Sindikata e Re e Korporatës Energjetike të Kosovës, ka protestuar nga sheshi “Zahir Pajaziti” e deri te Qeveria e Kosovës, duke marshuar për të shprehur pakënaqësitë e tyre.
Sindikalistët kanë protestuar fillimisht para objektit të KEK-ut në heshtje përmes pankartave me mbishkrime si “Nuk lejomë të shitemi tutje”, “Ne duam të kthehemi, KEK-u ka interes pse nuk jemi aty”, “Ne jemi të huazuar dhe jo të privatizuar”, “Kryeministër ndalo padrejtësitë ndaj punëtorëve të shërbimit të sigurimit fizik të KEK-ut”.
Marshimi ka nisur me fishkëllima e me thirrje “hajnat, hajnat…”. /Kosovatimes/