Zëdhënësi i Qeverisë së Polonisë, Piotr Muller, e ka konfirmuar se ka ndodhur një shpërthim që vrau dy shtetas polakë.
Ai tha se Polonia është duke e rritur gatishmërinë e njësive të saj ushtarake.
“Po e verifikojmë nëse kemi nevojë të aktivizojmë Nenin Katërt të NATO-s”, ka thënë Muller.
Ai nen thotë: “Palët do të konsultohen së bashku sa herë që, sipas mendimit të ndonjërës prej tyre, kërcënohet integriteti territorial, pavarësia politike ose siguria e ndonjërës prej palëve”, shkruan BBC.