By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Një hotel luksoz përfshihet nga flakët në Alpet Franceze
January 28, 2026
Kriza e energjisë elektrike në Kosovë ekspozon vite neglizhence dhe hapa të gabuar politikash
January 28, 2026
Dy gra ruse u ndaluan në SHBA pasi hynë në një bazë ushtarake
January 28, 2026
Politico: Përçarje në partinë e Marine Le Pen për shkak të Rusisë
January 28, 2026
Në negociata, rusët thanë të pamundshmen, ukrainasit nuk mund ta besojnë atë që ndodhi
January 28, 2026
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Zelenksy kërkon dërgim të shpejtë të armëve për Ukrainën
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Ballina 2 > Zelenksy kërkon dërgim të shpejtë të armëve për Ukrainën
Ballina 2Rajon / Botë

Zelenksy kërkon dërgim të shpejtë të armëve për Ukrainën

Kosova Times
Last updated: 2023/02/17 at 8:35 PM
Kosova Times Published February 17, 2023
Share
SHARE

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, përsëriti thirrjet për dërgimin sa më të shpejtë në Kiev të armëve perëndimore, duke thënë se Rusia nuk duhet të lejohet që të blejë kohë për agresionin e saj, teksa forcat ukrainase janë përballur me sulme të shumta në të gjithë linjën e frontit.

“Ne duhet të përshpejtojmë. Ne na duhet shpejtësi – shpejtësi në marrëveshje, shpejtësi në dërgesa…. shpejtësi në vendime për të kufizuar potencialin rus”, tha Zelensky në Konferencën e Sigurisë në Mynih.

Zelensky tha se përderisa shtetet perëndimore po debatonin lidhur me dërgimin e tankeve në Ukrainë, presidenti rus, Vladimir Putin, po mendonte për mënyrat se si ta “ngufasë” fqinjin e Ukrainës, Moldavinë.

“Është e dukshme që Ukraina nuk do të jetë ndalesa e tij e fundit. Ai do të vazhdojë lëvizjen e tij deri në fund… përfshirë edhe të gjitha shtetet e tjera që në një kohë ishin pjesë e bllokut sovjetik”, tha Zelensky.

Presidentja e Moldavisë, Maia Sandu, tha më herët gjatë javës se shteti ka informacion se Rusia po përgatiste një grushtshtet ndaj Qeverisë pro-perëndimore të Moldavisë, me ndihmën e sabotatorëve të huaj

Në konferencë po marrin pjesë liderët e Francës dhe Gjermanisë, por edhe nënpresidentja amerikane, Kamala Harris, sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, shefi i NATO-s, Jens Stoltenberg, dhe zyrtarë të tjerë.

Gjatë konferencës, kancelari gjerman, Olaf Scholz, tha se mbështetja e shtetit të tij për Ukrainën “është e dizajnuar që të jetë afatgjatë”.

“Ata që mund të dërgojnë tanke luftarake, duhet ta bëjnë tani”, tha Scholz, duke shtuar se po bëhet “fushatë intensive” që aleatët të dërgojnë tanke në Ukrainë, ashtu siç kishin premtuar muajin e kaluar.

Ndërkaq, presidenti i Francës, Emmanuel Macron, tha se është jashtëzakonisht e rëndësishme që aleatët perëndimorë të rrisin ndihmën ushtarake në mënyrë që Ukraina të mund të nisë një kundërofensivë kundër Rusisë.

Një ditë më herët, zyrtarët në Kiev thanë se forcat ukrainase thanë se kanë zmbrapsur sulmet ruse në disa vendbanime, teksa Rusia ka vazhduar sulmet ndaj infrastrukturës kritike të Ukrainës.

Më 16 shkurt, ushtria ruse ka kryer 41 sulme me raketa në Ukrainë dhe pesë prej tyre kanë goditur rajonin e Harkivit, tha ushtria ukrainase. Kievi tha se forcat ukrainase të mbrojtjes kanë arritur të pengojnë 16 sulme me raketa të Rusisë.

You Might Also Like

Një hotel luksoz përfshihet nga flakët në Alpet Franceze

Dy gra ruse u ndaluan në SHBA pasi hynë në një bazë ushtarake

Politico: Përçarje në partinë e Marine Le Pen për shkak të Rusisë

Në negociata, rusët thanë të pamundshmen, ukrainasit nuk mund ta besojnë atë që ndodhi

Ish-senatori francez shpallet fajtor për drogimin e një deputeteje me qëllim përdhunimin e saj: “Shkurt, jam idiot”

Kosova Times February 17, 2023
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
1 Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Ballina 1Lajme

Përfundon takimi me Osmanin, Baker pritet me nderime nga Maqedonci

Kosova Times Kosova Times August 2, 2025
Baraliu: Rezultatet e para të pakëndshme për Haris
Delegacioni i OVL-UÇK-së pritet nga ambasadori i Shqipërisë, Petrit Malaj
Kreu i Komisionit Evropian kërkoi që Serbia t’u bashkohet sanksioneve kundër Rusisë në mënyrë që të anëtarësohet në BE
Biden i kërkon Rusisë ta lirojë gazetarin amerikan
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?