Kreu i PDK Memli Krasniqi ka zhvilluar një takim me ambasadorin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në vendin tonë, Jeffrey Hovenier.
Në këtë takim në selinë e PDK dy bashkëbiseduesit diskutuam për zhvillimet e fundit politike në Kosovë, më theks të veçantë gjendjen e sigurisë në pjesën veriore të vendit dhe procesin zgjedhor në katër komunat atje.
“Ambasadorin Hovenier e informova për qëndrimin e PDK-së rreth këtij procesi. Ne i jemi përgjigjur Dekretit të Presidentes për këtë proces zgjedhor dhe në respektim të afateve dhe ligjeve kemi propozuar kandidatët tanë për kryetarë dhe asamblistë në katër komunat në veri. Presim nga Qeveria dhe institucionet e Kosovës që të sigurojnë kushtet e favorshme për mbarëvajtjen e procesit zgjedhor. Garantimi i sigurisë për secilin qytetar të Republikës së Kosovës duhet të jetë prioritet kryesor”, ka thënë Krasniqi. /Kosovatimes/