Ministri i Punëve të Brendshme të Kosovës, Xhelal Sveçla, ka bërë të ditur se ka qenë për vizitë të dielën në pikën kufitare në Bërnjak, në stacionin policor të kufirit në Bërnjak, dhe në stacionin policor të policisë kufitare në Jasenovik.
Ai ka thënë se gjithë pjesëtarët e Policisë së Kosovës, me përkushtim janë duke përmbushur detyrat e tyre zyrtare, duke siguruar ambient të qetë dhe shërbime për të gjithë qytetarët, si në pikat kufitare ashtu edhe brenda gjithë territorit të Republikës së Kosovës.
“Policia e Kosovës është e të gjithë qytetarëve të Republikës së Kosovës. Si e tillë, ajo do të vazhdojë të kryejë misionin e saj me gatishmëri të plotë, në shërbim të të gjithë qytetarëve tanë pa asnjë dallim”, ka shkruar Sveçla në Facebook.