Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë, përmes një komunikate për media tha se, ka filluar dërgimin e gjobave me postë, për subjektet të cilat janë gjobitur për shkelje të ligjit për kontrollin e duhanit.
“Po sa t’i pranojnë gjobat duhet të kryejnë pagesat ne të kundërtën do të ndiqen përmes mekanizmit shtetërorë përmbarimorë”.
AUV-ja thekson se, nga tani e tutje të gjithë shkelësit e hasur gjatë inspektimeve do të gjobitën me fletë gjobë mandatore, e cila mund të paguhet direkt në secilën bankë përmes bar-kodit, numrit unik që mban secila fletë gjobë.
“Ne i ftojmë të gjithë për respektim të ligjit të duhanit. Në të kundërtën do të përballen me masën sanksionuese të përcaktuar me ligj. Asnjë gjobë nuk do të mbetet pa u paguar”, përfundon komunikata. /Kosovatimes/