By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Një rritje e madhe e interesit të udhëtarëve nga Amerika për në Shqiperi
January 27, 2026
Arrestohet në Prishtinë për vjedhje të rëndë shtetasi i Malit të Zi
January 27, 2026
Inspekcioni i Komunës ndërprenë ndërtimin e paligjshëm në Mitrovicë
January 27, 2026
Përmbyllet procesi i rinumërimit në 77% të vendvotimeve
January 27, 2026
IKSHPK njofton për zonat ku uji nuk rekomandohet për pije
January 27, 2026
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Myslimanët dhe të krishterët e Burkina Fasos, bashkë kundër kryengritjes
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Rajon / Botë > Myslimanët dhe të krishterët e Burkina Fasos, bashkë kundër kryengritjes
Rajon / Botë

Myslimanët dhe të krishterët e Burkina Fasos, bashkë kundër kryengritjes

Kosova Times
Last updated: 2023/04/01 at 4:41 PM
Kosova Times Published April 1, 2023
Share
SHARE

Një numër i madh i myslimanëve dhe të krishterëve të rinj në Burkina Faso u mblodhën në sheshin publik të Ouagadougou-s përderisa dielli po perëndonte të premten për të bërë iftar së bashku.

Ky grumbullim, i organizuar për ta promovuar tolerancën fetare, vjen gjatë një periudhe kur Burkina Faso po përballet me një kryengritje të dhunshme.Organizuar nga një grup rinor ndërfetar lokal, myslimanë dhe të krishterë ndanin ushqimin dhe u lutën së bashku në një akt simbolik kundër forcave militante që kërkojnë të shfrytëzojnë ndarjet etnike dhe fetare, sipas pjesëmarrësve.

“Nëse dy grupe nga fe të ndryshme arrijnë të jetojnë së bashku, shumë të këqija në shoqëri do të marrin fund plotësisht”, tha Wenkouni Damien Ouedraogo, katolik dhe njëri nga organizatorët kryesorë të ngjarjes.

“Ne duhet të shkojmë përtej feve tona për të qenë në gjendje ta përqafojmë tjetrin si një pjesë të vetvetes”, shtoi ai.

Burkina Faso është një nga disa shtete të Afrikës Perëndimore që po luftojnë kryengritjet islamike, të cilat nisën fillimisht në Malin fqinj dhe janë përhapur në të gjithë rajonin gjatë dekadës së fundit.

Mijëra njerëz janë vrarë dhe mbi dy milionë janë zhvendosur në të gjithë rajonin në jug të Saharasë, ku grupet militante të lidhura me Al Kaedën dhe Shtetin Islamik kanë shfrytëzuar ndarjet etnike dhe fetare për të nxitur dhunë.Rreth 64 për qind e shtetasve të Burkina Fasos i përkasin fesë islame, ndërsa rreth 24 për qind identifikohen si të krishterë, sipas një regjistrimi qeveritar të vitit 2019.

“Për ata që për fat të keq kanë marrë armët kundër vendit, ne shpresojmë që mesazhi ynë i shpresës do të mund t’i zbusë zemrat e tyre” tha Mamadi Ouedraogo, njëri nga organizatorët myslimanë të ngjarjes.

“Kjo është për mirëqenien tonë, zhvillimin tonë dhe për paqen dhe sigurinë në vendin tonë”.

You Might Also Like

Sllovenia në shok për programin erotik në spa-në që kroatët e adhurojnë, çmimet shkojnë deri në 3,000 euro

E tmerrshme” Shtatë tifozë të PAOK-ut të vdekur në përplasje në Rumani, publikohen pamje të tmerrshme

Pronarët e lokalit ku vdiqën 40 persona: Nuk jemi ne fajtorë. Ishte shfaqja e Cyane-s

Katër oficerë të policisë vriten ne ndjekje te nje vrasësi në Ukrainë

Ukraina i vendos Trumpit afat të ri për marrëveshjen e paqes

Kosova Times April 1, 2023
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
1 Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Ballina 2Rajon / Botë

Sulmi me thikë në Gjermani, “akt i mundshëm terrorizmi” – sipas zyrtarit gjerman

Kosova Times Kosova Times August 24, 2024
Varhelyi: Propozimi i Ekipit Menaxhues, pikënisje në diskutimet për Asociacionin
Pse Transnistria po e tremb Moldavinë me një kongres deputetësh të të gjitha niveleve
Femra denoncon sulmin në Suharekë, pas degjimit dërgohet në strehimore
Arlind Ajeti zyrtarisht transferohet te Bodrumspor
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?