By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Horoskopi ditor për 23 janar
January 24, 2026
Gazetari vullnetar serb : Nga dëshmitar i dhunës në pjesëmarrës të saj
January 23, 2026
Ideologu i Kremlinit prezenton vizionet e nje Rusie ideale
January 23, 2026
Moti në vikend, kryesisht i vranët me riga shiu e temperatura të ulëta
January 23, 2026
Ministri iranian fyen ashpër Zelenskyn, thotë: “Ndryshe nga ju, ne nuk kërkojmë ndihmë nga të huajt”
January 23, 2026
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Policia hap konkurs për pranimin e policëve të rinj në veri
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > Policia hap konkurs për pranimin e policëve të rinj në veri
Ballina 1Lajme

Policia hap konkurs për pranimin e policëve të rinj në veri

Kosova Times
Last updated: 2023/01/04 at 9:12 PM
Kosova Times Published January 4, 2023
Share
SHARE

Policia e Kosovës njoftoi për hapjen e konkursit për pranimin e policëve të rinj në Drejtorinë Rajonale Mitrovicë Veri.

Në pjesën veriore të shtetit – të banuar me shumicë serbe – qindra zyrtarë policorë serbë dhanë dorëheqje në nëntor të vitit të kaluar, si shenjë pakënaqësie me një vendim të Qeverisë së Kosovës lidhur me targat e makinave.

Kosova dhe Serbia në ndërkohë arritën marrëveshje për targat, me ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian.

Në njoftimin e Policisë thuhet se kërkohen policë nga të gjitha minoritetet që jetojnë në Kosovë (serb, boshnjak, malazez, turk, goran, rom, ashkali, egjiptas, kroat dhe maqedonas). Konkursi do të jetë i hapur deri më 26 janar.

Vetë kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, më 28 dhjetor 2022, u bëri thirrje serbëve që të aplikojnë për vende pune në institucionet e Kosovës.

“Zbrazëtinë që ekziston brenda institucioneve tona të përbashkëta pas dorëheqjes kolektive dhe kryesisht të detyruar, të disa qindra serbëve, ne nuk duam ta mbushim me shqiptarë”, deklaroi Kurti.

Lista Serbe – partia kryesore e serbëve në Kosovë, që ka mbështetjen e Beogradit – kishte njoftuar se serbët do të tërhiqeshin nga institucionet e Kosovës në fillim të nëntorit të vitit të kaluar. Atëbotë, dorëheqje dhanë edhe gjyqtarët, prokurorët dhe personeli tjetër nga radhët e komunitetit serb. Po ashtu, u dorëhoqën edhe zyrtarët e Listës Serbe nga institucionet lokale dhe qendrore, përfshirë Qeverinë dhe Kuvendin e Kosovës.

Që nga dorëheqja e zyrtarëve policorë serbë në katër komunat në veri – Mitrovicë e Veriut, Leposaviq, Zveçan dhe Zubin Potok – policia ka njoftuar se ka dërguar atje zyrtarë të rendit nga rajone të tjera.

Misioni i Bashkimit Evropian në Kosovë për Sundim të Ligjit (EULEX) deklaroi më 31 dhjetor se për shkak të dorëheqjeve në veri, ka vakum të sigurisë, duke kërkuar që serbët të kthehen në institucionet e Kosovës.

You Might Also Like

Moti në vikend, kryesisht i vranët me riga shiu e temperatura të ulëta

Shtëpia e Bardhë ndan foton e Trumpit, në fokus edhe Osmani

100 ditë në Kosovë, ambasadori gjerman vlerëson mikpritjen dhe bukuritë

Cakolli: Rreth 80 mijë vota të kandidatëve të numëruara gabimisht në QNR

OVL UÇK mbështet marshin “Drejtësi, jo politikë!” më 17 shkurt

Kosova Times January 4, 2023
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
1 Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Ballina 2Rajon / Botë

Dumani: Eshtë kërkuar ekstradimi i Ahmetajt nga Zvicra

Kosova Times Kosova Times July 8, 2024
Krasniqi: Miqësia e Kosovës me ShBA-në është e përhershme
Që nga viti 2007, 56 të arratisur nga burgjet në Kosovë
City me një këmbë në çerekfinale
KESCO dënohet me 25 mijë euro nga AIP
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?