By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Arrestohet kosovari i dyshuar për rastin e armëve të sekuestruara në Kroaci
July 19, 2025
Trajkoviq: Shumë nga njerëzit tanë nga Kosova po e mbushin Çacilandin sot, së bashku me paramilitarët e Radoiçiqit
July 19, 2025
14-vjeçarI arrestohet për armëmbajtje në Ferizaj
July 19, 2025
Nëse nuk bashkohemi tani – kush do ta mbrojë nesër Kosovën?
July 19, 2025
Ndalohet për 48 orë Igor Popoviq pas fjalimit kundër UÇK-së
July 19, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Ukraina kërkon përshpejtimin e dërgesave të armëve nga aleatët perëndimorë
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Ballina 2 > Ukraina kërkon përshpejtimin e dërgesave të armëve nga aleatët perëndimorë
Ballina 2Rajon / Botë

Ukraina kërkon përshpejtimin e dërgesave të armëve nga aleatët perëndimorë

Kosova Times
Last updated: 2023/02/15 at 2:46 PM
Kosova Times Published February 15, 2023
Share
SHARE

Ukraina u ka kërkuar aleatëve të saj perëndimorë që të përshpejtojnë furnizimin me armë dhe pajisje luftarake.

Kërkesa e Ukrainës vjen në kohën kur ministrat e Mbrojtjes të NATO-s përgatiten të takohen për të dytën ditë me radhë, dhe kur Rusia ka intensifikuar përpjekjet e saj disamujore për të kapur qytetin lindor të Bakhmutit.

Me ofensivën e re të Rusisë në rajonin lindor të Donbasit, presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky, më 14 shkurt, paralajmëroi se Rusia po përpiqet të fitojë në fushëbetejë përpara se dërgesat perëndimore të armatimit të mund të mbërrinin në Ukrainë.

“Mund të them me besim se tendencat bazë mbeten të pandryshuara. Së bashku, Ukraina dhe partnerët e saj po bëjnë gjithçka për të siguruar që shteti terrorist të humbasë. Dhe që kjo të ndodhë sa më shpejt”, tha Zelensky në fjalimin e tij të natës.

Në ditën e parë të një takimi dy-ditor në Belgjikë, ministrat e mbrojtjes të NATO-s treguan ngurrim për të dërguar avionë luftarakë – diçka që zyrtarët ukrainas e kanë kërkuar vazhdimisht.

Numri i vendeve që janë zotuar të dërgojnë tanke në Ukrainë është rritur në 11, tha gjenerali Mark Milley, kryetar i Shefave të Shtabit të Përbashkët të ShBA-së, në një konferencë shtypi pas takimeve të Brukselit; 22 vende janë zotuar të dërgojnë automjete luftarake të këmbësorisë, 16 po dërgojnë artileri dhe municione dhe nëntë po dërgojnë sisteme të mbrojtjes ajrore.

Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Lloyd Austin, premtoi ndihmë shtesë dhe armatime, por ai tha se nuk mund të thotë asgjë përsa i përket avionëve.

Edhe ministri gjerman i Mbrojtjes, Boris Pistorius tha se avionët nuk ishin fokusi i diskutimeve perëndimore për momentin.

“Kur qiejt mbi Ukrainë të mbeten të sigurt në tre, deri në katër muajt e ardhshëm, atëherë mund të flasim për të gjitha hapat e tjerë të mëtejshëm”, tha Pistorius.

Luftimet më intensive për momentin janë në Donbas, rreth qytetit Bakhmut, si dhe në veri, afër Kreminës dhe në jug, afër Vuhledarit.

Në vlerësimin e saj të përditshëm më 15 shkurt, ushtria e Ukrainës tha se luftimet ishin gjithashtu të përqendruara rreth Lymanit, Avdjivkas dhe Kupjanskut.

Forcat ruse kanë kaluar muaj të tërë duke u përpjekur për të kapur Bakhmutin, i cili shtrihet pranë disa autostradave kryesore.

Në javët e fundit, trupat ruse, duke përfshirë ushtarë nga grupi mercenar Wagner, kanë bërë përparim të ngadaltë, por në rritje rreth Bakhmutit; gjatë fundjavës, pronari i Wagner, biznesmeni i Shën Petersburgut, Yevgeny Prigozhin, pretendoi se trupat e tij kishin kapur një fshat të vogël e të rëndësishëm në periferinë veriore të Bakhmutit.

Përderisa 24 shkurti po afron – kur shënohet njëvjetori i nisjes së pushtimit – Rusia po përdor shumë artileri në betejën më të ashpër, atë për marrjen e kontrollit të qytetit të Bahmutit.

Së fundmi, Kremlini ka intensifikuar operacionet në mbarë pjesën jugore dhe lindore të Ukrainës dhe para njëvjetorit të nisjes së pushtimit, po synon që të nisë një ofensivë të madhe.

You Might Also Like

Trajkoviq: Shumë nga njerëzit tanë nga Kosova po e mbushin Çacilandin sot, së bashku me paramilitarët e Radoiçiqit

Afati i fundit i Trumpit shkakton përshkallëzim në Ukrainë, paralajmëron ish-analist i CIA-s

Amerika konfirmon: Siria dhe Izraeli kanë rënë dakord për një armëpushim, ju bëjmë thirrje të dorëzoni armët

Sulm masiv me dron në Odesa: Një person i vrarë, një ndërtesë shumëkatëshe në flakë

Axhenda ndërkombëtare

Kosova Times February 15, 2023
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Lajme

Lajçaku do të vizitojë Prishtinën dhe Beogradin

Kosova Times Kosova Times January 28, 2024
Kabul: Të paktën 19 viktima pas sulmit në një qendër edukative
Shtyhet ekzekutimi i vendimit të Komunës së Prishtinës për këmbim pronash
WSJ: Irani është gati të kufizojë programin bërthamor pas lehtësimit të sanksioneve
27 të arrestuar brenda 24 orëve të fundit
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?