By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Gara presidenciale e Polonisë 2025: Liberali Trzaskowski arrin një fitore të lehtë ndaj konservatorit Nawrocki
May 18, 2025
Kryebashkiaku i Bukureshtit Nicusor Dan kryeson në zgjedhjet presidenciale rumune
May 18, 2025
Joe Biden diagnostikohet me kancer agresiv të prostatës me metastaza në kocka
May 18, 2025
Rahoveci mposht Kastriotin në finalen e parë
May 18, 2025
Maqedonci: Serbia nuk e ka ndryshuar qasjen hegjemoniste ndaj Kosovës
May 18, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: “Do të na i dërgojnë djemtë në Ukrainë”: Bullgaria përmbytet nga thashethemet dhe lajmet e rreme
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Ballina 2 > “Do të na i dërgojnë djemtë në Ukrainë”: Bullgaria përmbytet nga thashethemet dhe lajmet e rreme
Ballina 2Rajon / Botë

“Do të na i dërgojnë djemtë në Ukrainë”: Bullgaria përmbytet nga thashethemet dhe lajmet e rreme

Kosova Times
Last updated: 2023/02/10 at 5:22 PM
Kosova Times Published February 10, 2023
Share
SHARE

Një nënë në Bullgari ndihet e ngushëlluar që djali i saj jeton jashtë vendit, larg rreziqeve të mundshme që ajo beson se po i afrohen vendit – një rekrutim burrash të aftë për shërbimin ushtarak për të luftuar kundër forcave ruse në Ukrainë.

“Për herë të parë, nuk jam e shqetësuar që djali im u largua nga Bullgaria”, tha Elena, e cila i kërkoi shërbimit bullgar të Radios Evropa e Lirë që mos t’i përdoret emri i vërtetë, duke shpjeguar se ajo u shqetësua pasi dëgjoi për një ” mobilizim të mundshëm ushtarak”.

Qeveria bullgare nuk ka njoftuar, diskutuar apo përmendur ndonjë plan të tillë ushtarak. Thashethemet për të, me gjasë e kanë origjinën nga rrjetet sociale, ku një llogari pro-ruse në Facebook me numër të madh ndjekësish dhe një reper i njohur, ndihmuan në përhapjen e informacionit të rremë.

Thashethemet mund të jenë nxitur pasi anëtarët e qeverisë kishin diskutuar rishikimin e një ligji që kërkon trajnimin për rezervat ushtarake gjatë kohës së paqes. Gjykatës Kushtetuese iu kërkua të shqyrtonte ligjshmërinë e këtij rishikimi më 18 janar.

Ministri në detyrë i Mbrojtjes shpjegoi se një vendim mbi ligjin e rishikuar për rezervistët mund të zgjidhë paqartësitë ligjore që kanë ekzistuar që nga viti 2016. Megjithatë, Qeveria bullgare ka deklaruar se nuk po e shqyrton rikthimin e shërbimit të detyrueshëm ushtarak, i cili u hoq në vitin 2008 e as nuk po përgatit ndonjë mobilizim të përgjithshëm.

Zhurmë e nxitur

Pavarësisht garancive zyrtare nga qeveria se nuk ka plane për mobilizim apo vendosje në Ukrainë, disa bullgarë mbeten skeptikë.

Yordan Halachev, një influencues pro-rus në Facebook me mbi 11.000 ndjekës, shprehu skepticizmin e tij duke shkruar me sarkazëm: “Jo, nuk ka të bëjë me luftën në Ukrainë. Qeveria vetëm po pyet!”.

Elena, një ish-gazetare, ishte ndër ata që lexuan dhe shpërndanë postimin e Halachevit. Ajo mohon se e ka zënë paniku, por është e shqetësuar pasi ka lexuar lajmet në shtypin ndërkombëtar për “mobilizimet në vende të tjera të Evropës Lindore”, ndonëse asnjë vend në rajon nuk e ka ndërmarrë një veprim të tillë apo nuk ka plane për ta bërë këtë.

Ka pasur, herë pas here, zëra për përfshirjen e Bullgarisë në konfliktin në Ukrainë dhe për mobilizim, veçanërisht nga ata që kanë pikëpamje pro-Kremlinit, si Partia e Rilindjes së krahut ultra të djathtë dhe lideri i saj, Kostadin Kostadinov, që kur Rusia filloi pushtimin më 24 shkurt 2022.

Postimi i Halachevit në Facebook nga 19 janari u shpërnda dhe u përhap me shpejtësi. Ky postim u shpërnda, gjithashtu, në grupe të ngjashme në Facebook, siç zbulohet nga shërbimi bullgar i REL. Një llogari me emrin Nikolina Mihailova postoi përmbajtjen në 11 grupe të tilla, tri prej të cilave kanë mbi 150.000 ndjekës.

Thashethemet për mobilizim u përforcuan më tej nga reperi i njohur Stanislav Naydenov-Spence, i cili tha në emisionin e tij më 12 janar se një lëvizje e tillë do të pritej. Ai u tha mijëra ndjekësve: “Ata do ta dërgojnë ushtrinë bullgare në Ukrainë”, pa dhënë asnjë provë.

Si të gjitha vendet në BE, Bullgaria tani ka një ushtri plotësisht profesionale të përbërë nga 37.000 ushtarë, sipas të dhënave të vitit 2019 nga Banka Botërore. Forca rezerviste vlerësohet të ketë rreth 45.000 anëtarë. Një raport i Ministrisë bullgare të Mbrojtjes në vitin 2021 zbuloi se një pjesë e konsiderueshme e rezervistëve ishin të patrajnuar.

Sipas ligjit aktual, bullgarët në rezervat ushtarake nuk mund të thirren për stërvitje në kohë paqeje, pasi i gjithë trajnimi duhet të jetë vullnetar.

Si përgjigje ndaj pushtimit të paprovokuar të Ukrainës nga Rusia, strategjitë e mbrojtjes po rivlerësohen në të gjithë BE-në, me liderë në vende të ndryshme që shqyrtojnë aftësitë e forcave të tyre ushtarake përkatëse.

Një burrë duke ecur pranë një monumenti të ushtrisë sovjetike të ngjyrosur me ngjyrat e flamurit ukrainas, kurse poshte shkruan "Lavdia e Ukrainës", Sofje. Fotografi e bërë më 28 shkurt 2022.
Një burrë duke ecur pranë një monumenti të ushtrisë sovjetike të ngjyrosur me ngjyrat e flamurit ukrainas, kurse poshte shkruan “Lavdia e Ukrainës”, Sofje. Fotografi e bërë më 28 shkurt 2022.

Luftë në rrjete

Origjina e thashethemeve për mobilizimin bullgar nuk është e qartë, por lufta në Ukrainë po bëhet edhe përmes mediave online. Kremlini besohet se ka rritur aktivitetet e tij të dezinformimit, veçanërisht pas pushtimit në shkallë të gjerë të Ukrainës nga Rusia në shkurt të vitit 2022. Organizata për Bashkëpunim dhe Zhvillim Ekonomik (OECD) deklaroi në nëntor të 2022-ës se dezinformatat rreth pushtimit shënuan një përshkallëzim të rëndësishëm në operacionet informative të Rusisë kundër Ukrainës dhe demokracive të hapura.

Bullgaria është bërë një terren ku lulëzojnë lajmet e rreme, shumica e të cilave thuhet se përhapen nga aktorë pro-Kremlinit. Vendi ka qenë politikisht i paqëndrueshëm që nga qershori 2022, kur qeveria pro-perëndimore e kryeministrit Kirill Petkov u rrëzua pas një votimi mosbesimi.

Bullgaria do të mbajë zgjedhje të parakohshme parlamentare në prill, të pestat në dy vjet.

Kriza me COVID-19 preku edhe Bullgarinë, pasi vendi regjistroi normat më të larta të vdekjeve në BE për shkak të shkallës së ulët të vaksinimit dhe skepticizmit të nxitur nga dezinformatat e përhapura nga forcat pro-Kremlinit në mediat sociale.

“Bullgaria ka një mjedis të favorshëm për përhapjen e dezinformatave pro-ruse. Ekziston një nivel i ulët i arsimimit mediatik dhe e kaluara komuniste ka futur qëndrime pro-ruse në rrjedhën kryesore kulturore”, raportoi në maj të vitit 2022 Kapital Insights, një faqe bullgare lajmesh.

Edhe pse rrallë, thashethemet për mobilizimin e qytetarëve të BE-së për të luftuar në Ukrainë janë shfaqur edhe në vende të tjera.

Për shembull, në Republikën Çeke, mediat sociale ishin të mbushura me informacione të rreme për gjeneralin Petr Pavel, i cili mundi miliarderin populist Andrej Babis në zgjedhjet presidenciale të 28 janarit, gjoja duke tërhequr shtetas çekë në ushtri për të luftuar në Ukrainë.

Gjatë fushatës, Paveli, ish-kryetar i Komitetit Ushtarak të NATO-s, u përshkrua si një luftënxitës.

Origjina e fushatës në Republikën Çeke është e paqartë dhe policia po heton.

You Might Also Like

Gara presidenciale e Polonisë 2025: Liberali Trzaskowski arrin një fitore të lehtë ndaj konservatorit Nawrocki

Kryebashkiaku i Bukureshtit Nicusor Dan kryeson në zgjedhjet presidenciale rumune

Joe Biden diagnostikohet me kancer agresiv të prostatës me metastaza në kocka

Rusia do të lëshojë një raketë me rreze veprimi prej 10,000 kilometrash sonte, duan t’i trembin të gjithë

Bisedimet në Stamboll: Kreu i delegacionit rus kërcënoi përfaqësuesit e Ukrainës

Kosova Times February 10, 2023
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Gjeopolitikë

Çfarë do të nënkuptonte për luftën në Ukrainë kapja e Pokrovskut nga Rusia?

Kosova Times Kosova Times December 20, 2024
Hasani: Shqipëria përgatitet për hapjen e grupkapitujve themelorë
Bolivia angazhon mijëra policë për ta kapur bosin e drogës
Camaj: Përfshirja e shqiptarëve në qeveri, garant i orientimit euroatlantik të Malit të Zi
Izraeli urdhëron evakuim masiv në jug të Gazës, por palestinezët s’kanë ku të ikin më
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?