By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Macron në Kiev: Paqe, sovranitet dhe e ardhme evropiane për Ukrainën
May 10, 2025
Turisti francez: Voskopoja e mrekullueshme
May 10, 2025
Për këto fruta dhe perime përdoret ngjyrues artificial
May 10, 2025
I kërkuar në Shqipëri për vra*je, arrestohet në Greqi shoku i Laert Haxhiut,
May 10, 2025
“Dodiku më shumë një lojtar rus se sa serb”: Ballkani fronti i dytë i Putinit në Evropë
May 10, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: ShBA pret konstruktivitet nga Kurti e Vuçiq: Normalizimi të synojë njohjen
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > ShBA pret konstruktivitet nga Kurti e Vuçiq: Normalizimi të synojë njohjen
Ballina 1Lajme

ShBA pret konstruktivitet nga Kurti e Vuçiq: Normalizimi të synojë njohjen

Kosova Times
Last updated: 2023/02/24 at 5:05 PM
Kosova Times Published February 24, 2023
Share
SHARE

Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë ripërsëritur qëndrimin e tyre se e mbështesin fuqishëm propozimin e Bashkimit Evropian për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

“Ne presim që të dy liderët t’i qasen takimit në frymën konstruktive të nevojshme për të ecur përpara në përputhje me të”, thuhet në reagimin e Departamentit të Shtetit në prag të raundit të ri të dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, i cili me ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian, do të mbahet të hënën në Bruksel.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, siç deklaroi mbrëmë në një intervistë ekskluzive për RTK-në i dërguari i Bashkimit Evropian për Dialogun, Miroslav Lajçak, përveç deklaratës zyrtare se e pranojnë propozimin evropian, duhet të shqyrtojnë edhe detajet e zbatimit të këtij propozimi.

Departamenti i Shtetit në një përgjigje për Zërin e Amerikës, ka thënë se është e rëndësishme që Serbia dhe Kosova të përdorin bisedimet për të shprehur përkushtimin e tyre për një të ardhme paqësore të rajonit.

“Serbia dhe Kosova duhet të arrijnë një marrëveshje gjithëpërfshirëse përmes dialogut. Ne besojmë se marrëdhëniet e normalizuara ndërmjet Kosovës dhe Serbisë në fund të fundit duhet të synojnë njohjen reciproke. Progresi në dialog do të hapë derën e integrimit evropian dhe është i një rëndësie thelbësore për sigurinë dhe stabilitetin e Ballkanit Perëndimor”, thuhet në përgjigjen me shkrim të Departamentit të Shtetit për Zërin e Amerikës.

Kosova dhe Serbia kanë negociuar për normalizimin e marrëdhënieve dhe një marrëveshje gjithëpërfshirëse për më shumë se një dekadë nën përkujdesjen e Bashkimit Evropian – me ndihmën e Shteteve të Bashkuara.

Bisedimet ndërmjet dy palëve, u ngadalësuan veçanërisht gjatë vitit 2022, në një periudhë të cilën e shënoi agresioni ushtarak i Rusisë kundër Ukrainës.

I pyetur nëse mund të pritet një përparim apo edhe një pikë kthese pas raundit të ardhshëm të bisedimeve në Bruksel, Departamenti i Shtetit u përgjigj se është inkurajuese që Serbia dhe Kosova e kanë pranuar në parim propozimin e Bashkimit Evropian.

“Zyrtarët e Shteteve të Bashkuara dhe Bashkimit Evropian theksuan mundësitë e propozimit të Bashkimit Evropian dhe vunë në pah rëndësinë e përparimit të shpejtë – për të shmangur rrezikun e përshkallëzimeve të mëtejshëm”, thuhet tutje në reagimin e DASH-it.

Tutje DASH ka inkurajuar ‘fuqishëm serbët e Kosovës që të kthehen sa më shpejt në institucionet e Kosovës në mënyrë që të përmirësohet siguria dhe stabiliteti për të gjithë qytetarët’.

“Ne inkurajojmë Qeverinë e Kosovës që të sigurojë kushte për serbët e kualifikuar të Kosovës që ta bëjnë këtë pa vonesë. Marrëveshjet e Brukselit parashikonin integrimin e serbëve të Kosovës në institucionet e Kosovës. Ne i mbështesim plotësisht ato marrëveshje dhe vazhdimin e zbatimit të tyre”, ka shprehur qëndrimin e tij Departamenti i Shtetit lidhur me këtë çështje.

Një çështje tjetër është zbatimi i marrëveshjeve të arritura më parë në Bruksel, në mesin e të cilave është edhe themelimi i Asociacionit të Komunave me shumicë serbe, që ishte dakorduar nga palët në vitin 2013.

Mirëpo, në vitin 2015, Gjykata Kushtetuese e Kosovës konstatoi se disa dispozita të asaj marrëveshjeje ishin jokushtetuese dhe Qeveria e Kosovës, deri më tash e ka kontestuar themelimin e këtij asociacioni për shkak të karakterit njëetnik.

Megjithatë muajt e fundit, Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian kanë insistuar tek institucionet e Kosovës për ta zbatuar këtë dispozitë të marrëveshjes sa më shpejt – gjë që u konfirmua edhe një herë nga Departamenti i Shtetit:

“Kosova dhe Serbia duhet të zbatojnë marrëveshjet që kanë nënshkruar përmes procesit të dialogut, duke përfshirë përparimin në themelimin e Asociacionit të Komunave me shumicë serbe”, thuhet në reagimin e DASH-it.

Në pyetjen nëse e sheh marrëveshjen e palëve për propozimin evropian si mjet për neutralizimin e ndikimit të Rusisë në Serbi, Departamenti i Shtetit thekson se dialogu me Kosovën është i rëndësishëm për stabilitet.

“Progresi drejt normalizimit të marrëdhënieve ndërmjet Serbisë dhe Kosovës përmes dialogut, me ndërmjetësimin e BE-së, është ende shumë i rëndësishëm për stabilitetin rajonal dhe evropian në një kohë kur po përballemi me agresionin rus në Ukrainë dhe me kriza në mbarë Evropën të shkaktuara nga dhuna brutale dhe pushtimi i pajustifikuar i Putinit”, ka theksuar tutje DASH.

Departamenti i Shtetit nuk ka folur për pasoja të mundshme nëse Serbia dhe Kosova refuzojnë apo humbasin mundësinë që u është ofruar me propozimin evropian.

“Është më e rëndësishme të flasim për mundësitë: propozimi paraqet mundësi për qytetarët e Serbisë dhe Kosovës për të përmirësuar sigurinë dhe stabilitetin e rajonit më të gjerë të Ballkanit Perëndimor në një kohë kur Evropa po përballet me krizën më të rëndë që nga Lufta e Dytë Botërore. Siç është treguar tashmë nga Bashkimi Evropian, pranimi i marrëveshjes do të përshpejtojë përparimin e të dy vendeve drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian. Ai gjithashtu do të avancojë qëllimet tona kryesore për rajonin e Ballkanit Perëndimor – duke përfshirë arritjen e paqes, stabilitetit dhe përparimit të të gjithë popujve”, thuhet në fund të përgjigjes së Departamentit të Shtetit për Zërin e Amerikës. /Kosovatimes/

You Might Also Like

I kërkuar në Shqipëri për vra*je, arrestohet në Greqi shoku i Laert Haxhiut,

Rregull i ri për rifitimin e shtetësisë shqiptare

Moti në Shqipërie, me vranësira, kthjellime dhe mundësi reshje

Moti sot, me diell dhe pjesërisht i vranët

Dështon seanca, tjetra mbahet më 11 maj

Kosova Times February 24, 2023
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Teknologji

Meta nis valën e dytë të pushimeve nga puna

Kosova Times Kosova Times March 15, 2023
Kurti: Fotografia është historiani i heshtur i rrugëtimit tonë
Në rajone të ndryshme arrestohen disa të dyshuar
Abdixhiku: Ndryshimi sot është misioni ynë
Biden: Do të tërhiqem nga gara presidenciale vetëm me urdhër të të Plotfuqishmit
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?