Operatorët e transportit në Zvicër u bëjnë me dije familjarëve të udhëtarëve se nisja e të cilëve është bërë me datën 27 dhjetor nga Zvicra për Kosovë ka ndërruar drejtimin për shkak të bllokadës së kufijve.
“Ju njoftojmë se konform informacioneve zyrtare nga agjencia për menaxhimin e kufijve ne do të veprojmë me kohë duke gjetur rruge alternative sipas nevojës së rastit për të ofruar udhëtim te sigurt duke eliminuar Serbinë për të arritur në Kosovë, pra kalimet kufitare Kroaci Mali i Zi Shqipëri Kosovë!”, shkruan kompania e transportit.
Ata theksojnë se për të gjitha çështjet me rendësi Ju njoftojmë me kohë! Autobusi i nisur te martën gjendet në Milano rrugës për Kosovë! /Kosovatimes/