By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Horoskopi ditor për 11 tetor
October 11, 2025
Një i vdekur dhe një i plagosur brenda një apartamenti
October 10, 2025
Macron e zgjedh përsëri për kryeministër
October 10, 2025
Letonia urdhëron largimin e 841 rusëve për shkak të shkeljeve të ligjit të gjuhës dhe qëndrimit
October 10, 2025
Oficerët e FSK-së pjesë e trajnimit rajonal ‘Export Join Operation Plan’
October 10, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Opozita kërkon Komision Hetimor për lidhjet mes Ramën dhe ish zyrtarit të FBI-së
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Ballina 2 > Opozita kërkon Komision Hetimor për lidhjet mes Ramën dhe ish zyrtarit të FBI-së
Ballina 2Rajon / Botë

Opozita kërkon Komision Hetimor për lidhjet mes Ramën dhe ish zyrtarit të FBI-së

Kosova Times
Last updated: 2023/02/03 at 9:31 PM
Kosova Times Published February 3, 2023
Share
SHARE

Në Shqipëri, opozita dorëzoi sot zyrtarisht kërkesën për ngritjen e një komisioni hetimor mbi lidhjet e kryeministrit Edi Rama dhe ish zyrtarit të FBI-së Charles McGonigal. Ish zyrtari i FBI-së akuzohet në Shtete e Bashkuara se ndër të tjera, nuk ka raportuar kontaktet dhe lidhjet me zyrtarë shqiptarë, se ka marrë para nga një ish-punonjës i shërbimeve inteligjente shqiptare. Sipas akt-padisë ai po ashtu ka ndikuar në hapjen e një hetimi për një lobist që punonte për një parti rivale të socialistëve.

Opozita shqiptare thotë se Komisioni duhet të hetojë kontaktet dhe marrëdhëniet mes zoti Rama dhe ish zyrtarit të FBI-së, si dhe ndikimin apo nxitjen e ish zyrtarit të FBI-së për të dëmtuar opozitën shqiptare. Me gjasë kjo kërkesë e opozitës mund të refuzohet nga socialistët, siç ka ndodhur dhe në raste të tjera.

Dje kryeministri refuzoi të paraqitej në interpelancën e kërkuar nga opozita për këtë çështje, pasi sipas tij deputetët e saj “nuk meritojnë më disponinin tim, se e kanë ulur nivelin etik aty ku nuk mban më dhe për faktin se më shumë se sa një herë, duke qenë shumë i disponueshëm për debate, më kanë tërhequr dhe mua në atë nivel”, deklaroi ai më pas në mbrëmje, kur zgjodhi që të shfaqej në disa nga emisionet politike të së enjtes.

Kryeministri përsëriti se nuk ka asnjë lidhje mes tij dhe akuzave të ngritura ndaj ish zyrtarit të FBI-së. Ndërsa lidhur me dyshimet se ai ka ndikuar që FBI të niste një hetim mbi lobimin në favor të Partisë Demokratike zoti Rama u shpreh se ai dhe qeveria nuk kanë patur asnjë dokument, që lidhet me këtë çështje, të cilën ai deklaroi se e ka mësuar nga mediat. Por megjithatë, ai nuk shpjegoi se përse, Agron Neza, ish punonjës i shërbimeve sekrete shqiptare, të cilin ai thotë se e ka njohur vetëm përmes ish zyrtarit të FBI-së dhe Dorian Duçka, i cili ka punuar si këshilltar i jashtëm pa pagesë i kryeministrit, u angazhuan, sipas akt akuzës, për t’i dhënë informacione zoti McGonigal, për një çështje lobimi në Shtetet e Bashkuara, në favor të një partie shqiptare. Sipas akt-akuzës, të paktën në një rast, Neza “e ka marrë informacionin nga zyra e Kryeministrit të Shqipërisë” dhe shërbeu si burim konfidencial njerëzor i FBI-së për këtë çështje.

Besohet gjerësisht se bëhet fjalë për lobistin Nick Muzin, i cili kishte marrë një shumë prej 500 mijë dollarësh nga Partia Demokratike. Nick Muzin i deklaroi shumat me 14 nëntor të vitit 2017. Më 22 nëntor BIRN-i e bëri publike këtë fakt dhe vetëm dy ditë më pas, më 24 nëntor, sipas akt-akuzës, McGonigal u vu në dijeni përmes zotit Duçka. Disa muaj më pas, më 26 shkurt të vitit 2018, FBI-ja hapi hetimet ndaj lobistit Muzin me kërkesë të zotit McGonigal. Në mars, Mother Jones botoi një artikull të gjatë ku vendoste lidhje midis pareve të paguara për Nik Muzinin dhe elementëve rusë.

You Might Also Like

Një i vdekur dhe një i plagosur brenda një apartamenti

Letonia urdhëron largimin e 841 rusëve për shkak të shkeljeve të ligjit të gjuhës dhe qëndrimit

Shpërthim në një fabrikë ushtarake në Amerikë. Disa të vdekur, të paktën 19 të zhdukur

Laureati i Çmimit Nobel për Paqen: Ia dedikoj edhe çmimin Trumpit

Basha: Procedura e zgjedhjes së nënkryetarit është legjitime

Kosova Times February 3, 2023
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News

Begaj takohet me Von Der Leyen, kërkon ndëshkimin e agresionit serb në Banjskë

Kosova Times Kosova Times October 15, 2023
Inspekcioni e policia aksion në afërsi të Tregut të Veturave
Haradinaj:Kosova duhet të ketë aeroport alternativ për fluturime emergjente
GJKKO lë në burg kryebashkiakun Veliaj
Peci: Për herë të parë kemi mbështetur gështenjën me grante dhe subvencione
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?