Sipas Policisë, i dyshuari B.K. (1992), me këtë mashtrim ka përvetësuar rreth 18 mijë euro.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar nën dyshimin se përmes rrjeteve sociale ka përdorur emra të rrejshëm nën pretendimet se kanë probleme shëndetësore dhe kërkohet shërim jashtë vendit, duke kërkuar ndihmë financiare. I dyshuari ka arritur që t’i përvetësoj rreth 18,000 (tetëmbëdhjetë mijë) €”, thuhet në njoftimin e policisë.

I dyshuari është ndaluar për 48 orë.