By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Der Spiegel: A po i hakmerret Vuçiç presidentit amerikan përmes projektit të dhëndrit të Trump në Beograd?
May 21, 2025
Osmani:Jam e shqetësuar për vonesat në konstituim, por besoj në marrëveshje
May 21, 2025
Mision nate i MiG-ut ukrainas, droni rus Shahed i rrëzuar
May 21, 2025
Suedia është e para në BE që ndalon seksin dixhital sipas kërkesës: Çfarë do të thotë kjo për OnlyFans?
May 21, 2025
Gjenden eshtrat e sllovakut te zhdukur 12 vjet më parë
May 21, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Haxhiu: Balaj e Xheladini emra që përherë do të jenë të gdhendur në pllakën e Kosovës së pavarur
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > Haxhiu: Balaj e Xheladini emra që përherë do të jenë të gdhendur në pllakën e Kosovës së pavarur
Ballina 1Lajme

Haxhiu: Balaj e Xheladini emra që përherë do të jenë të gdhendur në pllakën e Kosovës së pavarur

Kosova Times
Last updated: 2023/02/10 at 1:07 PM
Kosova Times Published February 10, 2023
Share
SHARE

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu ka përkujtuar aktivistët Mon Balaj dhe Arben Xheladini në 16-vjetorin e vrasjes së tyre gjatë protestës së Lëvizjes Vetëvendosje në vitin 2007.

Haxhiu tha se Balaj e Xheladini u bënë sakrifikuesit e shtetësisë që nuk dukej në horizont pa këta protagonistë dhe qindra-mijëra qytetarë që mbushën rrugët atëkohë.

Ajo përmes llogarisë së saj në Facebook tha se e drejta për ushtrim paqësor të mendimit të lirë e qytetar u dhunua me shkopinj e plumba gome të UNMIK-ut, që për pasojë u dhanë fund tragjikisht jetëve të Monit dhe Arbenit.

“E drejta për ushtrim paqësor të mendimit të lirë e qytetar u dhunua me shkopinj e plumba gome të UNMIK-ut, që për pasojë u dhanë fund tragjikisht jetëve të Monit dhe Arbenit. Rënia e tyre e ngriti edhe më shumë alarmin për korrigjim të padrejtësisë që po na bëhej me pakon e Ahtisaarit, e cila vetëm pastaj rezultoi me përmendjen e togfjalëshit “pavarësi e mbikëqyrur”, ende pa u mbushur as 3 javë prej vrasjes së dy aktivistëve nga plumbat e policisë rumune”, tha ajo.

Ministrja theksoi se vitin e kaluar rastin e ka adresuar edhe te Sekretari i Kombeve të Bashkuara për të kërkuar informata lidhur me nivelin e zhvillimit të prcedurave dhe marrjen e  përgjegjësisë nga policia rumune.

“Në vitin 2009 ishte hapur rasti për hetimin e vrasjes së Monit dhe Arbenit. Para 3 vitesh zyrtarisht si Ministre, u jam drejtuar autoriteteve rumune me shkresë për informacione lidhur me detajet procedurale dhe veprimet e ndërmarra pë vrasjen e aktivistëve protestues. Vitin e kaluar rastin e kam adresuar edhe te Sekretari i Kombeve të Bashkuara për të kërkuar informata lidhur me nivelin e zhvillimit të prcedurave dhe marrjen e  përgjegjësisë nga policia rumune.Aktivistët po protestonin paqësisht atë ditë për ta mbrojtur vendin e tyre. Mbledhja e qytetarëve për protestë paqësore është e drejtë universale e garantuar edhe me konventa ndërkombetare. Prandaj, për vrasjen e Monit dhe Arbenit, nuk do te rreshtim së kërkuari përgjegjësi”, tha Haxhiu.

Teksa tha se emrat e Mon Balajt dhe Arben Xheladinit, do të jenë të gdhendur përherë në pllakën e Kosovës së pavarur.

“Lavdi jetës dhe veprës së Mon Balajt dhe Arben Xheladinit, emrave që përherë do të jenë të gdhendur në pllakën e Kosovës së pavarur! Ne po ecnim drejt atë ditë, ne do ecim drejt gjithmonë”, shtoi ajo.

Ndryshe dy aktivistët e Lëvizjes Vetëvendosje, Arben Xheladini dhe Mon Balaj, derisa protestonin kundër negociatave të Kosovës me Serbinë dhe Pakos së Ahtisaarit, u vranë më 10 shkurt 2007 nga Policia rumune e UNMIK-ut, 16 vite më parë. /Kosovatimes/

You Might Also Like

Osmani:Jam e shqetësuar për vonesat në konstituim, por besoj në marrëveshje

Keller-Sutter: Zvicra sot nuk mund të paramendohet pa kosovarë

Shoqata e Obstetërve e Gjinekologëve reagon pas sulmit ndaj Afrim Veliut

Osmani: Zvicra ndihmoi në rindërtimin e Kosovës që u ngrit nga hiri

Policia konfiskon armatim dhe substanca narkotike në veri

Kosova Times February 10, 2023
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Ballina 1Lajme

Mitrovica e Veriut anëtarësohet në Asociacionin e Komunave të Kosovës

Kosova Times Kosova Times August 22, 2023
Selmani: Zgjedhjet e fundit në Maqedoninë e Veriut janë shumë shqetësuese
“A thua vajzat do të duhet të luftojnë?” Si mësohen fëmijët rusë për luftë
AAK organizon tryezë diskutimi për çështjet e sigurisë
PPE njohin zyrtarisht Sali Berishën si Kryetarin e Partisë Demokratike
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?