Një grua e re lindi papritur gjatë një fluturimi të KLM nga Ekuador në Amsterdam javën e kaluar, tha spitali holandez që mori pasagjerin.
Pak orë para uljes së të mërkurës, gruaja ndjeu dhimbje barku dhe shkoi në tualet. Atje, pas disa kontraktimeve të shkurtra, ajo lindi një djalë, tha spitali Spaarnse Gasthuis, duke shtuar se gruaja pretendoi se nuk e kishte idenë se ishte shtatzënë.
Në aeroplan kanë qenë dy mjekë dhe një infermiere nga Austria, të cilët kanë ofruar ndihmë. Sipas spitalit, nëna i ka vënë emrin djalit të saj me emrin e një prej personave që i ka ardhur në ndihmë: Maximilian.
Nëna u dërgua në spital pas uljes në aeroportin Schiphol. Si nëna ashtu edhe djali janë mirë, njoftoi spitali.
Gruaja do të vazhdojë rrugën drejt Madridit, ashtu siç e kishte planifikuar, pasi spitali i kishte pajisur me dokumentacionin e nevojshëm për fëmijën.