By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Lajm i mirë – BE-ja po ndryshon rregullat për bagazhet e dorës
June 29, 2025
Bali Europian: Ka plazhe të bukura me rërë dhe një koktej në një bar plazhi do t’ju kushtojë vetëm 3 euro
June 29, 2025
Publiku brohorit “Vdekje Ushtrisë Izraelite” në festivalin e muzikës në Angli
June 29, 2025
RrGK reagon pas raportimeve se gazetari Syla përdori dhunë ndaj të dashurës
June 29, 2025
Lezha priti mbi 290 mijë pushues deri në fund të qershorit, avantazh çmimet dhe cilësia
June 29, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Lufta e talibanëve kundër grave dhe vajzave afgane
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Rajon / Botë > Lufta e talibanëve kundër grave dhe vajzave afgane
Rajon / Botë

Lufta e talibanëve kundër grave dhe vajzave afgane

Kosova Times
Last updated: 2023/01/05 at 2:01 PM
Kosova Times Published January 5, 2023
Share
SHARE

Fahima ka qenë dëshmitare se si shumë nga të drejtat dhe liritë e saj u zhdukën më 2022, teksa talibanët vendosën kufizime ndaj grave afgane.

Punëtore e ndihmës në provincën jugore afgane të Uruzganit, Fahima ishte punësuar në një prej fushave që grupi militant lejonte gratë të punonin.

Por, kjo 26-vjeçare, muajin e kaluar humbi të ardhurat e saj me të cilat siguronte jetesën, kur talibanët ndaluan të gjitha organizatat lokale dhe ndërkombëtare që të punësojnë gratë afgane.

“Si do të mbijetojmë”, tha Fahima për Radion Azadi të Radios Evropa e Lirë. Ajo kishte fituar 200 dollarë në muaj nga puna që bënte. “Unë isha mbajtësja e familjes. Pas kësaj ndalese, unë nuk e di se çfarë do të hamë”.

Ndalesa e fundit e talibanëve erdhi në fundin e vitit 2022, në të cilin, islamistët e linjës së ashpër intensifikuan sulmin e tyre ndaj të drejtave të grave, përfshirë edhe të drejtën që të punojnë jashtë shtëpive të tyre apo të arsimohen.

Gratë afgane protestojnë mbylljen e universiteteve për gratë. Kabul, 12 dhjetor 2022.
Gratë afgane protestojnë mbylljen e universiteteve për gratë. Kabul, 12 dhjetor 2022.

Ditë më parë, gratë u përballën edhe me një goditje të rëndë, pasi talibanët ndaluan studentet që të vijojnë mësimin në të gjitha universitetet publike dhe private. Gratë paraprakisht ishin lejuar që të shkonin në universitet, edhe pse kishin qenë subjekt i ndarjes gjinore dhe i kodit të ashpër të veshjes.

“Kam sakrifikuar gjithçka: kohën e lirë, ushqimin dhe pushimin për të shkuar në shkollën e mjekësisë”, tha Meena Hasanzai, një studente e një universiteti në Kabul. “Tani nuk mund të bëj asnjë tjetër veçse të qaj”, shtoi ajo për REL-in.

Gjatë vitit 2022, talibanët ndaluan gratë që të shkonin në palestra sportive, banja publike dhe parqe. Gratë po ashtu u urdhëruan që të mbulonin fytyrat e tyre në publik, teksa militantët rikthyen policinë famëkeqe të moralit, që zbaton kufizimet e ashpra fetare të talibanëve.

Pasi morën pushtetin në gusht të vitit 2021, talibanët ndaluan vajzat që të shkonin në shkolla të mesme, vendosën kufizime në udhëtimin e grave dhe shpërbën Ministrinë për Çështje të Grave.

Organizatat për të drejtat e njeriut kanë akuzuar talibanët se po tentojnë të zhdukin gratë nga jeta publike dhe t’i burgosin në shtëpitë e tyre. Kufizimet drakoniane të grupit militant e kanë bërë Afganistanin shtetin më shtypës për gratë në botë, kanë argumentuar këto organizata.

Gratë afgane, të veshura me burka, duke punuar në një rrobaqepësi në Xhalalabad më 1 dhjetor 2022.
Gratë afgane, të veshura me burka, duke punuar në një rrobaqepësi në Xhalalabad më 1 dhjetor 2022.

Mariam Atash, avokate afgano-amerikane dhe avokuese për të drejtat e grave, tha se kufizimet e talibanëve ndaj grave janë “të padrejta, joislamike dhe të pamoralshme” dhe përbëjnë “aparteid gjinor, që është më i rëndë se në çdo vend në botë sot”.

Vëzhguesit thanë se kufizimet e ashpra të talibanëve ndaj grave që punojnë jashtë shtëpive të tyre po ashtu do të përkeqësojnë krizën shkatërruese ekonomike dhe humanitare në Afganistan, shtet që po përballet me papunësi masive dhe inflacion në rritje, por edhe me uri dhe sëmundje.

Gratë afgane duke punuar në një furrë buke, që drejtohet nga një organizatë bamirëse në Kandahar, në jug të Afganistanit.
Gratë afgane duke punuar në një furrë buke, që drejtohet nga një organizatë bamirëse në Kandahar, në jug të Afganistanit.

“Kufizimet e talibanëve kundër grave dhe vajzave janë shkatërruese dhe ato kanë ndikim të madh në shoqërinë afgane”, tha Zaman Sultani, hulumtues për rajonin e Azisë Jugore në organizatën për të drejtat e njeriut, Amnesty International.

Fatima, e vejë nga Uruzgani, i tha REL-it se ajo është “krejtësisht e humbur”.

“Nuk di çfarë të bëjë”, tha kjo nënë e tre fëmijëve që kishte siguruar jetesën duke pastruar shtëpitë e njerëzve të tjerë. “Ata kanë vendosur këto kufizime pa marrë në konsideratë problemet tona”.

Aktivistët kanë paralajmëruar se talibanët ka të ngjarë që edhe më tej të kufizojnë të drejtat e grave gjatë këtij viti, teksa ky grup po rivendos regjimin brutal që kishte pasur në vitet ’90.

Gjatë qëndrimit të parë në pushtet në periudhën 1996-2001, talibanët ndaluan krejtësisht gratë që të shkolloheshin, të dilnin nga shtëpia pa një shoqërues mashkull dhe i detyruan ato që të vishnin në publik burkën.

“Situata është jashtëzakonisht shqetësuese”, tha Sultani. “Talibanët kanë rivendosur pothuajse të gjitha rregullat drakoniane që ata kishin zbatuar ndaj grave dhe vajzave në vitet ‘90”.

You Might Also Like

Publiku brohorit “Vdekje Ushtrisë Izraelite” në festivalin e muzikës në Angli

Që nga sot në Francë, pirja e duhanit është e ndaluar në parqe, rreth shkollave, në plazhe…

Një nga sulmet ajrore më të mëdha ruse deri më sot. U rrëzua një F-16, piloti u vra.

Mali i Zi: Një bisht cigareje i hedhur shkaktoi një zjarr që shkaktoi dy milionë euro dëme

Kush është anëtari i thekur i KGB-së që u prit sot nga Stevandić: “Nëse fitojmë në Siri, do të shkojmë në Ballkan”

Kosova Times January 5, 2023
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Lajme

MPB: Përdorimi i mjeteve piroteknike lejohet vetëm pas 26 dhjetorit

Kosova Times Kosova Times December 17, 2024
Motta flet para ndeshjes me Stuttgart: Ta ruajmë konsistencën
Rama: Në kujtim të Presidentit historik Dr. Ibrahim Rugova – simbol i paqes dhe urtësisë
Murati: Deri më 15 shtator, komunat kanë afat për faljen e 100 eurove për faturat e tatimit në pronë
Australia tërheq njohjen e Jerusalemit Perëndimor si kryeqytet të Izraelit
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?