By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Gara presidenciale e Polonisë 2025: Liberali Trzaskowski arrin një fitore të lehtë ndaj konservatorit Nawrocki
May 18, 2025
Kryebashkiaku i Bukureshtit Nicusor Dan kryeson në zgjedhjet presidenciale rumune
May 18, 2025
Joe Biden diagnostikohet me kancer agresiv të prostatës me metastaza në kocka
May 18, 2025
Rahoveci mposht Kastriotin në finalen e parë
May 18, 2025
Maqedonci: Serbia nuk e ka ndryshuar qasjen hegjemoniste ndaj Kosovës
May 18, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Kurti për ‘Blick’: Kosova e gatshme për normalizim marrëdhëniesh me Serbinë
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > Kurti për ‘Blick’: Kosova e gatshme për normalizim marrëdhëniesh me Serbinë
Ballina 1Lajme

Kurti për ‘Blick’: Kosova e gatshme për normalizim marrëdhëniesh me Serbinë

Kosova Times
Last updated: 2023/01/18 at 12:01 PM
Kosova Times Published January 18, 2023
Share
SHARE

Kryeministri i Kosovës, gjatë pjesëmarrjes në Forumin Ekonomik Botëror në Davios të Zvicrës, ka dhënë një intervistë për gazetën zvicerane ‘Blick’. Ndër të tjera ai ka folur për gatishmërinë e Kosovës që të ofrojë kushte të mira për investitorë të ndryshëm, por edhe ka bërë thirrje që Zvicra t’ia zgjasë mandatin e qëndrimit të ushtarëve të saj në kuadër të KFOR-it.

Kurti në këtë intervistë flet edhe për rrezikun nga Serbia e cila ka mbetur e lidhur në të kaluarën e Millosheviqit e njëkohësisht mbetet një nga shtetet pro ruse e pro Putin në rajon, duke rerzikuar në këtë mënyrë paqen dhe sigurinë.

Ai flet edhe për futbollistët e Zvicrës me prejardhje shqiptare dhe bashkëpunimin që Vetëvendosje do të ketë me SP-në.

Më poshtë, RTKlive sjell të plotë intervistën e kryeministrit Kurti për ‘Blick’.

Titulli në origjinal: Kryeministri i Kosovës dëshiron të bëjë fushatë për SP-në

Albin Kurti, kryeministër i Kosovës, dëshiron të ftojë investitorë të rinj, gjatë qëndrimit Forumin Ekonomik Botëror në Davos, përfshirë  edhe  nga Zvicra. Në një intervistë për ‘Blick’, ai ka paralajmëruar edhe një bashkëpunim me SP-në.

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti (47) është si shumica e pjesëmarrësve të rangut të lartë të Formunin Ekonomik Botëror,  agjenda e tij është e mbushur.

Përpara se të nxitojë në një takim me kryeministren finlandeze Sanna Marin (37) të martën pasdite, Blick e takon atë për një intervistë.

Para intervistës, zëdhënësi i tij e bëri të qartë kushtin: Ju lutem, vetëm një pyetje për Serbinë.

Kryeministri më me dëshirë do të fliste për marrëdhëniet e Kosovës me Zvicrën. Në fund u arrit marrëveshja për pyetje për disa çështje në lidhje me Serbinë – sepse sigurisht se kjo është ajo që është me interes, duke parë zhvillimet e fundit në Kosovë.

Blick: Z.Kurti, a është shmangur rreziku i një përshkallëzimi në veri të Kosovës?

Albin Kurti: Situata është e qetë për momentin, kurse policia jonë është prezente. Së fundi kam bërë një thirrje publike për të gjithë serbët në Kosovë që të aplikojnë për punë në shërbimin publik, për shembull në polici. Kjo vjen pasi mes tensioneve në veri të Kosovës, zyrtarët serbë dhanë dorëheqje. Nuk është qëllimi im të zëvendësoj serbët me shqiptarë! Dua serbët të jenë në këto pozita.

Blick: Tensionet e fundit u shkaktuan nga një mosmarrëveshje mbi targat serbe të makinave. Duke parë prapa, a ishte gabim veprimi juaj?

Albin Kurti: Jo, mendoj se kemi bërë gjithçka siç duhet. Këto targa të vjetra serbe janë një trashëgimi e regjimit të Millosheviqit, i cili ushtroi dhunë ekstreme ndaj nesh shqiptarëve. Mosmarrëveshja për njohjen reciproke të targave, është vetëm një simptomë e problemit thelbësor, që Kosova dhe Serbia nuk e njohin njëra-tjetrën. Ne duhet të arrijmë normalizim të marrëdhënieve. Unë jam optimist se një marrëveshje mund të arrihet brenda pak muajsh nëse ekziston vullneti- me mbështetjen e perëndimit, pra BE-së, NATO-s, SHBA-së dhe Britanisë së Madhe. Unë kam shprehur vullnetin tim për ta bërë këtë. Por për një marrëveshje duhen dy palë. Për të pasur paqe afatgjate, siguri dhe stabilitet rajonal, Serbia duhet të distancohet dy herë: nga e kaluara e Millosheviqit dhe tani nga Putini. Serbia po i afrohet gjithnjë e më shumë Rusisë. Putin dëshiron të nxisë konfliktin me Kosovën.

Blick: Çfarë mund të kontribuojë Zvicra për një marrëveshje?

Albin Kurti: Zvicra paqedashëse na kupton shumë mirë – qoftë edhe sepse shumë nga qytetarët tanë jetojnë këtu. Zvicra luan një rol të rëndësishëm: qoftë në çështjet e sigurisë dhe mbrojtjes në Kosovë apo edhe në lidhje me një marrëveshje paqeje.

Blick: Të mërkurën do të takoheni me këshilltarët federalë, Viola Amherd dhe Guy Parmelin. Çfarë do të propozoni konkretisht?

Albin Kurti: Kush e di, ndoshta së bashku mund të gjejmë një mënyrë që Zvicra të përfshihet edhe më shumë. Nuk mund të them më shumë për këtë ende asgjë.

Blick: Në Zvicër, partia më e madhe, SVP, po kërkon që Zvicra të tërheqë ushtarët e saj nga Kosova. Çfarë do të thotë kjo?

Albin Kurti: I jemi shumë mirënjohës Zvicrës për kontributin që po jep Swisscoy në Kosovë. Ne nuk do të dëshironim që ajo të tërheqë ushtarët e saj nga Kosova. Tani nuk është koha e duhur për këtë. Serbia ka ndërtuar 48 baza ushtarake në afërsi të kufirit tonë, të cilat përbëjnë kërcënim për vendin tonë, e pranë tyre janë parë mercenarë të grupit Wagner dhe bandës famëkeqe të Ujqërve të Natës. Ne kemi nevojë për mbështetjen e Zvicrës dhe mezi pres që Zvicra të zgjasë së shpejti mandatin e ushtarëve të saj deri në vitin 2026.

Blick: Ju bëni thirrje për shtimin e trupave të NATO-s. Pse?

Albin Kurti: Unë kam sinjalizuar interesin tim për një rritje – por sigurisht që i takon NATO-s të vendos. Unë mendoj se fakti që ne kemi një fqinj më të madh që nuk na njeh dhe që po bashkëpunon gjithnjë e më shumë me Kremlinin, duhet të inkurajojë NATO-n të rrisë praninë e saj. Kjo zvogëlon gjasat e konflikteve të ardhshme.

Blick: Keni frikë nga Vladimir Putin?

Albin Kurti: Unë jam i kujdesshëm, por nuk kam kurrë frikë. Unë jam vigjilent. Putini është i fiksuar pas vendit tonë. Ai ishte i kënaqur për mungesën e suksesit pas ndërhyrjeve perëndimore në Irak dhe Afganistan. Atë e zemëron dhe e nervozon fakti që ka pasur sukses në Kosovë.

Blick: Me çfarë qëllimi keni ardhur në Formunin Ekonomik Botëror?

Albin Kurti: Forumi ka të bëjë kryesisht me tërheqjen e investitorëve të rinj në vendin tonë. Kosova është shtet i së drejtës, ekonomia jonë po rritet, kemi rini të talentuar, mosha mesatare e popullsisë është vetëm 31 vjeç. Kjo na bën shumë tërheqës për investitorët.

Blick: A do ta thoni këtë edhe në takimin me ministrin e biznesit, Guy Parmelin?

Albin Kurti: Marrëdhëniet mes Kosovës dhe Zvicrës janë të shkëlqyera. Ne duhet të shohim se si mund të kemi më shumë tregti dhe investime. Vitin e kaluar, investimet zvicerane në Kosovë janë rritur për 44 për qind krahasuar me vitin paraprak. Jam shumë i kënaqur për këtë.

Blick: Cila është marrëdhënia juaj me Zvicrën?

Albin Kurti: Unë kam shumë miq këtu. Zvicra ishte një parajsë për opozitën tonë dhe është shtëpia e klasës sonë punëtore, e cila është jashtëzakonisht e rëndësishme për ne me transfertat e parave që dërgojnë në shtëpi. Nuk do ta harroj kurrë se ish-këshilltarja federale Micheline Calmy-Rey ishte politikania e parë perëndimore që bëri thirrje për pavarësi të plotë të Kosovës. Ajo ishte një pioniere.

Blick: Zvicra është edhe shtëpia e disa futbollistëve të shkëlqyer me rrënjë kosovare. Ata krijuan sërish polemika në Kupën e Botës, kur Granit Xhaka veshi një fanellë me mbishkrimin Jashari, emri i komandantit të parë të ish-Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), pas fitores ndaj Serbisë. Pajtoheni edhe ju me deklarata të tilla politike në fushën e futbollit?

Albin Kurti: Varet. Mendoj se deklaratat kundër racizmit janë të drejta dhe të rëndësishme. Dhe nëse dikush nderon identitetin e tij, kjo është mirë edhe me mua.

Blick: Keni një mesazh për Xhakën, Shaqirin dhe sporitstët e tjerë?

Albin Kurti: Faleminderit që frymëzove kaq shumë talente të rinj për të luajtur futboll. Edhe në Kosovë.

Blick: Le t’i kthehemi politikës. Jeni në kontakt të ngushtë me bashkëpresidentin e SP-së Cédric Wermuth. A ka ndonjë gjë që dëshironi të mësoni nga socialdemokratët zviceranë?

Albin Kurti: Cédric është një mik i mirë i imi. Partitë tona i përkasin të njëjtës familje ideologjike. Prandaj, të enjten do të nënshkruajmë një memorandum mirëkuptimi dhe bashkëpunimi për vitin 2023 deri në 2025. Bëhet fjalë për dialog politik, ndihmë zhvillimore, biznes, arsim, por edhe bashkëpunim në zgjedhje. Ne kemi shumë kosovarë në Zvicër që janë anëtarë të SP-së dhe njëkohësisht të partisë sime Vetëvendosje. Ne duam të ndihmojmë njëri-tjetrin.

Blick: Pra, në prag të zgjedhjeve të 2025-ës në Kosovë, SP-ja do të bëjë fushatë për partinë tuaj – dhe ju, anasjelltas, këtë vit për SP-në?

Albin Kurti: Epo, do të shohim se si do të duket saktësisht bashkëpunimi. Por synimi është që ne të mbështesim njëri-tjetrin në fushatën zgjedhore. Me synimin që ne të dy të arrijmë një fitore të fortë.

You Might Also Like

Maqedonci: Serbia nuk e ka ndryshuar qasjen hegjemoniste ndaj Kosovës

Asociacioni i Komunave: Rrezikohen 15 milionë € nga fondet e KE-së

OVL-UÇK i shkruan Grenellit: Mbylleni Gjykatën Speciale

KFOR-i mban stërvitje në Prishtinë për evakuim të shpejtë ajror

Begaj në Vatikan për ceremoninë e inaugurimit të Papa Leoni XIV

Kosova Times January 18, 2023
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Lajme

PDK edhe në Bruksel

Kosova Times Kosova Times March 23, 2024
Selmanaj: Albin Kurtit, për të mbijetuar në politikë gjithnjë i duhet një “armik” kujdestarë
Rumania do të transferojë sistemin e mbrojtjes ajrore Patriot në Ukrainë
Osmani takohet me kryeministrin bullgar, flasin për aspiratat e anëtarësimit të Kosovës në NATO
Fjalimi i Clintonit për përfundimin e luftës në Kosovë
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?