By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Horoskopi ditor për 13 dhjetor
December 13, 2025
Blogerja e famshme Maria Magdalena u gjet e vdekur: çfarë i ndodhi modeles
December 12, 2025
Miss Finlanda, e cila është me origjinë nga Kosova, i është hequr titulli për shkak të një fotoje kontroverse
December 12, 2025
Kurti: S`heqim dorë nga punët e mira e shërbimi ndaj të mirës së përbashkët
December 12, 2025
Ukraina goditi një An-26 rus: U shkatërruan edhe dy sisteme radarësh me vlerë të lartë (VIDEO)
December 12, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Zelensky për Krishtlindje: Liria ka çmim të lartë, por skllavëria edhe më të lartë
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Ballina 2 > Zelensky për Krishtlindje: Liria ka çmim të lartë, por skllavëria edhe më të lartë
Ballina 2Rajon / Botë

Zelensky për Krishtlindje: Liria ka çmim të lartë, por skllavëria edhe më të lartë

Kosova Times
Last updated: 2022/12/25 at 12:24 PM
Kosova Times Published December 25, 2022
Share
SHARE

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, u ka bërë thirrje bashkatdhetarëve të tij që të qëndrojnë përballë sulmeve ruse, ndërsa vendi feston Krishtlindjen. Ai tha se “liria ka çmim të lartë, por skllavëria ka çmim edhe më të lartë”.

Sulmet ruse me raketa dhe dronë kanë lënë miliona ukrainas pa energji elektrike, ngrohje dhe ujë të pijshëm.

Të shtunën, sulmet ajrore ruse vranë dhjetë persona në qytetin jugor të Ukrainës, Herson, thanë zyrtarët, duke shtuar se 68 persona të tjerë u plagosën.

Ukraina ka rimarrë Hersonin nga forcat ruse muajin e kaluar.

Shumica e ukrainasve janë të krishterë ortodoksë dhe festojnë natën e Krishtlindjes më 6 janar. Megjithatë, një numër në rritje i besimtarëve festojnë më 24 dhjetor, si shumica e të krishterëve në mbarë botën.

Në një fjalim me video drejtuar kombit të shtunën vonë, Zelensky tha: “Ne duruam në fillim të luftës, duruam sulmet, kërcënimet, shantazhet bërthamore, terrorin, sulmet me raketa. Le të durojmë këtë edhe dimër sepse ne e dimë se kundër kujt po luftojmë. Do t’i festojmë festat tona. Do të jemi të lumtur. Dallimi është në një gjë: ne nuk duhet të presim mrekulli, duhet ta krijojmë atë vetë”, tha ai, shkruan BBC.

Zelensky ka paralajmëruar për sulme të mundshme ruse gjatë sezonit të festave dhe u ka bërë thirrje ukrainasve që të jenë vigjilentë ditët në vijim.

Rusia ka nisur pushtimin e paprovokuar të Ukrainës më 24 shkurt – lufta ka hyrë në muajin e saj të njëmbëdhjetë – dhe që nga tetori Rusia po kryen sulme ndaj infrastrukturës së energjisë, duke lënë miliona ukrainas pa furnizim me rrymë.

You Might Also Like

Ukraina goditi një An-26 rus: U shkatërruan edhe dy sisteme radarësh me vlerë të lartë (VIDEO)

Ursula von der Leyen për vendimin e ashpër të BE-së: “Ky është një mesazh i forte”

Mbreti Charles III mbi luftën kundër kancerit: Falë diagnozës së hershme, numri i trajtimeve zvogëlohet

Cilat fe janë më të përfaqësuara në mesin e Gjeneratës Z në Evropë: Disa vende mund t’ju habisin

Kryeministri pakistanez priti 40 minuta që Putini të takohej me Erdoganin, pastaj i ‘u prish filmi’

Kosova Times December 25, 2022
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Rajon / Botë

Video e arrestimit të vrasësit të cmendur: E mposhti policia, gjunjëzohet në lëndinë me sy të lidhur!

Kosova Times Kosova Times September 28, 2023
“Njëqind ditët e para disi pa ngjyrë”, DW: Giorgia Meloni, populistja e djathtë me tone të buta dhe qeverisje të hekurt
Ushtarët italianë kryen patrullime rutinore
Mësuesi rus i balalaikes ngulfte fëmijët me një qese plastike
Senati amerikan ka hapur një hetim për refuzimin e Musk për të aktivizuar Starlink për sulmin ukrainas në Krime
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?