By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Horoskopi ditor për 7 qershor 2025
June 7, 2025
Lajme të rreme ruse: Komandanti ushtarak i rajonit Kursk Eduard Moskaliov ‘iku’ në Francë
June 6, 2025
Ekspertët: 113 përfaqësues të mediave të vrarë në Ukrainë gjatë luftës ruse
June 6, 2025
WSJ: Shtëpia e Bardhë i kërkon Senatit të zbusë projektligjin për sanksionet ndaj Rusisë
June 6, 2025
Kurbanet deri në 360 euro, interesim i madh për festën |VIDEO
June 6, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Lirohen nga akuza tetë të akuzuarit për mashtrime me subvencione
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > Lirohen nga akuza tetë të akuzuarit për mashtrime me subvencione
Ballina 1Lajme

Lirohen nga akuza tetë të akuzuarit për mashtrime me subvencione

Kosova Times
Last updated: 2023/02/14 at 3:34 PM
Kosova Times Published February 14, 2023
Share
SHARE

Gjykata Themelore në Prishtinë ka shpallur aktgjykim lirues ndaj të akuzuarve Agron Berisha, Nexhmi Hyseni, Nasim Kastrati, Fatmir Tulla, Agim Nreci, Ramadan Kosumi, Imer Luzha dhe Muhamet Leci, për akuzën për mashtrim me subvencione.

Aktgjykimi ndaj të akuzuarve u shpall të martën, nga gjykatësi Adnan Kamberi, raporton “Betimi për Drejtësi”.

Sipas aktgjykimit, të akuzuarit u liruan nga akuza sepse nuk është provuar se kanë kryer veprën penale për të cilën janë ngarkuar, ndërsa traktori i sekuestruar përkohësisht i kthehet të akuzuarit Berisha.

Gjykatësi Kamberi ka thënë se shpenzimet e procedurës bien në barrë të gjykatës, kurse kundër këtij aktgjykimi palët kanë të drejtë ankese në afat prej 15 ditësh pas pranimit të të njëjtit.

Ndryshe, Prokuroria Themelore në Prishtinë, më 26 prill 2019, ka ngritur aktakuzë ndaj Agron Berishës, Nexhmi Hysenit, Nasim Kastratit, Fatmir Tullës, Agim Nrecit, Ramadan Kosumit, Imer Luzhës dhe Muhamet Lecit, të cilët i akuzonte për mashtrim me subvencione.

Sipas aktakuzës, më 29 prill 2013, të pandehurit Agron Berisha dhe Fatmir Tulla, ngarkoheshin se me rastin e aplikimit për marrjen e një subvencioni të ndarë nga Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural (MBPZhR), i pandehuri Berisha i paraqet organit kompetent pranë kësaj ministrie të dhëna të pasakta, e që ishin kusht për aprovimin e subvencionit që ishte 65% e Planit të Biznesit të të pandehurit, ashtu që kishte dorëzuar në Agjencinë për Zhvillimin e Bujqësisë (AZhB) Planin e biznesit-mekanizmi bujqësor për sektorin e lavërtarisë dhe ishte zotuar në blerjen e traktorit me çmimin më të lartë të tregut për lëvrimin e tokës prej 133.25 hektarësh.

Pastaj, thuhet se në bashkëkryerje me të pandehurin Tulla, pronar i kompanisë që merret me shitjen e mekanizimit bujqësor, traktorëve, Berisha i kishte prezantuar AZhB-së faturën e çmimit të traktorit në vlerë prej 51 mijë e 900 euro, e që për të njëjtin traktor vlera reale e çmimit të tregut ishte prej 26 mijë eurove.

Më pas, akuza thotë se duke mos iu përmbajtur kushteve të AZhB-së, duke përdorë subvencionin e dhënë për qëllime të tjera, nga ato për të cilat është dhënë, traktorin e blerë nga subvencioni i dhënë nga MBPZhR-ja, i pandehuri Berisha e ka dërguar për shitje në një firmë e cila ekskluzivisht merret me shitjen e traktorëve.

Me këtë, Berisha e Tulla sipas dispozitivit të parë të akuzës, akuzoheshin se kanë kryer veprën penale “Mashtrimi me subvencione” nga neni 336, paragrafi 1 dhe 2 lidhur me nenin 31 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).

Tutje, pika dytë e akuzës i ngarkonte të pandehurit Nexhmi Hyseni e Fatmir Tulla, se më 13 mars 2013, me rastin e aplikimit për marrjen e subvencionit të ndarë nga MBPZhR, i pandehuri Hyseni i paraqet organit kompetent pranë kësaj ministrie të dhëna të pasakta e që ishin kusht për aprovimin e subvencionit, ashtu që kishte blerë traktorin e tipit “Tumosan” me çmim 40 mijë e 500 euro, makina bujqësore, si presa për dengje bari me çmim prej 7 mijë euro, rimorkio e plehut organik me çmim prej 6 mijë eurove, pijatore për traktor 24 disqe në çmim prej 2 mijë eurove, makinë për mbjellje të misrit 4 rendor më çmim prej 5 mijë e 800 eurove, përzierëse në çmim prej 3 mijë e 132 eurove dhe plug për traktor 77 kë në çmim prej 1 mijë e 740 eurove, që arrin në vlerën totale 66 mijë e 172 euro.

Aktakuza thotë se këto pajisje të blera në firmën e të pandehurit Tulla, i cili i kishte lëshuar fatura me të dhëna të pasakta, e që nuk përkonin me vlerën reale të tregut për mjetet e lartcekura, kanë dëmtuar kështu buxhetin e Republikës së Kosovës në shumën prej 10 mijë e 270 eurove.

Me këtë, Hyseni e Tulla sipas dispozitivit të dytë të akuzës akuzoheshin se kanë kryer veprën penale “Mashtrimi me subvencione” nga Neni 336, paragrafi 1 dhe 2 lidhur me Nenin 31 të KPRK-së.

Kurse, në pikën e tretë të akuzës, akuzoheshin Nasim Kastrati e Fatmir Tulla, ku thuhet se më 22 mars 2013, me rastin e aplikimit për marrjen e subvencionit të ndarë nga MBPZhR, i pandehuri Kastrati i paraqet organit kompetent pranë kësaj ministrie të dhëna të pasakta, e që ishin kusht për aprovimin e subvencionit, ashtu që në bazë të planit të biznesit të paraqitur, Kastrati kishte blerë traktorin e tipit “Tumosan” me çmim prej 51 mijë e 900 euro, makinë për zhvoshkjen e misrit në vlerë prej 10 mijë e 440 euro, makinë për palosje në formë kubike në vlerë prej 7 mijë euro, makinë për kositje në vlerë prej 1 mijë e 950 euro, rimorkio për shpërndarjen e plehut organik në vlerë prej 77 mijë e 810 euro, duke dëmtuar kështu buxhetin e Republikës së Kosovës në shumë prej 16 mijë e 835 euro, meqenëse se çmimet e prezantuara të mjeteve nuk përkonin me vlerën e çmimit real në tregun e Kosovës. Traktorin e tipit “Tumosan”, Kastrati e kishte blerë në firmën e Tullës.

Me këto veprime, Kastrati e Tulla akuzoheshin se kanë kryer veprën penale “Mashtrimi me subvencione” nga neni 336, paragrafi 1 dhe 2 lidhur me nenin 31 të KPRK-së.

Gjithnjë sipas akuzës, në pikën e katërt të saj, akuzoheshin Agim Nreci dhe Ramadan Kosumi, ku thuhet se më 12 mars 2013 me rastin e aplikimit për marrjen e subvencionit të ndarë nga MBPZHR, i akuzuari Nreci i paraqet organit kompetent pranë kësaj ministrie të dhëna të pasakta e që ishin kusht për aprovimin e subvencionit, ashtu që në bazë të planit të biznesit të paraqitur kishte blerë traktorin e tipit Bjellorus në vlerë prej 51 mijë e 900 euro, pijetore me 32 disqe në vlerë prej 4 mijë e 800 euro, rimorkio transportuese prej 6 mijë euro, plug 3 mijë euro që arrin vlerën totale 66 mijë e 500 euro, mjete këto të blera në kompaninë e të pandehurit Kosumi, duke dëmtuar buxhetin e Republikës së Kosovës në shumën prej 16 mijë e 022 euro e 50 centë, meqenëse se çmimet e prezantuara nuk përkonin me vlerën e çmimit real në tregun e Kosovës.

Me këtë, Nreci e Kosumi akuzoheshin se kanë kryer veprën penale “Mashtrimi me subvencione”, nga Neni 336, paragrafi 1 dhe 2 lidhur me Nenin 31 të KPRK-së.

Ndërsa, në dispozitivin e pestë të kësaj akuze, ngarkoheshin Imer Luzha e Muhamet Leci, ku thuhet se më 4 prill 2013 me rastin e aplikimit për marrjen e subvencionit të ndarë nga MBPZHR, i akuzuari Luzha i paraqet organit kompetent pranë kësaj ministrie të dhëna të pasakta e që ishin kusht për aprovimin e subvencionit, ashtu që në bazë të planit të biznesit të paraqitur Luzha kishte blerë traktorin e tipit “Tomason” me çmim prej 35 mijë euro, pijetore disqe në vlerë prej 4 mijë e 500 euro, trina 4 krahë në vlerë prej 1 mijë e 750 euro, shpërndarëse plehu mineral në vlerë prej 1 mijë e 150 euro, spërkatëse në vlerë prej 850 euro, mbjellëse e misrit në vlerë prej 4 mijë e 500 euro, vlera totale e të cilave arrin në 47 mijë e 450 euro, mjete këto të blera në kompaninë e të pandehurit Leci.

Kështu, thuhet se buxheti i Republikës së Kosovës u dëmtua në shumën prej 9 mijë e 685 euro, meqenëse çmimet e prezantuara të mjeteve nuk përkonin me vlerën e çmimit real në tregun e Kosovës.

E me këtë, Luzha e Leci akuzoheshin se kanë kryer veprën penale “Mashtrimi me subvencione”, nga Neni 336, paragrafi 1 dhe 2 lidhur me Nenin 31 të KPRK-së, vepër kjo e dënueshme me gjobë ose me burgim deri në pesë vjet.

You Might Also Like

DASH: Ballkani, pjesë e strategjisë amerikane për dëbimin e migrantëve

Task Forca Ajrore e KFOR-it me komandant të ri

Sekuestrohen armë gjatë hetimeve për dhunë në familje në Gjakovë

Mandati i EULEX-it në Kosovë zgjatet deri në qershor 2027

FSK shkëlqen në Kroaci, vendi i parë dhe i tretë në garën `Dita e Unitetit`

Kosova Times February 14, 2023
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Ballina 2Rajon / Botë

Prezantohet në Paris, prototipi i makinës ushtarake shqiptare `Shota`

Kosova Times Kosova Times June 17, 2024
Kërcënimi gjerman nxjerr bllof Ramën, Bushati tregon si u zbulua lëvizja e tij kundër Kosovës: Sarrazin i kërkon me ngulm Kurtit…
Hamza nga Vitia: Vota për PDK-në nënkupton më shumë vende pune
Rama flet në Samitin e Diasporës dhe ‘këshillon’ Vjosa Osmanin për Albin Kurtin: Unë e dëgjoj Presidentin tim
Çfarë thotë komisioneri i ri për zgjerim për idenë e ndarjes?
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?