By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Horoskopi ditor për 10 janar 2026
January 10, 2026
KQZ s’ka datë për shpalljen e rezultateve përfundimtare
January 9, 2026
Arrestimi i Maduros: Takimi në Vatikan, bileta e Moskës dhe fundi i lojës nga SHBA-të
January 9, 2026
Qipro: Hetimet tregojnë kërcënim hibrid me origjinë ruse
January 9, 2026
VIDEO Agjenti që vrau një grua në Minneapolis filmoi gjithçka me celularin e tij. Mediat amerikane publikuan pamjet
January 9, 2026
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Macron: Xi ta përdorë ndikimin e tij për ta ndalur pushtimin rus të Ukrainës
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Ballina 2 > Macron: Xi ta përdorë ndikimin e tij për ta ndalur pushtimin rus të Ukrainës
Ballina 2Rajon / Botë

Macron: Xi ta përdorë ndikimin e tij për ta ndalur pushtimin rus të Ukrainës

Kosova Times
Last updated: 2023/04/06 at 3:44 PM
Kosova Times Published April 6, 2023
Share
SHARE

Presidenti francez, Emmanuel Macron, i ka kërkuar homologut të tij kinez, Xi Jinping, që ta përdorë ndikimin e tij për të ndihmuar në ndalimin e luftës së Rusisë në Ukrainë.

“Unë e di se mund të mbështetem tek ju”, i tha Macron presidentit kinez.

Xi tha se dy vendet e tyre kanë “aftësinë dhe përgjegjësinë” për ta mbrojtur paqen botërore.

Udhëheqësi francez është në një vizitë shtetërore në Kinë, e cila ka refuzuar ta dënojë pushtimin rus të Ukrainës.

I shoqëruar nga një delegacion i madh biznesi, Macron po kërkon gjithashtu forcimin e lidhjeve tregtare me Kinën.

Macron është pritur paradite me nderime të larta shtetërore nga Xi. Fillimisht ata zhvilluan takim kokë-më-kokë. Më vonë të dy pritet të zhvillojnë një diskutim trepalësh me presidenten e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen – e cila është në Pekin me ftesë të Macronit – dhe më pas do të marrin pjesë në një darkë shtetërore.

Në takimet e paradites me zyrtarë tjerë të lartë kinezë, përfshirë kryeministrin Li Qiang, Macron dhe Von der Leyen kanë bërë thirrje për rritje të dialogut me Pekinin.

Macron dhe Von der Leyen arritën në Pekin të mërkurën.

Dje, presidenti francez tha se Kina ka rol të madh në rrugën drejt paqes në Ukrainë dhe se Franca po kërkon të punojë me Pekinin “në këtë përgjegjësi të përbashkët për paqen dhe stabilitetin” në Kiev.

Edhe pse Pekini thotë se mban qëndrim neutral ndaj luftës në Ukrainë, takimi i presidentit Xi me presidentin rus, Vladimir Putin, në Moskë dy javë më parë dërgoi një mesazh partneriteti mes dy vendeve.

Shefi i NATO-s, Jens Stoltenberg, tha të mërkurën se Kina është duke i ndihmuar ekonomisë së Rusisë, teksa kjo e fundit përballet me sanksionet e Perëndimit për luftën në Ukrainë. Ai ritheksoi paralajmërimet e Perëndimit ndaj Kinës që të mos dërgojë armë në Moskë.

Ndërsa, shefi i politikës së jashtme të BE-së, Josep Borrell, kritikoi të martën Kinën për mbështetjen e Rusisë gjatë kohës së pushtimit të paprovokuar të Ukrainës dhe e quajti atë “një shkelje flagrante” të angazhimeve të Pekinit ndaj Kombeve të Bashkuara.

Von der Leyen e paralajmëroi në fund të marsit Pekinin se qasja e tyre ndaj pushtimit të paprovokuar të Ukrainës nga Rusia do të jetë faktor vendimtar në formësimin e marrëdhënieve mes Kinës dhe Evropës.

You Might Also Like

Arrestimi i Maduros: Takimi në Vatikan, bileta e Moskës dhe fundi i lojës nga SHBA-të

Qipro: Hetimet tregojnë kërcënim hibrid me origjinë ruse

VIDEO Agjenti që vrau një grua në Minneapolis filmoi gjithçka me celularin e tij. Mediat amerikane publikuan pamjet

Kroati fiton gjashtë çmime Eurojackpot me nga pothuajse 60,000 euro secila

VIDEO Amerika bastis tankerin e ri, publikohen pamjet

Kosova Times April 6, 2023
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Ekonomi

Rritet çmimi i patundshmërive në Kosovë

Kosova Times Kosova Times October 27, 2022
Policia e Ukrainës ndalon pjesëtarin e ushtrisë ruse që u fsheh për gjashtë muaj
Syla në takimin e radhës të Grupit të Kontaktit për Mbrojtjen e Ukrainës
Ligji për ATK-në ngjall reagime nga komuniteti i biznesit dhe ekonomistët
Kurti: Kosova po udhëheq në Ballkan për rritje ekonomike
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?