By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
BE pret që Rusia të bjerë dakord për një armëpushim deri në fund të ditës, më 12 maj.
May 12, 2025
Berisha: Janë shkelur kriteret e zgjedhjeve
May 12, 2025
Kryeministria: Anëtarësimi në KiE temë qendrore e takimit Kurti – QUINT-i
May 12, 2025
Ismaili në takim me presidentin e Bundesbank, Joachim Nagel
May 12, 2025
Ambasadori Hargreaves mbështet Prokurorinë Speciale kundër korrupsionit
May 12, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Shtrenjtim i mundshëm i rrymës: “Si do t’ia dalim”
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Ekonomi > Lajme > Shtrenjtim i mundshëm i rrymës: “Si do t’ia dalim”
Ballina 1Lajme

Shtrenjtim i mundshëm i rrymës: “Si do t’ia dalim”

Kosova Times
Last updated: 2023/02/08 at 4:49 PM
Kosova Times Published February 8, 2023
Share
SHARE

Rritja e mundshme e çmimit të energjisë elektrike ka ngjallur shqetësim në mesin e disa qytetarëve të Kosovës.

“Nuk e di se si do ta paguaj… Nuk e di, nuk e di… Çka mund të kursej? Ne edhe ashtu po kursejmë, se çmimet janë katastrofë [të larta], na kanë qitur për toke”, thotë Zahir Sallahu, bartës i një familjeje 5-anëtarëshe.

I punësuar në një kompani të sektorit privat në Prishtinë, ai paguhet rreth 320 euro në muaj.

Kosova e ka mbyllur vitin 2022 me një normë mesatare inflacioni prej 11.6 për qind.

Rritje kanë pësuar çmimet e pothuajse të gjitha produkteve ushqimore dhe shërbimeve.

Rryma është shtrenjtuar po ashtu, por vetëm për ata konsumatorë që shpenzojnë mbi 800 kilovatë në orë, brenda një muaji. Ata paguajnë 12.5 centë për kilovat gjatë tarifave të shtrenjta, ndërsa 5.9 centë gjatë tarifave të ulëta. Konsumatorët që shpenzojnë më pak, paguajnë 7 centë për kilovat gjatë tarifave të shtrenjta dhe 3 centë gjatë tarifave të lira.

Zyra e Rregullatorit të Energjisë në Kosovë (ZRrE) njoftoi këtë javë se është duke shqyrtuar një kërkesë të jashtëzakonshme për rritjen e tarifave të energjisë elektrike, të bërë nga Kompania Kosovare për Distribuimin e Energjisë Elektrike – KEDS, muajin e kaluar.

Të kontaktuar nga Radio Evropa e Lirë, zyrtarë të ZRrE-së thanë shkurtimisht se janë në “fazën e vlerësimit” të kërkesës dhe se nuk mund të deklarohen për tarifat përfundimtare.

Çka përmban kërkesa e KEDS-it?

KEDS-i e ka justifikuar kërkesën për rritje të tarifave të energjisë elektrike me rritjen e çmimit të rrymës së importuar, si dhe me pamundësinë e Korporatës Energjetike të Kosovës (KEK) për të prodhuar rrymë të nevojshme, sidomos gjatë sezonit të dimrit.

“Mosreflektimi i duhur rrezikon pozitën financiare të KEDS-it, e njëherësh rrezikon edhe sigurinë e furnizimit me energji elektrike në vend”, thuhet në kërkesën e parashtruar.

Kosova ka kapacitet të prodhojë rreth 800 megavate rrymë në orë, ndërsa nevojat e saj, në ditë dimri, arrijnë deri në 1.300 megavate në orë. Këtë diferencë, ajo e importon nga jashtë.

Çmimi i rrymës në bursën hungareze HUPX, nga ku importon Kosova, ka shkuar duke u rritur. Nga 150 euro për megavat, sa ka qenë në muajin gusht të vitit 2021, ai ka arritur në rreth 430 euro për megavat në gusht të vitit të kaluar, për t’u stabilizuar më vonë në rreth 260 euro.

“Çmimi të ulet, jo të rritet”

Shkurte Morina, banore në Prishtinë, thotë se çmimi i rrymës që shpenzon familja e saj gjatë sezonit të dimrit, kur shfrytëzohet edhe ngrohja, arrin deri në 150 euro në muaj.

“Kjo është goditje jo vetëm për mua, por për të gjithë qytetarët. Duhet të jesh shumë, shumë ekonomist për t’ia dalë”, thotë Morina.

Bashkim Berisha tregon se në muajin janar ka paguar rreth 100 euro rrymë.

“Të katër anëtarët e familjes punojmë dhe në fund të muajit zero… Çka të them për qytetarët tjerë? Të gjitha çmimet e produkteve ushqimore janë shtrenjtuar, për shkak të inflacionit. Këta po thonë se inflacioni është 12 për qind, por çmimet janë rritur më shumë se 100%. E tash të rritet edhe çmimi i rrymës… Po shpresoj që ZRrE-ja nuk e merr një vendim të tillë”, thotë Berisha.

Nga muaji shtator i vitit të kaluar, Qeveria e Kosovës i ka subvencionuar të gjithë qytetarët që shpenzojnë më pak energji elektrike në muaj, krahasuar me muajin e njëjtë të vitit paraprak.

Secili konsumator që kursen së paku 5% të faturës, përfiton subvencion sa dyfishi i përqindjes se kursyer.

Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve i Kosovës, Hekuran Murati, ka thënë më 3 shkurt se nga këto subvencione, kanë përfituar mbi 200 mijë familje.

Autoritetet e Kosovës, qysh në muajt e verës, u kanë bërë thirrje qytetarëve që ta kursejnë rrymën, për shkak të krizës globale energjetike, të cilën e ka thelluar lufta e Rusisë në Ukrainë.

Ato nuk kanë ofruar asnjë garancise do të ketë furnizim të rregullt me rrymë gjatë dimrit, kur nevoja për ngrohje rritet.

Tarifat aktuale të energjisë elektrike do të jenë të vlefshme deri më 31 mars.
ZRrE-ja bën shqyrtimin dhe caktimin e tarifave çdo vit.

Në gjysmën e dytë të vitit të kaluar, ministrja e Ekonomisë e Kosovës, Artane Rizvanolli, ka publikuar Draft-Strategjinë e Energjisë për vitet 2022-2031, e cila parasheh rritjen e kapaciteteve për prodhim të energjisë së ripërtërishme në Kosovë.

Sipas Rizvanollit, synim është që pas dhjetë vjetësh, 35 për qind e energjisë elektrike të gjenerohet nga burimet e ripërtërishme. Kjo, sipas autoriteteve, do të ofrojë edhe siguri në furnizim, edhe stabilizim në çmime.

You Might Also Like

Kryeministria: Anëtarësimi në KiE temë qendrore e takimit Kurti – QUINT-i

Ismaili në takim me presidentin e Bundesbank, Joachim Nagel

PDK e AAK konfirmojnë se do të shkojnë në takimin me presidenten Osmani

Ambasadorët e vendeve të QUINT-it te Kurti

Osmani në kampin Mauthausen: T’i mbrojmë vlerat për të cilat ata u flijuan

Kosova Times February 8, 2023
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
1 Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Lajme

Rruga Brezovicë – Prevallë, vështirë e kalueshme

Kosova Times Kosova Times November 30, 2024
Kthimi i shërbimit ushtarak në Serbi me procedurë të përshpejtuar
Tre automjete përplasen me njëra-tjetrën në Fushë Milot, zbardhen detajet e para
Turqi, arrestohen nëntë persona për zjarrin në hotel që la 76 të vdekur
Çollaku:Hapja e urës mbi Ibër në koordinim me ndërkombëtarët
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?