Në Beograd është duke u zhvilluar protesta e radhës nga studentët kundër propozimit të BE-së, me emrin “Studentët për Kosovën”.
Siç raporton mediumi serb në Kosovë, Kossev, në protestën që ka nisur rreth orës 18:00 po marrin pjesë qindra persona.
Bëhet e ditur se kjo protestë ishte e paralajmëruar më parë, prandaj studentët janë dukë lëvizur nën shoqërimin e policisë dhe qarkullimi është ndaluar.
Po ashtu në këtë protestë janë dëgjuar fishkëllima dhe mesazhe kundër presidentit serb Aleksandar Vuçiq.
Kujtojmë se kërkesa e studentëve serbë është që të refuzohet publikisht propozimi i BE-së në takimin që do të mbahet në Ohër më 18 mars dhe kërkohet që pas takimit, qeveria serbe të marrë vendim për ndalimin e negociatave dhe përfundimin e vlefshmërisë së të gjitha marrëveshjeve të bëra deri më tani nga negociatat me Kosovën.
Sipas tyre, arsyeja është se “BE-ja nuk e plotëson kushtin elementar të paanshmërisë për të qenë ndërmjetës në negociata”. /Kosovatimes/