By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Horoskopi ditor për 12 dhjetor
December 12, 2025
Kompania e inteligjencës artificiale publikon një reklamë ku një grua shtatzënë flet me një avatar të një nëne të vdekur
December 11, 2025
Gjilan, arrestohen dy të dyshuar të mitur për mashtrim me kartela bankare
December 11, 2025
Bora fiton në Pejë, Sigal Prishtina triumfon në fund
December 11, 2025
Çfarë fshihet pas nxitimit të Trump për paqe? Rusia është në telashe dhe ai po nxiton ta shpëtojë atë
December 11, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: BE-ja miraton edhe një plan mbështetjeje ushtarake për Ukrainën
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Ballina 2 > BE-ja miraton edhe një plan mbështetjeje ushtarake për Ukrainën
Ballina 2Rajon / Botë

BE-ja miraton edhe një plan mbështetjeje ushtarake për Ukrainën

Kosova Times
Last updated: 2023/03/23 at 2:04 PM
Kosova Times Published March 23, 2023
Share
SHARE

Udhëheqësit e BE-së do të miratojnë një marrëveshje që synon t’i dërgojë Ukrainës 1 milion predha artilerie brenda 12 muajve të ardhshëm, për të ndihmuar vendin të mbrohet kundër forcave ruse.

Procedura e shpejtë u miratua gjatë një takimi të ministrave të Jashtëm dhe të Mbrojtjes në fillim të kësaj jave dhe krerët e mbledhur në një samit në Bruksel të enjten do t’i japin asaj një bekim politik, sipas disa diplomatëve të lartë të BE-së.

Me Ukrainën që po përballet me mungesë municionesh për të luftuar Rusinë, ideja e krijimit të një plani veprimi të përbashkët blerjeje, të ngjashëm me atë të krijuar gjatë pandemisë së koronavirusit për të blerë vaksina, u soll për herë të parë në tryezë muajin e kaluar nga kryeministrja e Estonisë, Kaja Kallas.

Shefi i politikës së jashtme të BE-së Josep Borrell tha se ai ka fituar miratimin për propozimin e tij për të ofruar 1 miliard euro për të inkurajuar vendet anëtare që të ofrojnë predha artilerie nga rezervat e tyre.

Nga 27 vendet të BE-së, Hungaria është e vetmja që ka njoftuar se nuk do të marrë pjesë në furnizimin me municion për Ukrainën, duke përmendur angazhimin e saj për paqen, por tha se nuk do t’i pengojë anëtarët e tjerë ta bëjnë një gjë të tillë.

Muajin e kaluar, kryeministri i Hungarisë Viktor Orban tha se blloku është pjesërisht fajtor për zgjatjen e luftës së Rusisë në Ukrainë, për shkak të sanksioneve që i kanë vënë Rusisë dhe duke furnizuar Ukrainën me para dhe armë, në vend që të kërkojë të negociojë paqen me Moskën.

Sipas vlerësimeve të ndryshme, Ukraina po gjuan 6,000-7,000 predha artilerie çdo ditë, rreth një e treta e totalit të Rusisë, një vit pas luftës.

Udhëheqësit do të diskutojnë gjithashtu mundësinë e plotësimit me 3.5 miliardë euro shtesë të Facilitetit Evropian të Paqes – një fond që përdoret për të rimbursuar vendet anëtare që ofrojnë armë, municion dhe mbështetje ushtarake për Ukrainën.

Në takimin e tyre dyditor, udhëheqësve do t’iu bashkohet Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së Antonio Guterres, ndërsa presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky do t’i drejtohet takimit me video-lidhje.

You Might Also Like

Në Rusi, ata propozuan krijimin e inteligjencës artificiale bazuar në veprat e Domostroy dhe Dugin

Revista Time ka emëruar “Personin e Vitit”. Këta janë krijuesit e inteligjencës artificiale

Zelenski: Ukrainasit do të vendosin me referndum për koncesionet e mundshme të territorit

Australi: Terror në ajër, parashutisti ne krahet e aeroplanit

Vuçiç reagon ndaj deklaratës së Lavrovit: “Na shkon kurrë ndërmend ta bëjmë këtë!”

Kosova Times March 23, 2023
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Lajme

`Autostrada Biennale` listohet në 10 ekspozitat më të mira në Evropë

Kosova Times Kosova Times December 17, 2023
Kadetët e FSK-së përfundojnë marshimin 12.8 kilometra
Kryeministri maqedonas dorëzon në parlament emrat e kandidatëve për ministra
Erdogan: Dënoj intervenimin barbar të Izraelit kundër protestës paqësore kundër okupimit në Bregun Perëndimor
Arrestohet shtetasi zviceran në Beograd pse bëri simbolin kombetarë shqiptarë: Daçiq: ekspozoi simbolin e “Shqipërisë së Madhe”!
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?