sovjetik të ShBA-së dhe Perëndimit. ShBA-ja e sheh Kinën dhe Rusinë si dy prej kërcënimeve kryesore botërore.

You Might Also Like

Gruaja i mbijeton zjarrit në një bar në Zvicër, tregon si duket tani

Video: Momenti i shpërthimit në diskotekën “Jackie O”

Ukraina, Rusia dhe SHBA-të bien dakord për më shumë bisedime javën e ardhshme në Emiratet e Bashkuara Arabe

Strategjia e re e sigurisë amerikane e quan Rusinë një “kërcënim të menaxhuar”

Trump kërcënon kryeministrin kanadez: “Bëje këtë dhe unë do të vendos tarifa 100 për qind!”

Kosova Times November 13, 2022
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Ballina 2Rajon / Botë

Uragani Ian lë dy milionë njerëz pa rrymë

Kosova Times Kosova Times September 29, 2022
Atmosferë festive në Mitrovicë
Hijet e viteve ’90: Vuçiq dhe heshtja e Perëndimit
Nxehtësi rekord deri të dielën, 6 qytete me paralajmërim të kuq
Kurti publikon hartën e performancës së LVV-së nëpër komuna
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?