By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Krasniqi: Zgjedhjet e reja janë tashmë të imponuara
October 31, 2025
Gashi: Diaspora akademike, potencial i fuqishëm për zhvillimin e arsimit
October 31, 2025
U publikuan letrat e diplomatit francez Anton Vas nga viti 1812
October 31, 2025
Abdixhiku: Nuk ka shumicë parlamentare, zgjedhjet e reja të pashmangshme
October 31, 2025
Haradinaj: Zgjedhjet parlamentare të mbahen sa më shpejt
October 31, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Ish-ambasadori Walker nderohet me titullin “Doctor Honoris Causa”/Video
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > Ish-ambasadori Walker nderohet me titullin “Doctor Honoris Causa”/Video
Ballina 1Lajme

Ish-ambasadori Walker nderohet me titullin “Doctor Honoris Causa”/Video

Kosova Times
Last updated: 2023/01/14 at 4:01 PM
Kosova Times Published January 14, 2023
Share
SHARE

William Walker, ish-shefit të misionit të OSBE-së gjatë luftës në Kosovë, i është ndarë sot titulli “Doctor Honoris Causa” nga Universiteti “Haxhi Zeka”në Pejë.

Vetë Walker gjatë fjalës së tij, tha se do donte të fliste për masakrën e Reçakut, por siç tha ai këto fjalë do t’i ruajë për të dielën me 15 janar, ditën kur ka ndodhur masakra më e tmerrshme në fundshekullin e kaluar në Kosovë.

“Dua të falënderoj Universitetin “Haxhi Zeka”, për nderin që më keni bërë mua. Kam dëgjuar shumë për këtë universitet dhe jam krenar që ta marr çmimin sot. Kjo po ndodh sot në Pejë, njëri nga vendet e parapëlqyera në Kosovë. Mendoj që Kurti dhe Pacolli do të donin të kishin lindur këtu. E që nga vizita ime e parë në Kosovë asnjëherë nuk e kam lënë pa e vizituar Pejën”, deklaroi ai.

Ish-ambasadori i OSBE-së, i cili alarmoi botën për atë që kishte ndodhur në Reçak, Walker po ashtu përmendi edhe periudhën e pandemisë, e cila edhe ia pamundësi që të vij në Kosovë për tri vite radhazi.

E rektori i Universitetit “Haxhi Zeka” Armand Krasniqi tha se titulli “Honoris Causa” po i jepet ambasadorit Walker në shenjë nderimi për krejt çka bëri për kauzën e shqiptarëve.

“Sidomos për kontributin e tij në sferën humanitare në mbrojtjen e të drejtave dhe lirive elementare të njeriut e në veçanti për denoncimin e gjenocidit serbe ndaj shqiptarëve në Kosove dhe jo vetëm”, deklaroi Krasniqi.

Në ceremoninë e ndarjes së këtij titulli ishte i pranishëm edhe kryeministri Albin Kurti, ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci dhe përfaqësues të tjerë nga jeta politike, akademike e shoqëria civile.

“Një mik i mirë mund të jetë shpëtimi i nevojshëm…Sot jemi mbledhur pikërisht për të nderuar një mik të madh  të Kosovës dhe të popullit të saj, diplomatin amerikan, William Walker, i cili është me të vërtetë një mik i popullit të Kosovës sepse mes njerëzve të vendit tone, janë të paktë qytetarët e huaj që janë kaq gjerësisht të njohur e kaq unanimisht të vlerësuar sikurse Walker”, deklaroi kryeministri Kurti.

Kryeministri kujtoi periudhën kur e ka takuar për herë të parë në kohën e luftës në Prishtinë. “Në këtë pikë dua të them veçanërisht se ambasadori Walker është edhe miku im që nga koha e luftës kur jemi takuar për here të parë dhe jemi njohur në Prishtinë e deri më sot, ku po ritakohemi sërish në Pejë”, tha ai.

Ndryshe, Qeveria e Kosovës ka ndarë 70 mijë euro për promovimin e librit “Reçaku” të ish-ambasadorit Walker.

You Might Also Like

Krasniqi: Zgjedhjet e reja janë tashmë të imponuara

Gashi: Diaspora akademike, potencial i fuqishëm për zhvillimin e arsimit

U publikuan letrat e diplomatit francez Anton Vas nga viti 1812

Abdixhiku: Nuk ka shumicë parlamentare, zgjedhjet e reja të pashmangshme

Haradinaj: Zgjedhjet parlamentare të mbahen sa më shpejt

Kosova Times January 14, 2023
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Lajme

Kuvendi mbanë seancë të dielën, Kurti pritet ta propozojë Qeverinë e re

Kosova Times Kosova Times October 24, 2025
Të gatshëm për garën e 25 dhjetorit për komunat në veri të Mitrovicës
Bill Klinton nesër në Shqipëri, zbardhet agjenda
Detajet e një sulmi të ri me thikë në Gjermani: Një grua (32) goditi me thikë gjashtë persona në një autobus
Konjufca: Ushtria është e shtetit e shteti është i popullit
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?