By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
My BlogMy Blog
Notification Show More
Latest News
Escobar: Kemi sfida në raportet dypalëshe me Kurtin
June 6, 2023
Osmani pranoi letrat kredenciale nga ambasadori i ri i Australisë
June 6, 2023
BE paralajmëron për rënie të solidaritetit për refugjatët ukrainas
June 6, 2023
Abdixhiku: Kurti s’ka gatishmëri të koordinohet me aleatët
June 6, 2023
Gërvalla: Jemi të hapur për zgjedhje të reja në veri, por duhen hapa të tjerë
June 6, 2023
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Presidentja, kryeministri dhe liderët e partive reagojnë pas vrasjes së shtatzënës
Share
Aa
My BlogMy Blog
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
My Blog > Blog > Politikë > Lajme > Presidentja, kryeministri dhe liderët e partive reagojnë pas vrasjes së shtatzënës
Ballina 1Lajme

Presidentja, kryeministri dhe liderët e partive reagojnë pas vrasjes së shtatzënës

Kosova Times
Last updated: 2022/11/30 at 10:19 PM
Kosova Times Published November 30, 2022
Share
SHARE

Përfaqësues të institucioneve dhe krerë të forcave politike opozitare kanë reaguar pas vrasjes së gruas shtatzënë që ndodhi mbrëmjen e sotme në Prishtinë.

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, tha se duhet t’i jepet fund “valës kriminale” dhe “femicidit” ndaj grave, teksa kërkoi drejtësi për viktimat e dhunës.

“Përgjigja për dhunuesit, abuzuesit dhe vrasësit është rendi dhe ligji e dënimi maksimal”, shkroi Osmani në rrjetin social Facebook.

Kreu i Qeverisë së Kosovës këtë akt e ka vlerësuar si vrasje mizore.

“Dy engjëj në qiellin e pistë. Vrasje mizore. U vra edhe një grua. Edhe kjo nga burri i saj. Në oborr të spitalit. Atje ku duhet të shërohen njerëzit. Në oborr të Klinikës Gjinekologjike. Atje ku lindin gratë. U shua një jetë që po sillte edhe një jetë tjetër. Gruaja ishte shtatzënë. Rreth 35 vjeç, as në gjysmë të jetës së saj. E fëmija që ajo donte ta lindte as nuk e filloi jetën. Vrasës mizor. Edhe një burrë që qëllon mbi gruan që duhej ta mbronte. Edhe një burrë që vret një grua. E cila tash është e jona, e të gjithë neve. Bashkë me foshnjën e palindur të saj. Dy qytetarë të Kosovës më pak, dy shqiptarë më pak, do të jenë duke menduar armiqtë tanë. E papranueshme dhe e padurueshme”, ka shkruar kryeministri Kurti.

Abdixhiku: Duhet një veprim kombëtar për luftimin e dhunës ndaj gruas

Lideri i LDK Lumir Abdixhiku tha se mision parësor duhet të jetë luftimi i dukurisë së dhunës ndaj grave.

“Ende pa u bërë një javë nga vrasja e arsimtares së gjeografisë nga burri i saj në Prishtinë, një ngjarje tjetër trishtuese godet shoqërinë tonë. Sërish një grua, në javën e fundit të shtatzënisë, bëhet viktimë e një krimi monstruoz. Kjo më s’është gjendje normale; e ne nuk mund të normalizojmë vetëm me reagime këtë alarm nacional që na shpërfaqet në mënyrën më çnjerëzore të mundshme para sysh tani nga dy herë në javë. Fjalët tani humbin peshën. Asgjë çfarë themi sot nuk kthen prapa jetën e shuar të një gruaje të pambrojtur e jetën e pa nisur të një fëmije. Si prind e familjar ndjej dhimbje dhe mllef për humbjen e trishtë të kësaj mbrëmje”, ka shkruar ai.

Tutje Abdixhiku ka deklaruar se si pjesë e spektrit politik, ndjejnë obligimin njerëzor për të luftuar këtë dukuri dhune ndaj gruas që ka marrë karakter nacional tashmë.

“Ky duhet të jetë misioni ynë parësor sot. Ka diçka thellësisht të tmerrshme brenda shoqërisë sonë; dhe ne nuk mund të sillemi në cikël të njëjtë reagimi; nga dhuna në reagim, deri në fatalitetin tjetër”, ka shtuar kreu i LDK-së.

Sipas tij, duhet një veprim kombëtar, nga policia tek prokuroria e gjyqësia, nga edukimi e mbështetja kolektive, për të luftuar këtë dukuri dhune ndaj gruas drejt e në rrënjë.

”Kosova mundet më ndryshe. Shoqëria jonë duhet të jetë më ndryshe”, ka nënvizuar ai.

Abdixhiku ka ftuar organet e rendit dhe sigurisë të veprojnë me përgjegjësi e pa kompromis ndaj rastit të sotëm.

Çitaku: Shteti të reagojë fuqishëm

Ndërsa anëtarja e PDK Vlora Citaku tha se ndihet e shokuar.

“Nuk kam fjalë për krimin që ndodhi pak më parë në QKUK, ku ish-bashkëshorti dyshohet se ka vrarë gruan e tij shtatëzënë para Klinikës së Gjinekologjisë. Dy gra që vriten pikërisht brenda periudhës së kampanjës kundër dhunës me bazë gjinore. Për monstrumin e sotëm që shuajti dy jetë, një në mes e tjetrën pa filluar ende, dënim maksimal. Shteti të reagoj fuqishëm dhe pa kompromis. Ngushëllimet më të thella familjes. E pikëlluar sa s’ka!”, tha ajo.

Haradinaj: Vrasja në QKUK, kundërshton traditën tonë dhe logjikën njerëzore

Ndërsa Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj e cilësoi vrasjen e sotme si akt të shëmtuar dhe qyqar, kundërshton traditën tonë shqiptare dhe vet logjikën njerëzore.

“I tronditur nga lajmi për vrasjen makabre që ndodhi në SHSKUK. Ky akt i shëmtuar dhe qyqar, kundërshton traditën tonë shqiptare dhe vet logjikën njerëzore”, ka shkruar Haradinaj.

Ai ka thënë se përveç punës së organeve të rendit dhe ligjit, duhet edhe mobilizimi ynë si shoqëri.

“Nuk mjafton vetëm puna e organeve të rendit dhe ligjit, por duhet një mobilizim i joni si shoqëri, në të gjitha nivelet, që të tilla tragjedi të parandalohen e të mos i përjetojmë asnjëherë. Ndajmë dhembjen me familjen dhe të gjithë qytetarët e Kosovës”, ka përfunduar Haradinaj. /Kosovatimes/

You Might Also Like

Escobar: Kemi sfida në raportet dypalëshe me Kurtin

Osmani pranoi letrat kredenciale nga ambasadori i ri i Australisë

Abdixhiku: Kurti s’ka gatishmëri të koordinohet me aleatët

Gërvalla: Jemi të hapur për zgjedhje të reja në veri, por duhen hapa të tjerë

Opozita pas takimit me emisaret: Kosova po futet në një situatë shqetësuese

Kosova Times November 30, 2022
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Ballina 1Lajme

Serbia përgatit përforcim financiar për serbët që braktisën institucionet e Kosovës

Kosova Times Kosova Times November 8, 2022
Nen avujt e alkoolit djali ushtron dhunë ndaj babait, i demolon edhe zyrën
Krasniqi uron për festën e Krishtlindjes
NATO po përgatit një marrëveshje për furnizimin me armë në Ukrainë
Donna Dafi e publikon këngën e re në gjermanisht dhe shqip; “Wo bist du?”/ “Ku je?”
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?