By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Nëse dikujt i takon çmimi Oskar për poshtërsi, atëherë ju takon kuvendarëve të Kosovës
June 8, 2025
Kurti për barazimin: Të pakënaqur me rezultatin, por jo me kombëtaren
June 8, 2025
Komuna e Podujevës nga sot nis dezinsektimin e hapësirave publike
June 8, 2025
Ndeshja ndaj Serbisë, Proda: Policia dëshmoi profesionalizëm
June 8, 2025
Gjokoviqi `lavdëron` Shqipërinë
June 8, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Samiti i Tiranës, pritet të nënshkruhet një Deklaratë për uljen e çmimeve të roamingut ndërmjet BE-së dhe Ballkanit Perëndimor
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Hi-tech > Teknologji > Samiti i Tiranës, pritet të nënshkruhet një Deklaratë për uljen e çmimeve të roamingut ndërmjet BE-së dhe Ballkanit Perëndimor
Ballina 2Teknologji

Samiti i Tiranës, pritet të nënshkruhet një Deklaratë për uljen e çmimeve të roamingut ndërmjet BE-së dhe Ballkanit Perëndimor

Kosova Times
Last updated: 2022/12/03 at 2:59 PM
Kosova Times Published December 3, 2022
Share
SHARE

Samiti i Tiranës do të mbahet më 6 dhjetor, ndërsa operatorët e telekomunikacionit nga Bashkimi Evropian dhe Ballkani Perëndimor pritet të nënshkruajnë një Deklaratë që mundëson uljen e çmimeve të roaming ndërmjet BE-së dhe Ballkanit Perëndimor gjatë vitit 2023.

Këshilli për Bashkëpunim Rajonal (RCC) ndan disa informacione para mbajtjes së Samitit:

Pritshmëritë nga Samiti i Tiranës janë të larta, veçanërisht për shkak të lajmeve të mira për qytetarët e rajonit, nga Samiti i Procesit të Berlinit në fillim të nëntorit – kur liderët e Ballkanit Perëndimor, në kuadër të Planit të Veprimit të Tregut të Përbashkët Rajonal (CRM), nënshkruan tre marrëveshje të rëndësishme (për Lirinë e Lëvizjes me Kartë Identifikimi, për Njohjen e Kualifikimeve të Arsimit të Lartë dhe për Njohjen e Kualifikimeve Profesionale për Doktorët e Mjekësisë, Stomatologët dhe Arkitektët), të koordinuara dhe të ndërmjetësuara nga RCC.

Tashmë, marrëveshjet do të hyjnë në procedurën e ratifikimit në nivel kombëtar, sipas kërkesave të parashikuara nga legjislacioni përkatës i secilës prej Palëve. RCC është në kontakt të rregullt me ​​të gjithë nënshkruesit e marrëveshjeve në lidhje me proceset e ratifikimit. Është në interesin e të gjithëve që Marrëveshjet të fillojnë zbatimin e tyre sa më shpejt, ndaj jemi optimistë se kjo do të ndodhë në kohën më të shkurtër të mundshme.

Megjithatë, puna jonë për zbatimin e CRM vazhdon. Që prej hyrjes në fuqi të Marrëveshjes Rajonale të Roaming-ut në Ballkanin Perëndimor, duke mundësuar në rajonin tonë roaming me tarifa 0 që nga korriku 2021, RCC ka punuar në bashkëpunim të ngushtë me Komisionin Evropian, Bashkimin Evropian dhe operatorët e Ballkanit Perëndimor, si dhe autoritetet në rajon, për reduktimin e roaming-ut edhe mes vendeve të BE-së dhe Ballkanit Perëndimor. Që nga korriku 2021, janë mbajtur një sërë takimesh konsultimi me operatorët e BE-së dhe të Ballkanit Perëndimor.

Mund të gjeni më shumë informacion në faqen tonë të internetit dhe kanalet e mediave sociale, por më e fundit është kjo:

Roaming Free në Ballkanin Perëndimor prezanton disa ndryshime të rëndësishme. Sipas statistikave nga draft raporti i trafikut të të dhënave në roaming, numri i përdoruesve të roaming në rajon është rritur me 100%. Kur krahasojmë gjysmën e dytë të vitit 2021 me gjysmën e parë të të njëjtit vit, numri i minutave të kryera në thirrjet zanore dalëse u rritën deri në 237%, ndërsa thirrjet zanore hyrëse u rritën deri në 173%. Në të njëjtën kohë, vëllimi i trafikut të të dhënave u rrit deri në 459%.

Të dhënat e roaming nga raporti i të dhënave Roaming, bazuar në të dhënat e vitit 2021:

Trafiku i përdorimit nga kosovarët, gjatë roaming në BP në gjysmën e dytë të vitit 2021 krahasuar me gjashtëmujorin e parë 2021:

Thirrjet zanore dalëse (numri i minutave): 45% rritje

Thirrjet zanore hyrëse (numri i minutave): 147% rritje

Volumi i trafikut të të dhënave (MB): 80% rritje

Këto janë shifra të jashtëzakonshme që shkojnë në favor jo vetëm të bashkëpunimit rajonal në tërësi, por flasin shumë edhe për një klimë më të mirë në të gjithë rajonin. Për sa i përket perspektivës ekonomike, sipas raportit të Bankës Botërore, rajoni vlerësohet të regjistrojë një rritje ekonomike prej 3.4% këtë vit.

Çdo arritje dhe rezultat nën agjendën e Tregut të Përbashkët Rajonal është një hap përpara drejt krijimit të një klime investimi mikpritëse që mund të tërheqë investime me cilësi të lartë dhe të qëndrueshme.

Prandaj, ulja e tarifave të roaming ndërmjet BE-së dhe rajonit tonë do të jetë një arritje e rëndësishme po të merret parasysh fluksi tashmë i lartë i udhëtimeve turistike nga Ballkani Perëndimor drejt vendeve te BE-së dhe anasjelltas, veçanërisht duke pasur parasysh komunitetet e rëndësishme të diasporës. Përfitimet janë të shumta. Do të kursente para për qytetarët e të gjithë Ballkanit Perëndimor dhe BE, si dhe do të ulte kostot e funksionimit të biznesit; do të inkurajonte të bërit biznes jashtë kufijve të tyre, por gjithashtu do t’i jepte një shtysë edhe më të madhe turizmit tonë.

Pikërisht për të gjitha këto arsye Samiti BE-BP në Tiranë më 6 dhjetor 2022 është i rëndësishëm në shumë nivele – nga këndvështrimi i BE-së i BP- së, agjendës së Gjelbër të BP- së, sigurisë së energjisë dhe ushqimit, rinisë e deri te trajtimi i dezinformimit dhe i kërcënimeve kibernetike dhe padiskutim dhe ulja e tarifave të roaming. Rritja e zbatimit të Planit të Veprimit të Përbashkët Rajonal të Tregut është me rëndësi të madhe dhe ne shpresojmë të shohim rezultate pozitive dhe të prekshme për qytetarët në lidhje me uljen e tarifave të roaming midis Bashkimit Evropian dhe Ballkanit Perëndimor.

You Might Also Like

Kandidati për president në Kolumbi qëllohet me plumba në kokë në mitingu

DASH: Ballkani, pjesë e strategjisë amerikane për dëbimin e migrantëve

Netanyahu po armatos xhihadistët në Gaza? “Do të kthehet kundër nesh”

Kurti: Shëndeti publik është gurthemeli i një shoqërie

Trump u ndalon qytetarëve të 12 vendeve hyrjen në SHBA

Kosova Times December 3, 2022
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Lajme

Del një tjetër foto e Arben Ahmetajt nga arratia

Kosova Times Kosova Times December 30, 2024
Hapet Observatori dhe Planetariumi i parë Kombëtar i Kosovës
Fryma e fundjavës në Maglaj: Aty ku kulturat bashkojnë
Peci kritikon Kryeministrin Kurti për fjalimin në New York dhe përzgjedhjen e audiencës
OSBE pas zgjedhjeve në veri: Të merren parasysh interesat e gjithë komuniteteve
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?