By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Tre ditë në Napoli: Pica e parë në botë, sekrete nëntokësore dhe sharmi i parezistueshëm i kaosit
June 14, 2025
Përmbyset autobusi me studentë ukrainas në Francë, 4 të vdekur
June 14, 2025
Katalonja ndalon plotësisht përdorimin e telefonave celularë në shkollat ​​fillore dhe të mesme
June 14, 2025
Axhenda ndërkombëtare
June 14, 2025
Moti në Shqipëri me diell
June 14, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Publikohen deklaratat tatimore të Donald Trumpit
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Ballina 2 > Publikohen deklaratat tatimore të Donald Trumpit
Ballina 2Rajon / Botë

Publikohen deklaratat tatimore të Donald Trumpit

Kosova Times
Last updated: 2022/12/31 at 12:26 AM
Kosova Times Published December 30, 2022
Share
SHARE

Një komision i Dhomës së Përfaqësuesve publikoi të premten taksat e gjashtë viteve të fundit të ish-presidentit amerikan, Donald Trump, duke hedhur më shumë dritë mbi të dhënat e tij financiare, që ai bëri përpjekje të mëdha për t’i mbajtur sekrete.

Ky është rezultat i një përpjekjeje shumë vjeçare të ligjvënësve demokratë për të mësuar më shumë rreth financave të manjatit të pasurive të patundshme, i cili shkeli traditën politike dhjetëra vjeçare, duke mos publikuar në mënyrë vullnetare informacionet lidhur me të ardhurat e tij në kohën kur ishte kandidat për president.

Taksat e bëra publike janë ato viteve 2015-2020. Bëhet fjalë për 2.700 faqe të deklarimeve tatimore të Trumpit dhe bashkëshortes së tij, Melania Trump, dhe më shumë se 3.000 faqe të tjera të deklarimeve tatimore të bizneseve të tij.

Publikimi i tyre pason një votim në vija partiake të Komisionit të Dhomës së Përfaqësuesve mbi të Ardhurat Buxhetore javën e kaluar për të bërë publike dokumentet e taksave, duke mbajtur të fshehta vetëm informacionet private, si të dhënat e kartave të identitetit dhe adresat.

Ligjvënësit demokratë të këtij komisioni, thanë se publikimi i tyre po bëhej në mbështetje të transparencës dhe sundimit të ligjit, ndërsa ligjvënësit republikanë thonë se publikimi është një precendent i rrezikshëm që kërcënon masat e mbrojtjes së privatësisë.

Publikimi i taksave të Trumpit bëhet vetëm disa ditë para se republikanët të marrin kontrollin e Dhomës së Përfaqësuesve.

Komisioni i siguroi dokumentet e taksave ndërsa po hetonte, siç vihet në dukje në një raport të 20 dhjetorit, dështimin e agjencisë së taksave për të bërë kontrollet e parashikuara me ligj të taksave të Trumpit gjatë presidencës së tij.

Publikimi i këtyre dokumenteve mund të nxjerrë informacione të reja në lidhje me financat e ish-presidentit, për të cilat është folur shumë që në ditët kur ai filloi biznesin e pasurive të paluajtshme në Manhattan në vitet 1980. Publikimi i dokumenteve të taksave mund të ketë një rëndësi më të madhe tani që Trumpi ka filluar fushatën e tij të tretë për president të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Deklaratat tatimore të Trumpit ka të ngjarë të ofrojnë një pasqyrë më të qartë të financave të tij gjatë kohës kur ai ishte president.

Trump, i njohur për ndërtimin e rrokaqiejve dhe drejtimin e një emisioni televiziv biznesi përpara se të bëhej president, shkeli një traditë të hershme politike, duke mos i bërë publike tatimet e deklaruara në kohën kur ishte kandidat për president. Megjithatë, ai dha disa detaje të kufizuara në lidhje me pasuritë dhe të ardhurat e tij në formularët mbi gjendjen financiare, që ai i plotësoi kur vuri kandidaturën për president.

Çdo president dhe kandidat nga të dy partitë kryesore amerikane, që nga koha e ish-presidentit, Richard Nixon, në mënyrë vullnetare ka bërë publike të paktën një përmbledhje të informacionit mbi deklarimet e tyre tatimore. Trump e kundërshtoi këtë prirje si kandidat dhe si president, duke pohuar vazhdimisht se taksat e tij ishin “duke u shqyrtuar nga autoritetet” dhe nuk mund të bëheshin publike.

Në vend të kësaj, Trumpi ka reklamuar vlerën e lartë të pasurive të tij të patundshme, në deklarimet financiare vjetore që u jep bankave për të siguruar kredi të reja, si dhe revistave financiare për të justifikuar vendin e tij në renditjen e miliarderëve të botës.

Prokurorja e Përgjithshme e Nju Jorkut, Letita James, ka ngritur një padi që pretendon se Trumpo dhe Organizata Trump kanë fryrë vlerën e pasurive në deklarimet e tyre tatimore, si pjesë e një skeme shumëvjeçare mashtrimi.

Gazeta The New York Times në vitin 2020 raportoi se Trumpi kishte paguar vetëm 750 dollarë taksa federale mbi të ardhurat në vitet 2017 dhe 2018, dhe se në 10 nga 15 vjetët e mëparshme ai nuk kishte paguar taksa mbi të ardhurat sepse, në përgjithësi, gjatë atyre viteve ai kishte deklaruar humbje financiare.

Në raportin e tij javën e kaluar, Komisioni i Dhomës së Përfaqësuesve mbi të Ardhurat Buxhetore, tha se administrata Trump mund të mos ketë respektuar rregullin e miratuar pas skandalit “Watergate”, që e bën të detyrueshëm kontrollin e dokumenteve tatimore të presidentit. /Zëri i Amerikës/

You Might Also Like

Përmbyset autobusi me studentë ukrainas në Francë, 4 të vdekur

Katalonja ndalon plotësisht përdorimin e telefonave celularë në shkollat ​​fillore dhe të mesme

Axhenda ndërkombëtare

Zyrtari iranian: Do të synojmë bazat e vendeve që mbrojnë Izraelin

Numri i të plagosurve në sulmet iraniane është rritur në 63, dy persona në gjendje kritike.

Kosova Times December 30, 2022
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Lajme

Dhoma e Tregtisë dhe Komuna e Pejës me Memorandum Bashkëpunimi

Kosova Times Kosova Times March 6, 2024
Sveçla viziton Gjakovën dhe Rahovecin: Ofruam përkrahje për tejkalimin e situatës
Haradinaj uron qytetarët për festë: Festofshim gjithmonë bashkë!
John Kirby: SHBA do t’i ndajë një paketë tjetër armësh Ukrainës
Tërheqja e shortit, Kryeziu: Garanton trajtim të barabartë për garuesit
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?