Atmosfera e tensionuar është nxitur edhe më shumë nga titujt nxitës të mediave të kontrolluara nga Aleksandar Vuçiq.
Pas negociatave të dështuara mes presidentit serb Aleksandar Vuçiq dhe kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti , disa media në gjuhën shqipe dje publikuan lajmin se njësitë speciale të policisë në Kosovë janë urdhëruar të përgatiten për të lëvizur në veri.
Dje pasdite janë vërejtur lëvizje të njësive speciale në automjete të blinduara nga baza Belvedere në jug të Mitrovicës në drejtim të veriut, ku normalisht ndodhen katër baza të njësive mobile të policisë kufitare.
Komanda e misionit të EULEX-it dhe KFOR-it theksojnë se pjesëtarët e tyre, edhe pse janë të pranishëm në terren, nuk mund të marrin rolin e policisë dhe se kjo nuk është në mandatin e tyre.
Atmosfera e tensionuar është nxitur edhe më shumë nga titujt nxitës të mediave të kontrolluara nga Aleksandar Vuçiq.
Kujtojmë se pas reagimit të menjëhershëm të ambasadorit amerikan në Kosovë, kryeministri Kurti ka marrë vendim për shtyrjen e dënimit për targa të paligjshme KM (dhe të tjera) për 48 orë.