Përfaqësuesja e Izraelit dhe Kosova kanë publikuar tashmë formacionet zyrtare për ndeshjen e parë kualifikuese të “Euro 2024”, të vlefshme për Grupin I.
Dardanët janë gati për ndeshjen e tyre në udhëtim te Izraeli, ndeshja e cila pritet të zhvillohet në ‘Bloomfield Stadium’ të Tel-Aviv.
Ekipi i Alain Giresse është thuajse i kompletuar dhe gati për të nisur me rezultat pozitiv kualifikueset për “Euro 2024”.
Në anën tjetër, vendasit njihet si skuadër që luajnë mirë si nikoqir dhe do të luajnë gjithashtu vetëm për rezultat pozitiv.
Trajnerët e të dyja skuadrave kanë vendosur të startojnë me formacionet më të mira të mundshme.
Te Kosova nga minuta e parë nuk mungojnë yjet si Amir Rrahmani, Milot Rashica dhe Vedat Muriqi.
Izraeli: Omri Glazer, Desa, Shlomo, Vitor, Leidner, Lavie, Peretz, Gloch, Haziza, Solomon, Weissman
Kosova: Muric; Vojvoda, Rrahmani, Kryeziu, Paqarada; Dresevic, Muslija, Celina; Zhegrova, Muriqi, Rashica;