By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Osmani takon mërgatën në Zvicër: Secili prej tyre na bën krenar
January 24, 2026
Kurti: Kosova, vend për të mësuar në praktikë rreth të drejtave të njeriut
January 24, 2026
Ka hyrë në fuqi ngritja e çmimit për mbeturina
January 24, 2026
Uji që vjen nga Liqeni i Badocit vazhdon të jetë i papijshëm
January 24, 2026
Kishin urdhërarrest aktiv, kapen të dyshuarit nga policia në Ferizaj
January 24, 2026
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Von Cramon thotë se integrimi i Kosovës në BE varet edhe nga dialogu me Serbinë
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > Von Cramon thotë se integrimi i Kosovës në BE varet edhe nga dialogu me Serbinë
Ballina 1Lajme

Von Cramon thotë se integrimi i Kosovës në BE varet edhe nga dialogu me Serbinë

Kosova Times
Last updated: 2022/12/15 at 10:06 PM
Kosova Times Published December 15, 2022
Share
SHARE

Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola von Cramon, tha se aplikimi i Kosovës për anëtarësim në Bashkimin Evropian është hap i rëndësishëm, por shtoi se integrimi në bllok varet edhe nga dialogu me Serbinë.

“Është thelbësore që gjithë Ballkani Perëndimor të futet në BE. Ritmi i integrimit të Kosovës në BE do të varet nga përkushtimi i saj për miratimin e reformave të nevojshme dhe përfundimin e suksesshëm të dialogut me Serbinë, të udhëhequr nga Bashkimi Evropian”, deklaroi ajo në Twitter.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, i dorëzoi të enjten Çekisë – vendit që aktualisht kryeson Presidencën e Bashkimit Evropian – aplikimin e Kosovës për anëtarësim në BE.

Kjo, tha ai, është një ditë historike për Kosovën dhe një ditë e madhe për demokracinë në Evropë.

Aplikimi për anëtarësim në BE është vetëm hapi i parë i një procesi që mund të zgjasë me vite.

Një ditë më herët, udhëheqësit e Kosovës, përfshirë kryeministrin Kurti, presidenten Vjosa Osmani dhe kryetarin e Kuvendit, Glauk Konjufca, e nënshkruan aplikimin për anëtarësim në BE në Prishtinë, duke e cilësuar si “hap historik” për Kosovën.

Javën e ardhshme, presidenca çeke e BE-së pritet t’i njoftojë vendet tjera anëtare për aplikimin e Kosovës.

Trajtimin e kësaj çështjeje do ta vazhdojë pastaj Suedia, e cila merr kryesimin e BE-së nga 1 janari.

Nga vendet e Ballkanit Perëndimor, Kosova mbetet e fundit në procesin e integrimeve evropiane.

You Might Also Like

Osmani takon mërgatën në Zvicër: Secili prej tyre na bën krenar

Kurti: Kosova, vend për të mësuar në praktikë rreth të drejtave të njeriut

Ka hyrë në fuqi ngritja e çmimit për mbeturina

Uji që vjen nga Liqeni i Badocit vazhdon të jetë i papijshëm

Kishin urdhërarrest aktiv, kapen të dyshuarit nga policia në Ferizaj

Kosova Times December 15, 2022
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Rajon / Botë

Ministria e Jashtme tregon kushtin për tërheqjen e armëve bërthamore taktike ruse nga territori i Bjellorusisë

Kosova Times Kosova Times July 31, 2023
Në veri të Kosovës situata është e qetë
Pamjet e pabesueshme vijnë pas sulmit ukrainas në magazinë ruse, janë regjistruar 18 tërmete
Publikon pamjet nga takimi me Macron, Rama: Hap rrugën për projekte të reja
Sveçla viziton stacionet policore në veri: Të gjithë pjesëtarët e policisë janë duke i përmbushur me përkushtim detyrat zyrtare
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?