By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Pas tymit të bardhë në Vatikan, retë e zeza sërish mbuluan Kuvendin e Kosovës!
May 9, 2025
Dështon seanca, tjetra mbahet më 11 maj
May 9, 2025
Gjermania pezullon statusin e partisë AfD si ekstremiste e krahut të djathtë
May 8, 2025
ATK thirrje këngëtarëve dhe artistëve: Pagesa e tatimeve, obligim ligjor
May 8, 2025
Dodë Gjergji: Lutje për Papën e ri që ta udhëheq Kishën me urtësi e dashuri
May 8, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: A ofron “superpuna” punësim të qëndrueshëm?
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Ekonomi > Lajme > A ofron “superpuna” punësim të qëndrueshëm?
Ballina 1Lajme

A ofron “superpuna” punësim të qëndrueshëm?

Kosova Times
Last updated: 2023/02/14 at 7:15 PM
Kosova Times Published February 14, 2023
Share
SHARE

Platforma “superpuna”, e krijuar nga Qeveria e Kosovës me qëllim rritjen e punësimit të të rinjve, nuk është një nismë e qëndrueshme, thotë profesori i Ekonomisë dhe Financave në Universitetin e Prishtinës, Ujkan Bajra.

“E shoh më shumë si pjesë të marketingut politik, se kinse Qeveria është duke punuar në uljen e papunësisë apo krijimin e politikave të favorshme, që stimulojnë punësimin. Fakti që është për gjashtë muaj, nuk siguron qëndrueshmëri afatgjate”, thotë Bajra për Radion Evropa e Lirë.

Platforma “superpuna” u vu në funksion më 6 shkurt. Në kuadër të saj, Qeveria e Kosovës subvencionon punëdhënësin duke paguar pagën e punëtorit për gjashtë muaj, në vlerë prej 264 eurosh. Punëdhënësi, pastaj, ka të drejtë ta shtojë vlerën e pagës për punëtorin e angazhuar.

Pas periudhës gjashtëmujore, punëdhënësi mund ta mbajë në punë punëtorin duke nënshkruar kontratë të re, por edhe mund ta shkarkojë.

Bajra thotë se pas kësaj periudhe, çdo gjë mbetet në dorën e punëdhënësit.

Ai kujton se Kosova ka tashmë Agjencinë shtetërore të Punësimit, e cila, sipas tij, ka rol të ngjashëm me platformën “superpuna” dhe nuk ka ndikuar mjaftueshëm në zbutjen e papunësisë.

Kjo agjenci, e cila vepron që nga viti 2017, i aftëson pa pagesë punëkërkuesit.

Sa është shkalla e papunësisë në Kosovë?

Sipas Agjencisë së Statistikave të Kosovës (ASK), shkalla e papunësisë në vend është mbi 20 për qind.

Të dhënat e ASK-së për tregun e punës në vitin 2021, të cilat janë të fundit, tregojnë se janë mbi 1.2 milion qytetarë të Kosovës në moshë pune.

Prej tyre, mbi 380 mijë janë të punësuar, mbi 100 mijë janë të regjistruar si të papunë, ndërsa mbi 740 mijë janë ekonomikisht joaktivë, që do të thotë se nuk janë të punësuar, as të regjistruar si të papunë dhe as nuk kërkojnë punë.

Te të rinjtë e moshës 15-24 vjeç, ndërkaq, shkalla e papunësisë është 38 për qind.

Çka ofron platforma “superpuna”?

“Superpuna” u dedikohet personave të papunë të moshës 18 deri në 25 vjeç.

Punëdhënës nga sektorë të ndryshëm kanë nisur të publikojnë aty ofertat e tyre për punë.

Brenda një jave janë ofruar rreth 500 vende pune nga mbi 300 punëdhënës.

Pozitat e ofruara përfshijnë: kamerier, asistent të shitjes, elektricist, gazetar, kontabilist, dizajnues grafik, infermier e të tjera.

Pagat që i ofrojnë punëdhënësit nisin nga 264 euro – sa është subvencionimi nga Qeveria – deri mbi 1.000 euro, varësisht nga pozita e punës.

Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve i Kosovës, Hekuran Murati, ka thënë se, deri më 12 shkurt, numri i punëkërkuesve të regjistruar në këtë platformë ka kaluar 1.000.

Ministria që udhëheq ai, vepron si ndërmjetësuese midis punëdhënësve dhe punëkërkuesve, por ajo nuk ka dhënë detaje nëse, deri më tash, është bërë ndonjë ndërmjetësim.

Punëkërkuesi nuk duhet të ketë qenë i punësuar në tre muajt e fundit, para regjistrimit në platformën “superpuna”, ndërsa punëmarrësi obligohet t’i përmbushë të gjitha dispozitat e Ligjit të Punës.

Krasniqi: Subvencionim i ulët

Skënder Krasniqi, drejtor i Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë në Prishtinë, thotë se, në këtë formë, bizneset nuk mund të krijojnë punësim të qëndrueshëm.

Për një gjë të tillë, sipas tij, do të duhej përkrahje më e madhe nga shteti.

“Bizneseve u duhet infrastrukturë më e mirë ligjore, dhënie e më shumë fondeve dhe kredive në periudha kthimi shumë më të gjata e me norma interesi më të ulëta, përkrahje financiare për rritje të eksportit… Qeveria duhet të punojë, po ashtu, në arsimimin më të mirë të studentëve për tregun e punës”, thotë Krasniqi për Radion Evropa e Lirë.

Subvencionimi prej 264 eurosh, sipas tij, është i vogël.

“Kërkesat e punëtorëve për paga janë shumë më të mëdha se shuma e subvencionuar nga Qeveria dhe, patjetër, bizneset duhet ta rrisin atë pagë”, thotë Krasniqi.

Paga mesatare në Kosovë deri vonë ka qenë rreth 480 euro. Në fillim të shkurtit ka hyrë në fuqi Ligji i ri për pagat, i cili u ka sjellë rritje gati të gjithë punonjësve të sektorit publik. Autoritetet kanë thënë se me këtë ligj, paga mesatare do të arrijë deri në 730 euro.

Çka synon Qeveria?

Ministri Murati, kur ka vënë në funksion platformën “superpuna” më 6 shkurt, ka thënë se synim i autoriteteve është që në vitin e parë të punësojnë mbi 10 mijë të rinj.

Të rinjtë që do të punësohen, ka thënë Murati, do të aftësohen dhe do të fitojnë përvojë pune. Më pas, ka shtuar ai, ata do të mund të bëhen pjesë afatgjate e kompanive ku punojnë, apo të gjejnë punë më lehtë në ndonjë kompani tjetër.

Vitin e kaluar, Qeveria e Kosovës ka zbatuar disa skema, të cilat kanë pasur synim punësimin e grupeve të ndryshme shoqërore, përfshirë gratë, personat me aftësi të kufizuara dhe familjet që nuk kanë pasur asnjë anëtar të punësuar.

Përmes këtyre skemave, sipas Qeverisë së Kosovës, janë punësuar afër 5.000 gra e vajza, 239 persona me aftësi të kufizuara dhe 770 familje janë bërë me një anëtar të punësuar.

Viteve të fundit, tregu i Kosovës është përballur edhe me mungesë punëtorësh – sidomos sektori privat. Sipas disa anketave që ka realizuar Radio Evropa e Lirë, por edhe të dhënave të Inspektoratit të Punës, qytetarët janë ankuar për paga të ulëta, mosrespektim të orarit të punës, privim nga pushimi etj. Për rrjedhojë, shumë punëdhënës kanë marrë punëtorë nga jashtë.

You Might Also Like

Dështon seanca, tjetra mbahet më 11 maj

ATK thirrje këngëtarëve dhe artistëve: Pagesa e tatimeve, obligim ligjor

Ngërçi politik, presidentja Osmani e gatshme për një takim gjithëpërfshirës

LDK dorëzoi kallëzim penal ndaj Kurtit e ministrave në detyrë

KQZ në rend dite regjistrimin e një partie dhe pezullimin e një tjetre

Kosova Times February 14, 2023
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Lajme

Arrestohet një person i dyshuar për lajmërim të rrejshëm

Kosova Times Kosova Times April 15, 2025
Jasir Asani shënon një tjetër gol
Rusët nuk do të lejohen më të dalin nga vendi me makinë pa një leje
Rritet numri i viktimave nga sulmi i IS-it në Siri
Kërkohet krijimi i policisë së kryeqytetit pas tragjedisë në Bon Vivant
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?