By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Katërshja e UÇK-së në fund të procesit, fillojnë fjalët përfundimtare
February 1, 2026
Lëndohet një skijator në Brezovicë, shkaktoi ortek bore me dy persona tjerë
February 1, 2026
Vdes gazetarja e njohur e Shqipërisë, Rezarta Reçi
February 1, 2026
Putin do të dërgojë mijëra ushtarë dhe përdhunues “të çmendur” për të sulmuar Evropën nëse lufta me Ukrainën mbaron, paralajmëron diplomati i NATO-s
February 1, 2026
Shpërthimi i infeksioneve që vrau gjashtë britanikë dhe la 1,500 të sëmurë
February 1, 2026
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Lushaku: Fuqizimi ekonomik i gruas do të përmirësonte pozitën e saj shoqërore
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > Lushaku: Fuqizimi ekonomik i gruas do të përmirësonte pozitën e saj shoqërore
Ballina 1Lajme

Lushaku: Fuqizimi ekonomik i gruas do të përmirësonte pozitën e saj shoqërore

Kosova Times
Last updated: 2023/03/08 at 4:33 PM
Kosova Times Published March 8, 2023
Share
SHARE

Gjatë konferencës së sotme të LDK-së, Kryetarja e Forumit të Gruas Jehona Lushaku ka ngritur çështjet më shqetësuese për gratë: niveli i lartë i dhunës ndaj grave si dhe përqindja e ultë e grave në tregun e punës.

Është për keqardhje se adresimi i dhunës ndaj grave ende nuk po trajtohet me prioritet. E kemi shumë të freskët rastin kur një grua vritet në duar të shtetit dhe alarmi zgjatë vetëm disa ditë. Akoma më keq, asnjë masë nuk është ndërmarrë për të forcuar sigurinë në QKUK pas rastit tragjik.

Statistikat flasin për rritje të rasteve të dhunës ndaj grave në vitet e fundit; nga 1986 gra viktima të dhunës e 2 të vrara në vitin 2021, një gjendje edhe më të rëndë e kemi në vitin 2022 ku kemi 2055 gra viktima të dhunës dhe 3 të vrara.

Kjo bëhet akoma më shqetësuese kur në 65% të rasteve kemi të bëjmë më përsëritje të dhunës.

Kjo është një situatë që kërkon një ndërhyrje imediate të sistemit të drejtësisë, të rendit dhe ligjit si dhe kërkon politika adekuate që e shpallin dhunën në familje si të pa tolerueshme. Si shoqëri kemi përgjegjësi për të avokuar për çështjet që i kontribuojnë kauzës që dhuna përfundimisht të mos jetë pjesë e kulturës sonë.

Pavarësia ekonomike si bazë kryesore për të eliminuar dhunën, po ashtu nuk duket të jetë e nivelit prioritar, pasi që vetëm 16% e grave janë aktive në tregun e punës. E tëra kjo në mungesë të politikave adekuate ekonomike për gratë.

Sot në Kosovë gratë paguhen 20% më pak se burrat për punën e njëjtë që bëjnë, kurse vetëm 4% e grave kanë qenë përfituese të pronës në familje.

Ne konsiderojmë se s’mund të ketë pavarësi e as fuqizim të grave pa rritur numrin e çerdheve, pa ndryshuar politikat e pushimit të lehonisë, pa iu mundësuar përfitimin e pronës që u takon me ligj si dhe pa ofruar pagë të barabartë si për burrat edhe për gratë.

Si LDK do të prezantojmë politika që do të avancojnë pozitën e gruas pikërisht për pavarësimin e saj ekonomik.

Pikërisht në Ditën e Gruas i ngritëm këto çështje, për të bërë thirrje për të gjitha institucionet shtetërore, për Qeverinë posaçërisht që të prezantojë politika më efikase dhe një qasje më serioze që çështja e grave të adresohet në të gjitha nivelet. /Kosovatimes/

You Might Also Like

Katërshja e UÇK-së në fund të procesit, fillojnë fjalët përfundimtare

Lëndohet një skijator në Brezovicë, shkaktoi ortek bore me dy persona tjerë

Vdes gazetarja e njohur e Shqipërisë, Rezarta Reçi

Kapen në flagrancë pesë hajna duke tentuar të vjedhin një argjendari

Të shtëna me armë në Mitrovicë, lëndohet një person e arrestohet i dyshuari

Kosova Times March 8, 2023
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Ballina 2Rajon / Botë

Më shumë imamë “made in Germany”

Kosova Times Kosova Times January 23, 2024
KOK, Komuna dhe RTK bëjnë që Olimpiada të ndiqet nga Prishtina
Bernabiq i ankohet Ashton për asociacionin e komunave me shumicë serbe
“Termokosi” punëson një pjesëtar të Shoqatës së të Shurdhërve
Vuçiq: Serbia nuk mund të nënshkruajë marrëveshje juridike ndërkombëtare me Kosovën
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?