Presidenti serb Aleksandar Vuçiq mbajti një tubim në Qendrën Sportive Ibar në Kraljevë dhe mbështetësit e tij që morën pjesë në tubim morën udhëzime me shkrim se si të këndojnë për të, transmeton N1 .
Fjalimi i Vuçiqit drejtuar qytetarëve nisi me himnin kombëtar, i cili u pasua me disa minuta thirrje “Aco, Srbine”, dhe salla ishte e mbushur me flamuj të Serbisë dhe Partisë Progresive Serbe.Fjalimi i presidentit ndërpritej çdo disa minuta duke brohoritur në ritmin e brohoritjes në ndeshjet sportive, daulle dhe një këngë mirënjohjeje për nënën e Vuçiqit për lindjen e tij, njoftoi më herët agjencia Beta.Megjithatë, thirrjet e të pranishmëve nuk ishin spontane.
Gjegjësisht, në Twitter janë shfaqur fotografi që tregojnë udhëzime me shkrim për të gjithë ata që kanë marrë pjesë në takimin në Qendrën Sportive Ibër.