By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Konfirmohet vrasja e vajzës nga Vitia në Grac të Austrisë
June 10, 2025
Kurti shpreh ngushëllime pas sulmit tragjik në një shkollë në Graz
June 10, 2025
Mustafa për Bukoshin: Ishte kolos i pavarësisë së Kosovës
June 10, 2025
Suspendohen tre policë pas incidentit ndaj eskortës së Kurtit në Skenderaj
June 10, 2025
Arrestohen tre persona për mashtrim me kredi
June 10, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Sllovenia përkrah Kosovën për anëtarësim në KE
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > Sllovenia përkrah Kosovën për anëtarësim në KE
Ballina 1Lajme

Sllovenia përkrah Kosovën për anëtarësim në KE

Kosova Times
Last updated: 2023/01/16 at 1:32 PM
Kosova Times Published January 16, 2023
Share
SHARE

Ministrja për Punë të Jashtme dhe Diasporë e Kosovës, Donika Gërvalla, ka thënë të hënën se Kosova nuk do të kërkojë rrugica për të zbatuar një asociacion, i cili shkel Kushtetutën e vendit. Ajo e ka bërë këtë deklaratë në një konferencë të përbashkët me ministren e Jashtme të Sllovenisë, Tanja Fajon, kur është pyetur për zbatimin e marrëveshjes për Asociacionin e komunave me shumicë serbe.

Sa i përket dialogut Kosovë-Serbi, ministrja e Punëve të Jashtme të Kosovës, Donika Gërvalla, deklaroi se Kosova është e gatshme dhe e përgatitor të finalizojë këtë proces.

“Por e tillë  nuk është Serbia. Keni parë çdo ditë se si Vuçiq e Daçiq flasin se nuk do ta njohin Kosovën ,se Kosova është çerdhe e terrorizimit e shumëçka tjetër”, tha ajo.

“Por jemi të gatshëm që me ngulm,  atë që ka thënë BE-ja,  të vazhdojmë të bisedojmë intesivisht e të flasin për tërë situatën e jo të merremi me cështje të vogla”, tha ministrja e Punëve të Jashtme të Kosovës.

 

Nga ana e saj, ministrja e Punëve të Jashtme të Sllovenisë, Tanja Fajon, rikonfirmoi se Sllovenia e Kosova kanë lidhje të forta mes tyre. Në këtë frymë, ajo uroi kosovarët për arritjen e fundit e që është marrja e datës finale për liberalizim të vizave, që është më së largu 1 janari i vitit 2024.

“Ky do të jetë hap i mirë për integrime evropiane”, tha Fajon. Ajo tha se me homologen kosovare ka biseduar për bashkëpunim mes dy vendeve.

“Sllovenia ka interes të investojë e bashkëpunojë me Kosovën në shuam fusha, si në atë të energjetike.

“Por kemi folur edhe për ambiciet e Kosovës për anëtarësim në BE e Këshillin e Evropës, për reformat në drejtim të shteti t të së drejtës”, deklaroi kryediplomatja sllovene.

Ajo konfirmoi se të gjithë janë të shqetësuar për rreziqet e sigurisë në Ballkan dhe sipas saj, duhet pasur një Ballkan Perëndimor të fortë e gjithashtu edhe një Kosovë të fortë.

“Folëm edhe pjesën veriore të Kosovës, dhe për përpjekjet e Kosovës që të përpiqet të normalizojë marrëdhëniet me Serbinë, që të mos eskalojë  situata e të vazhdojë dialogu për marrëveshjen e sponsorizuar nga BE-ja”, tha Fajon.

Ajo ritheksoi se Sllovenia është miku i Kosovës. “Nuk flas vetëm nga pozita e ministres së Jashtme, pasi  unë e njoh Kosovën dhe do t’i ofrojmë mbështetje për integrimin e saj në çdo mënyrë’, tha Fajon.

Në fakt, lidhjet e saj me Kosovën janë të forta e të hershme pasi e njëjta ishte edhe raportuese për Kosovën në Parlamentin Evropian.

Sa i përket çështjes së dialogut Kosovë-Serbi, ministrja Fajon tha se Sllovenia e mbështet këtë proces.

“Në prill do të kemi edhe zgjedhje në pjesën veriore, të cilat duhet të jenë të ndershme e të lira”, tha ajo.

 

Sa i përket Asociacionit, ministrja Gërvalla rikujtoi e ajo marrëveshje e vitit 2015,  nuk e ka kaluar testin e Kushtetutës.

Asociacioni për të cilin palët janë marrë vesh në Bruksel, por për të cilin palët janë marrë vesh që të zbatohet vetëm pasi të ketë kaluar Gjykatën Kushtetuese të Kosovës, nuk mund të zbatohet sepse e shkel kushtetutën dhe një Qeveri, një gjë që nuk do të duhej të bënte kurrë, është që të merrte vendime të cilat shkelin ligjet dhe kushtetutën e vendit”.

Kosova dhe Serbia kanë arritur marrëveshje për Asociacionin më 2013 dhe më pas më 2015 mbi parimet për themelimin e tij.

Po më 2015, Gjykata Kushtetuese e Kosovës ka gjetur se marrëveshja nuk është në harmoni të plotë me Kushtetutën.

Serbia kërkon që Kosova të zbatojë marrëveshjet e arritura, por Qeveria e Kosovës është deklaruar kundër një asociacioni njëetnik.

Javën e kaluar, Këshilltari i lartë i Departamentit amerikan të Shtetit, Derek Chollet, ka thënë se “Kosova duhet të përmbushë të gjitha zotimet në kuadër të dialogut, përfshirë edhe formimin e Asociacionin e komunave me shumicë serbe” dhe se pret nga “Qeveria e Kosovës të vendosë disa propozime në tryezë”.

Gërvalla ka thënë se Kosova është e përgatitur për finalizim të procesit të dialogut dhe se dialogu duhet të nisë këtë vit me intensitet dhe jo me takime në gjashtë muaj.

Kosova dhe Serbia kanë nisur negociatat për normalizimin e marrëdhënieve më 2011, me ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian.

Procesi i negociatave pritet të përfundojë me marrëveshje ligjërisht të detyrueshme.

Ndonëse Kosova deklaron se kjo marrëveshje duhet të përfshijë njohjen e ndërsjellë, Serbia nuk pranon, duke insistuar në “zgjidhje kompromisi”.

You Might Also Like

Konfirmohet vrasja e vajzës nga Vitia në Grac të Austrisë

Mustafa për Bukoshin: Ishte kolos i pavarësisë së Kosovës

Suspendohen tre policë pas incidentit ndaj eskortës së Kurtit në Skenderaj

Arrestohen tre persona për mashtrim me kredi

Zyra e VV-së dhe eskorta e Kurtit në Skenderaj sulmohen me vezë

Kosova Times January 16, 2023
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Ballina 2Rajon / Botë

Frederik X bëhet mbret i Danimarkës, pasi Mbretëresha Margrethe abdikoi nga froni

Kosova Times Kosova Times January 14, 2024
Takim mes kryedoganierëve nga Kosova e Shqipëria
Sulmon me thikë një patrullë policie në Gjermani, mbetet i vrarë
Policia e Kosovës arrestoi të dyshuarin për sulm ndaj gazetarëve
Krasniqi me ambasadorin e ShBA diskutojnë situatën në pjesën veriore
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?