By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Horoskopi ditor për 7 janar
January 7, 2026
Nagavci: Shtyhet fillimi i gjysmëvjetorit të dytë deri më 12 janar
January 6, 2026
Pas reshjeve të shiut, Lumi Lushta del nga shtrati në Mitrovicë
January 6, 2026
AME: Shumica e komunave stabile, në Gjakovë u evakuuan mbi 20 familje
January 6, 2026
Osmani falënderon Turqinë pas pranimit të sistemit anti-tank OMTAS
January 6, 2026
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Trump: Aktakuza ndaj meje, ndërhyrje në zgjedhjet e ardhshme
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Rajon / Botë > Trump: Aktakuza ndaj meje, ndërhyrje në zgjedhjet e ardhshme
Rajon / Botë

Trump: Aktakuza ndaj meje, ndërhyrje në zgjedhjet e ardhshme

Kosova Times
Last updated: 2023/04/05 at 11:39 AM
Kosova Times Published April 5, 2023
Share
SHARE

Ish-presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, e quajti aktakuzën si sulm ndaj tij dhe si betejën e fundit me drejtësinë.

Kështu deklaroi ai mbrëmë në rezidencën e tij Mar-a-Lago në Florida, gjatë deklarimit për media.

“Ky rast i rremë [aktakuza] u ngrit vetëm për të ndërhyrë në zgjedhjet e ardhshme të vitit 2024 dhe duhet të mbyllet menjëherë”, tha ai.

Ai shtoi se nuk e ka menduar kurrë se “diçka e tillë mund të ndodhte në Amerikë”.

“Krimi i vetëm që kam kryer ka qenë mbrojtja pa frikë e vendit tonë ndaj atyre që kërkojnë ta shkatërrojnë atë”, tha Trump.

Më 4 prill, në një gjykatë në Manhatan të Nju Jorkut, Trump është deklaruar i pafajshëm lidhur me 34 akuza për vepra penale për falsifikim të regjistrave biznesorë.

Prokurori i rastit, Alvin Bragg, tha se Trump i ka falsifikuar vazhdimisht këta regjistra për të fshehur krimet e kryera si pjesë e “komplotit për të minuar integritetin e zgjedhjeve të vitit 2016”.

Në aktakuzë thuhet se ishin bërë pagesa prej 30 mijë dhe 150 mijë dollarësh ndaj një ish-roje të Kullës Trump, i cili pretendonte se kishte një histori për një fëmijë që Trump e kishte jashtë martese, dhe për një grua që pretendonte se kishte një marrëdhënie seksuale me Trumpin.

Ish-presidenti i SHBA-së, Donald Trump, në një gjykatë në Manhatan të Nju Jorkut. 4 prill 2023.
Ish-presidenti i ShBA-së, Donald Trump, në një gjykatë në Manhatan të Nju Jorkut. 4 prill 2023.

Akuzat u ngritën pas një hetimi lidhur me një pagesë që ai dyshohet t’ia ketë bërë yllit të pornografisë, Stormy Daniels, në përpjekje e sipër për ta blerë heshtjen e saj, gjatë fushatës presidenciale të vitit 2016, për një aferë të supozuar.

Pagesa besohet se është kryer në mënyrë të ligjshme, mirëpo supozohet se Trump e ka regjistruar atë si shpenzim biznesor. Falsifikimi i regjistrave biznesorë përbën shkelje në Nju Jork.

Gjykatësi Juan Merchan bëri të ditur se seanca gjyqësore e radhës do të mbahet më 4 dhjetor të këtij viti.

Trump, 76-vjeçar, është ish-presidenti i parë amerikan që përballet me akuza penale.

You Might Also Like

Vendet kryesore evropiane kanë lëshuar një deklaratë mbi të ardhmen e Groenlandës

Policia italiane ne kembe ne kerkim te kroatit, i cili therri per vdekje konduktorin e trenit

Anarki në rrugët e Karakasit, burra të maskuar patrullojnë rrugët

Shfaqja e forcës nga Trump në Venezuelë ishte një goditje e dhimbshme për Putinin: ‘Rusia humbi fytyrën’

Evropa i përgjigjet Trumpit për çështjen e Groenlandës

Kosova Times April 5, 2023
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Lajme

Mbyllet numërimi i votave në 12 qarqe, PS siguron 83 mandate, PD “tkurret”

Kosova Times Kosova Times May 14, 2025
89 vjet nga lindja e kolosit të letërsisë shqipe, Ismail Kadare
Tolerancë dhe dashuri, jo nxitje të urrejtjes ndër fetare!
Lista Serbe: Vendimi i KQZ-së për moscertifikim, dëshmi se Kurti dëshiron t’i eliminojë serbët
Haradinaj kujton heroin Fadil Nimani: Ishte i pari në rezistencë e aksione
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?